Prrenjas - Shkodër, të majtët “flirt”
me të djathtët për këshillat vendore

Prrenjas - Shkodër, të majtët “flirt”<br />me të djathtët për këshillat vendore
TIRANE- Përplasja e dy aleatëve të mëdhenj të koalicionit të mazhorancës në pushtetin vendor tashmë është bërë një rutinë. Bashkim votash me të djathtën, për shkak të mosmarrëveshjeve, kanë sjellë në krye gjithnjë përfaqësues të të djathtë. Kështu, zgjedhja e drejtuesve të Këshillave Bashkiakë po shoqërohet me përplasje mes PS dhe LSI. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Prrenjas për zgjedhjen e sekretarit ka pasur debate të ashpra për një bashkim votash të LSI dhe PD kundër kandidatit të propozuar nga PS.

Një marrëveshje paraprake mes LSI dhe PS përcaktonte se bashkitë e kryesuara nga LSI do kishin kryetarin e këshillit nga PS dhe sekretarin nga LSI. Po sipas përfaqësuesve të LSI kjo marrëveshje nuk është respektuar, pasi kandidatja e propozuar për sekretare është përsëri nga radhët e PS.

Në shenje “hakmarrje” anëtarët e LSI kanë bashkuar votat me demokratët. Edhe në Shkodër anëtarët e koalicionit të majtë në këshillin bashkiak kanë votuar “pro” kandidatit te djathtë për postin e sekretarit të përgjithshëm. Përfaqësuesi i PD u zgjodh sekretar i Këshillit me 39 vota pavarësisht se e djathta ka vetëm 28 këshilltarë. Më konkretisht për të tretën herë anëtarët e koalicionit të majtë në Këshillin Bashkiak të Shkodrës votojnë pro propozimeve të së djathtës për drejtimin e instancave vendore.

Rasti i fundit u shënua në mbledhjen e radhës së Këshillit ku propozimi i kryetarit të këshillit të bashkisë, Xhemal Bushati, për të votuar Suel Hadrin si sekretar I përgjithshëm i këshillit bashkiak u mbështet edhe nga të majtët. Fillimisht propozimi i Bushatit u shoqërua me debate, pasi anëtarët e majtë kundërshtuan këtë kandidaturë. Suel Hadri përfaqësues i PD në përfundim të votimit u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Këshillit me 39 vota pro dhe vetëm 8 kundër nga 47 këshilltarë që ishin në sallë.

Nga një përllogaritje e thjeshtë Hadri arriti të merrte 13 vota majtas, ndonëse në fillim këshilltarët e koalicionit të majtë ishin kundër këtij propozimi. Këshilli bashkiak i Shkodrës ka 51 anëtarë nga të cilët 28 janë djathtas dhe 23 janë të koalicionit të majtë.

Ndërkohë gjatë mbledhjes së këshillit të bashkisë së Shkodrës, këshilltarët e majtë i kanë kërkuar kryebashkiakes Voltana Ademi, që të verifikohen listat e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike pasi sipas tyre numri i familjeve që përfitojnë në zonat administrative malore është shumë herë më i madh sesa numri i familjeve që jetojnë. Kryebashkiakja Ademi u shpreh se listat e ndihmës ekonomike po spastrohen nga ata individë që e përfitojnë në mënyrë të padrejtë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Tetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin