Provat mbërthejnë gjobëvënësit
Përgjimet: Tanve merrua lekët!

Provat mbërthejnë gjobëvënësit<br />Përgjimet: Tanve merrua lekët!
SHKODËR-Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg kreun e Bandës së gjobëvënësve Muhamet Lici, 6 anëtarë të bandës, ndërsa ka vendosur arrest shtëpie për 2 të tjerë, për shkak të moshës së mitur.

Për Ibrahim Lici, Gëzim Vajushi, Fatmir Dibra, Abedin Bajraktari, Denis Skutina, Besmir Domnori, Muhamet Lici u dha 'arrest me burg, kurse G.S  e H.L (të mitur 17 vjec) lihen në 'arrest në shtëpie'.

Hetimet e përgjimet që kishte kryer Prokuroria ishin prova të pakundërshtueshme për Krimet e Rënda dhe provonin se Lici mblidhte paratë e tregtarëve dhe ishte ai që vendoste dhe sa do u merrej për individ.

Këta persona ishin kthyer në makthin e bizneseve të Shkodrës. Duke krijuar një grup të strukturuar kriminal, ata u vendosnin gjoba mujore tregtarëve të ndryshëm.

Shqiptarja. com siguron përgjimet ku Muhamet Lici me numër telefoni ****8777 telefononte personin me emrin Bukel me numrin ****4555 me te cilin zhvilloi bisedën për mbledhjen e parave.

Në një telefonatë tjetër të përgjuar zbardhet një bisedë mes dy gjobvënësve Muhamet Lici e Abedin Bajraktari të cilët shqetësohen se nuk po mbledhin pare sa duhet. Në një çast Lici shprehet se, ‘nëse nuk mbledhin 1 milionë lekë më mirë ta lenë këtë punë sepse legenat lodhen për kaq pak lekë”.

Ndër provat e tjera të paraqitura nga prokurori Besnik Muci ishte dhe blloku me ermat e tregtarëve të mbajtur shënim nga grupi i drejtuar nga Muhamet Lici.

Vetë të pandehurit kanë mohuar akuzat, ndërsa avokati i Licit u shpreh se gjykata ka shkelur ligjin duke e mbajtur atë padrejtësisht në burg.

Biseda që zhvillohet në muajin Nentor të vitit 2016.

Lici: Alo
Bukeli: Ku je mor?
Lici: He mor Bukel, njitu në shpi
Bukeli: A ikim e marim leit atje?
Lici: Shko mor, prit mor burrë. Kur kanë ardh sot a?
Bukeli: Hë
Lici: Prit mor, ca me ikë te ai, q.... ropt se na myte ropt
Bukeli: Eee
Lici: Duhet me e shtir he burrë e se nuk iket në ajër hë burrë
Bukeli: Me ikë me marrë lekt mor djalë, me grumbullu lekt
Lici: Eee?
Bukeli: Kena me ikë me grumbullu me marrë lekt
Lici: Po pra po
Bukeli: Ose ikim ndac ma mirë nesër paradite
Lici: Po shko ti more burrë se s’shkon të njitesh
Bukeli: Mir, kujt e kujt kena mi marrë lekt?
Lici: Tanve mor burrë aty
Bukeli: Po atij Amirit sa lek kena mi marrë?
Lici: 20
Bukeli: 20 eee?
Lici: Po, hajt se shkojmë bashkë, shkojmë bashkë, prit sa të veshem hej burrë

Në fillim të muajit Dhjetor të vitit 2016 zhvillohet komunikim midis shtetasit Muhamet Lici me Abedin Bajraktari, të cilit i thotë se nëse, ‘nuk i kapim një 1 milionë lekë duhet ta lëmë këtë punë”.

Lici: Hë mor
Bajraktari: Si e ka emrin ai boksieri
Lici: Po lene more si e ka emrin boksieri, q..robp! Ti ti kishe mbledh
Bajraktari:O shok nuk i kishte lekt mor, ça me i ba unë?
Lici: Ia mora atij unë
Bajraktari: A ja more Almirit?
Lici: 30. Kujt tjetër kam me ja marr unë tesh?
Bajraktari: Almirit
Lici: Tjetër
Bajraktari: Atij tek pastiçeria, ke me i marr 2 muaj atij
Lici: Atij 10 mijë lek
Bajraktari: Po muajin tjetër sa i kena marr atij
Lici: Po edhe muajin tjetër 20, pse 30?
Bajraktari: Po pra 20 atij dhe atij te klubi. Atij ja kam marrë atij me kikirikë
Lici: Po tjetër?
Bajraktari: Tjetër, nuk kena kujt me i marrë tjetër
Lici: Pse nuk e ke çu Robinin me ju marrë dhe atyre atje në fund? Me kap atë zotninë more Abdein apo do me i lanë punët mas doret”
Bajraktari: O muhamet, hajde këtu e të bajmë muhabet
Lici: Për njikaq lekë e lajmë krejt këtë punë, dorëzohena krejt, vetëm legenat e bajnë kët punë për njikaq lekë, po si kapëm 1 milionë lekë aty?

Pak ditë më parë në operacion e koduar “Ilegall Bill” taksa ilegale policia e shtetit dhe Forcat RENEA mundën të prangosnin Muhamet Licin dhe bashkëpunëtorët e tij.
 
Mes të arrestuarve janë Muhamet Mustafa Lici, Abedin Eljaz Bajraktari, Denis Zaim Skutina, Shtetasi G.S, Besmir Merzuk Domnori, Gëzim Ragip Vajushi, Fatmir Vehbi Dibra, Ibrahim Lici, H. L, 16 vjeç.
 
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?