Mallkimi i Bashës: Kush ka frikë nga SPAK, Zoti e lëntë pa gjumë! Bllokimi i ‘Zgjedhores’ qarravitje, për interesa personale

TIRANË- Në konferencën e tij tashmë të përjavshme me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, hodhi sërish akuza kundrejt mazhorancës se ka targetuar institucionin e Prokurorisë së Posaçme me qëllim kontrollin e tij. Basha tha se përgjigja e mazhorancës ka shtuar edhe më shumë dyshimet në lidhje me këtë indicie që PD ka pasur për kontrollin e institucionit të SPAK.

Basha kërkoi të bëhet gjithçka për shtetin ligjor duke dhënë mbështetje pa kushte në punën e SPAK që sipas tij po nga politika. Kryedemokrati tha se qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë këtë indicie, duke mos dhënë një përgjigje të prerë, e theksoi se mënyra për të kontrolluar institucionet është parashikuar brenda në kushtetutë.

‘E vetmja gjë që po fillon të funksionojë në Reformën në Drejtësi, është SPAK-u, i cili tani po targetohet nga qeveria. Javën e kaluar ndava një informacion dhe kërkova të përgënjeshtrohet, por përgjigja ka shtuar dyshimet. Qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë pa ekuivokë këtë informacion e ka fshehur e ka sheqerosur, por nuk kemi një përgjigje të prerë. Ky përbën një shqetësim të madh për publikun shqiptar dhe për fatin e shtetit të së drejtës. Kontrollet kushtetuese janë të përcaktuara. Se do të thonë se kemi për SPAK-un po për institucione të pavarura... Urimi im jua shtoftë zoti panikun. Kush ka panik nga hetimet e SPAK-ut ua shtoftë zoti, i lëntë zoti pa gjumë. Nëse s’keni panik mënyra për ta kontrolluar këtë janë brenda kushtetutës.’- tha Basha.

I ndalur tek mbledhje e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Lulzim Basha cilësoi si teatër me regji të Edi Ramës shfaqjen e deputetëve të tjerë të opozitës, por nga ana tjetër i ftoi ata që të bëhen pjesë e komisionit.

Kërkesën e deputetëve të grupimit të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës të cilët duan ndryshimin e përbërjes se komisionit për Reformën Zgjedhore, dhe në vend të Enkelejd Alibeajt, caktimin e Oerd Bykykbashit, nga radhët e Rithemelimit, Basha e cilësoi si mjerane dhe qaravitje për të futur në lojë interesa personale.  

Ndërsa sa i takon kaosit nëpër komisionet parlamentare dhe Kuvend, Lulzim Basha tha se kjo rrëmujë i ka shërbyer Edi Ramës që të kalojë ligjet e qeverisë pa transparencë dhe pa debate.

'Kjo që po bëjnë është zerimi i aftësisë të opozitës të ngrejë zërin, shohim që e vetmja gjë që ka sjellë është se këto ligje kalojnë pa transparencë, pa debat, pa llogaridhënie. Para është një farë koperture që i jepet qeverisë. E vetmja që shihet në ekran janë bllokime, por nuk dëgjohet asgjë.'- tha Basha.

Në fjalën e tij para gazetarëve, Basha rikujtoi se ka propozuar një amendament për buxhetin që të rialokohen 50 milionë euro ndihmë ushtarake për Kosovën, por ende nuk ka një përgjigje nga qeveria.

Po ashtu kryedemokrati foli edhe për vendimin e Komitetit politik të Këshillit të Europës për miratimin e propozimit për rezolutë për konfiskimin e mbi 300 miliardë euro pasuri dhe asete të Federatës Ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës. Mesazhi që jepet me këtë mekanizëm, Basha tha se është jo vetëm ndaj Vladimir Putin por edhe ndaj agresorëve të tjerë potencialë në Ballkanin Perëndimor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:10
‘Thonë se jam kundër, mua më ra goja për listat e hapura’, Basha për ftesën ndaj Rithemelimit: Po s'pranuan 4 propozimet për Zgjedhoren, qofshin me shëndet

 

Në një konferencë për mediat, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet në lidhje me ftesën e bërë nga Kreshnik Çollaku ndaj pjesës tjetër të opozitës për të dalë me propozime të përbashkëta për Reformën Zgjedhore. Basha tha se nuk është kundër, por nënvizoi se katër propozimet publike të PD për reformën janë të panegociueshme.

