Pasi marshuan te parlamentit, protestuesit kanë ndaluar para selisë së PD. 

Ndërkohë një incident u shënua teksa ata kishin ndalur para PD. Situata u tensionua pranë selisë së PD-së, ku anëtarë dhe mbështetës të kësaj partie iu kundërpërgjigjën protestuesve.

Për disa minuta pati shkëmbime verbale mes palëve, ndërsa protestuesit vijuan thirrjet kundër dy liderëve kryesorë politikë në vend. 'Rama në burg, Berisha në burg', dëgjohen të thonë ata.


Lajmi kryesor:

Deputetët në sallë, protestuesit shkojnë në Kuvend: Tradhtarë, parlament i krimit! Përplasje para selisë së PD-së, marshojnë te Kryeministria