Nën kujdesin e saj ka filluar një projekt të ri për të patur një qytet sa më të pastër.
Çështja e kazanave të plehrave ka qenë një temë shumë e nxehtë në diskutimet e Këshillit Bashkiak në këtë qytet pasi ka hasur në rezistencën e këshilltarëve të PS-së.
Në fund këshilltarët e PD bashkuan votat me LSI dhe tenderi për firmën e re të pastrimit ka kaluar. Pritet ardhja e kazanëve të rinj.
Ja çfarë deklaron Bashkia Përrenjas:
Bashkia Prrenjas, nën kujdesin e kryetares zonja Miranda Rira ka filluar një projekt të ri për të patur një qytet sa më të pastër.
Duke qenë se jemi ende në pritje për kazanët e rinj të plehrave dhe që firma e pastrimit të fillojë nga puna,
Kryetarja dhe Drejtoria e Shërbimeve kanë nisur që sot për të ndryshuar pamjen duke pastruar çdo pjesë të ndotur. Një punë e cila ka marrë jetë menjëherë dhe ka dhënë rezultatet e para.
Fillimisht kemi filluar me pastrimin e rrugës kryesore në aksin Pishkash-Prrenjas Fshat. Pastrim ky i kryer ditën e sotme nga të dyja krahët e rrugës. Më pas punëtorët janë ndalur në Prrenjas Fshat ku kanë pastruar lagjen e Kllogjërit.
Pastrimi do të vijojë edhe në ditët në vijim në të gjithë qytetin edhe në zonat përrreth.


Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com