“Nëse dikush thotë s’jam për lista të hapura, ne do i themi qofsh me shëndet se s’je në rrugën tonë.  Katër qëndrimet tona janë qëndrime publike, ne i mbështesim ato. Nëse dikush thotë nuk janë për lista të hapura, ne jemi për lista të hapura. Më akuzojnë që kam qenë kundër, këto janë truke të vjetra. Janë gënjeshtra. Mua më ra goja për listat e hapura. Nëse dikush thotë nuk jemi për listat e hapura, është pozicionuar kundër qëndrimit tonë. Ne do të bëjmë gjithçka për listat e hapura. Kush ka frikë nga listat e hapura, është qëndrimi i tij, nuk është qëndrimi jonë. Kaq e thjeshtë është. E njëjta gjë për Shqipëria një zonë elektorale. Rregullat e lojës nuk ndryshojnë sa herë i ndryshon mendja dikujt

Partia Demokratike është Partia Demokratike. Partia Demokratike ka përfaqësuesin e vet. Është Partia Demokratike ajo që ka të drejtën e përfaqësimit, por kjo nuk është loja. Po shmangim debatin. Debati është jemi apo nuk jemi për listat e hapura, votimin elektronik, nëse përgjigjet janë po dhe ka diskutime të tjera, t’i paraqesim këto diskutime. Këtu ka vetëm lojëra personale. Njerëzit e kuptojnë, këto janë qëndrime kundër listave të hapura”, theksoi ai.

Ora 17:52
Kaosi i grupimit Berisha-Bardhi, Basha: E vetmja gjë që ka sjellë është kalimi i ligjeve pa transparencë

 

Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, thotë se kaosi i krijuar nga grupimi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, ka bërë që ligjet e qeverisë të kalojnë pa transparencë. Nëpër ekrane sipas Bashës, ka thjeshtë bllokime dhe nuk dëgjohet asgjë.

‘Opozita ka fuqinë morale të bëjë të transparencë para publikut. Kjo që po bëjnë është zerimi i aftësisë të opozitës të ngrejë zërin, shohim që e vetmja gjë që ka sjellë është se këto ligje kalojnë pa transparencë, pa debat, pa llogaridhënie. Para është një farë koperture që i jepet qeverisë. E vetmja që shihet në ekran janë bllokime, por nuk dëgjohet asgjë.

Sinenergjitë janë të dukshme për çdo shqiptar. PD ka marrë një angazhim që mos të shërbejmë si alibi as si perde për të simbiozë të qartë të klasës së vjetër politike që kërkon me çdo formë të ndalë zhvillimet të ruajë status quo. Është provuar se çfarë ndihme të vyer i jepet njërit nga tjetri. Si tjetri e ka farë të lehtë dhe të arsyeshme të mbishtesë vazhdimin e kësaj telenovele.’- tha Basha.

Ora 17:51
A do dorëhiqeni nëse humbni në 2025? Basha: S’do përgjigjem si Meta-Berisha, njëri thotë fitore e padiskutueshme por shkon gropë

 

Kreu i PD Lulzim Basha nuk ka dhënë një përgjigje të prerë i pyetur nëse do të dorëhiqet në rast se humb në zgjedhjet e 2025.

Pyetje: Keni 12 vite që kërkoni të uleni në karrigen e kryeministrit të vendit. Nëse zgjedhjet e 2025, nëse do t' humbisni, a do të vazhdoni të jeni kryetari i PD?

Basha: Pak herët për këtë pyetje. Unë nuk jam në këtë për karrige apo për veten time por sepse besoj në një mision timin dhe të PD për t'i dhënë shqiptarëve një qeverisje ndryshe. Do bëj gjithçka që qeverisja të ndryshojë dhe që PD të jetë në qeverisje.

Unë mund të përdor truket e dy brigjeve të trekëndëshit të bermudës, njëri thotë padyshim fitore dhe shkon gropë, tjetri thotë padiskutim mandati i katërt,  i pestë... sepse s’ju takon as me mosha as me vizion as me qasje.

Unë kam  dhënë dhe do jap maksimumin për një Shqipëri Evropiane.

Ora 17:36
Basha: Kemi propozuar të rialokohen 50 mln euro ndihmë ushtarake për Kosovën, por s’kemi asnjë përgjigje nga qeveria

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në konferencën e tij të përjavshme, tha se kanë propozuar një amendament për buxhetin që të rialokohen 50 milionë euro ndihmë ushtarake për Kosovën, por ende nuk ka një përgjigje nga qeveria.

