Sot mbledhja e radhës e Komisionit e Hetimor të 25 prillit, PD: Socialistët e bojkotuan, por s’na pengojnë për të faktuar vjedhjen e zgjedhjeve! PS: Nuk ishim njoftuar

TIRANË- Mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor të zgjedhjeve ka përplasur sërish Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste, pasi nuk u plotësua kuorumi i nevojshëm për ta zhvilluar atë. Për këtë debat, palët kanë pretendime të ndryshme, ku sipas kryetarit të Komisionit, Enkeled Alibeaj, socialistët e kanë bojkotuar mbledhjen pasi nuk duan të dalë e vërteta për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Mirëpo, përmes një reagimi, Partia Socialiste ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës, duke thënë se nuk u paraqitën në mbledhje pasi nuk ishin njoftuar 24 orë përpara nga kryetari. Sipas nënkryetarit të Komisionit, Toni Gogu, në mbledhjen e kaluar që u zhvillua dy ditë më parë nuk u votua që Komisioni të mblidhej ditën e sotme, por PS kishte propozuar për mbledhje ditën e enjte.  

“Me keqardhje vura re sot sesi zoti Alibeaj ka vazhduar shkeljen rregullores së Kuvendit dhe mirëbesimit mes palëve. Përcaktimi i mbledhjes së ardhshme të Komisionit ishte pika e fundit në rendin e ditës dhe nevojitej të votohej nga Komisioni. Në kushtet e pamundësisë së votimit nga Komisioni të kësaj pike të rendit të ditës dhe njoftimit nga sekretaria në kohë të papërshtatshme dhe të padakortësuar, ndërkohë që kemi planifikuar aktivitete në zonat elektorale, u kemi propozuar kolegeve te opozitës ta vazhdojmë mbledhjen ditën e enjte. Në frymën e bashkërendimit të punëve dhe shërbimit në mënyrën me dinjitoze interesit qytetar, lipset që te komunikojmë, të debatojmë, e te vendosim së bashku ne frymën dhe germën e ligjit dhe jo të krijojmë furtuna në gota foltoresh”, tha Gogu.

Alibeaj bëri me dije se mbledhja e radhës do të zhvillohet ditën e premte në orën 10:00, ndërsa paralajmëroi socialistët, se nëse do mungojnë tre herë në mbledhje, do të ndjekin të gjitha hapat ligjorë dhe se do të kërkojnë zëvendësimin e përfaqësuesve të PS në Komision.

"Çudia e madhe ndodh, bojkot nga maxhoranca. Kjo tregon qartë se cila është qasja e Edi Ramës që ka vjedhur zgjedhjet. Unë me kolegët kemi vendosur të ndjekim të gjithë hapat. Do të njoftojmë fillimisht kryetaren e Kuvendit, konferencën e kryetarëve dhe jam i vendosur deri në fund që mungesat pa arsye 3 herë janë një shkak ligjor për të kërkuar zëvendësimin e tyre", u shpreh Alibeaj. 

Ndërkohë, për sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin, ky bojkot erdhi pasi socialistët nuk kanë interes të faktojnë vjedhjen e zgjedhjeve.

“Bojkoti i Komisionit Hetimor për masakrën zgjedhore të 25 Prillit nga anëtarët e Partisë Socialiste është dëshmi e qartë e papërgjegjshmërisë së tyre në raport me interesin e qytetarëve. Edhe pse kërkuar vetë që mbledhja e Komisionit të vijonte në datën 20, sot zgjodhën bojkotin. Është e qartë që ato që vodhën zgjedhjet, përdorën krimin dhe paratë e korrupsionit për të blerë vota, që përdorën shtetin në zgjedhje, nuk kanë interes për të faktuar masakrën zgjedhore. Opozitën nuk e pengojnë dot në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të saj për hetimin parlamentar të masakrës zgjedhore të 25 Prillit”, tha Bardhi.

Në mbledhjen e sotme ishte planifikuar që të miratohej rregullorja dhe sekretari i Komisionit, ku dy ditë me parë maxhoranca dhe opozita debatuan pasi PS nuk ra dakord me rregulloren, pasi sipas socialistëve kishte nevojë për ndërhyrje. Por as sekretari nuk u zgjodh, pasi sipas PD nuk mund të zgjidhet përpara rregullores së Komisionit.  

Më 18 tetor u bë konstituimi i Komisionit Hetimor për 25 prillin, ku u miratuan lista e dëshmiatarëve që do thirren për të dëshmuar, mes tyre kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeminsitri Arben Ahmetaj. Gjithashtu ky komision do të kërkojë informacion zyrtar nga 19 institucione e ndërsa raporti final do të dalë më 12 janar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:07
Komisioni Hetimor për 25 prillin, Alibeaj: Aspak çudi bojkoti nga PS, strategji për të penguar hetimet për masakrën zgjedhore

1609278744_alibeaj.jpg

Kreu i Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit, Ekelejd Alibeaj, akuzoi PS-në se po përpiqet të pengojë hetimet për 'masakrën zgjedhore', duke mos u paraqitur në mbledhjen e përcaktuar ditën e sotme. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se ata do të ndjekin të gjitha hapat ligjorë dhe se do të kërkojnë zëvendësimin e përfaqësuesve të PS në Komision, në rast se ata do të mungojnë 3 herë pa arsye. Alibeaj bëri me dije se mbledhja e radhës e këtij Komisioni është përcaktuar ditën e premte, në orën 10:00.

"Ne jemi këtu si detyrim i vendimit të Kuvendit për tu mbledhur në një afat maksimal që është 3 mujori. Sot është dita e 6 dhe duket fare qartë që mungesa e arsyeve, justifikimeve është një strategji e qatë për të penguar veprimtarinë e masakrës zgjedhore të 25 prillit. Maxhoranca është e dokumentuar si vjedhës, hajdute shkatërruese e procesit zgjedhor të 254 prillit dhe është afër mëndësh që ata do të bëjnë gjithçka për të penguar hetimet e komisionit për masakrën e 25 prillit. Nuk më çudit kjo sjellje, por nuk e prisja që në mbledhjen e parë, duke parë dhe shtrirjen e dorës për bashkëpunim. Çudia e madhe ndodh, bojkot nga maxhoranca. Kjo tregon qartë se cila është qasja e Edi Ramës që ka vjedhur zgjedhjet. Unë me kolegët kemi vendosur të ndjekim të gjithë hapat. Do të njoftojmë fillimisht kryetaren e Kuvendit, konferencën e kryetarëve dhe jam i vendosur deri në fund që mungesat pa arsye 3 herë janë një shkak ligjor për të kërkuar zëvendësimin e  tyre. Jemi të vendosur për të zbatuar ligjin dhe rregulloren. Mbledhja tjetër e caktuar është ditën e premte ora 10", tha Alibeaj.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kastriot: 20/10/2021 17:00

    DY Dyrsia ka kombi keto jeni ju pere fate te keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë