TIRANE- Sezoni i provimeve për mjekët, infermierët dhe profesionet e tjera të shëndetësisë pritet të nisë pas datës 25 janar. Agjencia Kombëtare e Provimeve bën me dije se profesionistët të cilët do testohen për të marrë licencën do të jetë të njëjtë me listat që u  miratuat në muajin dhjetor. Gazeta sjell sot listën e 1070 kandidatëve në profesionet e mjekut, infermierit dhe farmacistit të cilët do të japin provimin në fund të muajit janar dhe gjatë muajit shkurt.

Provimi për profesionistët e shëndetësisë u shty pas një urdhri të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë për verifikimin e licencave që janë dhënë nga Agjencia Kombëtare e Provimeve dhe nga urdhrat profesionistë. Sipas AKP-s, kandidatët duhet të jenë të pajisur me letërnjoftim ose pasaportë në provimin e shtetit.