'Ndaj siç e njoftova në takimin tonë të fundit para një jave, këtë të hënë bëra realitet dërgimin në Kuvend të një kërkese për një amendim të buxhetit, i cili në mënyrën më të përgjegjshme të mundshme propozon alokimin e 50 milionë eurove nga buxheti aktual si ndihmë ushtarake për Republikën e Kosovës. Gjatë takimeve që pata edhe me përfaqësues politikë të Kosovës Këshillin e Europës, por edhe komunikimeve telefonike, konstatova me kënaqësi që e kanë mirëpritur këtë propozim, nuk ka se pse mos ta mirëpresin. Për fat të keq java ka qenë e dominuar nga zhvillime dhe pseudozhvillime të cilat nuk I kanë dhënë mundësinë përfaqësuesve të qeverisë të shprehen mbi këtë amendament. Nuk po paragjykoj, sepse nuk dua të paragjykojm nuk dua të besoj që edhe një çështje kaq e rëndësishme do të futet në vorbullën e debatit mjeran të politikës së ditës. Por po kështu po theksoj që kjo nuk është një çështje që mund te presë pafundësisht. Është një çështje që kërkon debat, diskutim, adresim dhe shpreoj miratim të përgjegjshëm nga Kuvendi i Shqipërisë.'- tha Basha.

Ora 17:32
Reforma Zgjedhore, Basha: Teatri me regji të Ramës, kush e ka pa hile t’i bashkohet komisionit! Kujt i bëhet vonë për emra të përveçëm? Boll me qaravitje

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore fiizikisht ka dështuar me skenar të kryemunistrit Rama.  Në thirrjen e tij Basha tha se të gjithë ata që nuk e kanë me hile, i fton që të bëhen pjesë e komisionit.

“Tani kalojmë te Reforma Zgjedhore. Teatri me regji të Edi Ramës pamundësoi pjesëmarrjen fizike në komision. Komisioni u zhvillua online dhe ka miratuar kalendarin për zhvillimin e punimeve. Thirrja ime ndaj çdokujt që nuk e ka me hile është të lërë alibitë dhe të bëhet pjesë e punës së komisionit.

Listat e hapura, kush merr më shumë vota ai bëhet deputet. Nëse ka kryetarë partish që nuk u pëlqen kjo, unë nuk jam njëri prej tyre. Debati dhe këtë javë ka qenë ik Enkelejd të vijë Oerdi. E kuptoni sa mjeran. Kujt i bëhet vonë për emra të përveçëm, kujt i bëhet vonë se ulet X apo Y në atë karrige. Ndaj nuk duhet të humbasim kohë me qaravitje dhe pelivanllëqe për të fshehur interesit personale. Në lojë janë interesa kombëtare.

Përpjekja për ta future në lojë me porta për interesa personale është e destinuar të dështojë. Duke reduktuar aktivitetin parlamentar në një zhurmë të pakuptimtë nga e cila përfiton qeveria të enjten u është bërë një dëm i pallogaritshëm qindra mijëra familjeve shqiptare”.

Ora 17:13
Rezoluta për konfiskimin e pasurive ruse, Basha: Mesazh për Putin dhe agresorët në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria të qëndrojë krah Kosovës

 

Kreu i PD Lulzim Basha në një konferencë për shtyp për mediet ka folur për vendimin e Komitetit politik të Këshillit të Europës për miratimin e propozimit për rezolutë për konfiskimin e mbi 300 miliardë euro pasuri dhe asete të Federatës Ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës. Mesazhi që jepet me këtë mekanizëm Basha tha se është jo vetëm ndaj Vladimir Putin por edhe ndaj agresorëve të tjerë potencialë në Ballkanin Perëndimor.

“Katër çështje kam për të parashtruar që kanë të bëjnë me zhvillime aktuale. Ndonëse është një çështje që lidhet edhe me Shqipërinë me Kosovën dhe rajonin. Kjo është miratimi i djeshëm unanim për komitetin për demokracinë dhe cështjet politike të asamblesë parlamentare të KiE, propozimi im mbi një temë për të cilën keni raportuar gjerësisht dhe ka të bëjë me konfiskimin e aseteve të federatës ruse të gjendura jashtë federatës ruse dhe të vendosjes së tyre në procesin e rimëkëmbjes dhe ndihmës ndaj Ukrainës. Do të konkretizohet në një fond ndërkombëtar në një komision ndërkombëtar. Vendim i djeshëm vjen 24 orë pas një vendimi të ngjashëm me senatin e shba. Miratimi i një projektligji për një qasje të tillë edhe në SHBA.

Dy konkluzione dua të ndaj. E para ka të bëjë me luftën në Ukrainë. Shkon përtej asaj që kap syri. Dy qendra konflikti kanë kaluar në konflikte të nxehta njëra është Ukraina tjetra lindja e mesme. Me një hap të tillë nuk është vetëm një mesazh ndaj Putinit por edhe në një tjetër vatër të nxehtë siç është Ballkani Perëndimor. Në shtator të vitit të kaluar u tentua e njëjta mënyrë siç po tentohet në Ukrainë. E kam fjalën për sulmin në Banjskë ku qëllimi ishte të imponohej me forcë një realitet i ri. Mesazhi që dërgojmë përmes konfiskimit të pasurive është mesazh paralajmërimi për të gjithë agresorët kudo në botë  por edhe në BP.”

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 27/01/2024 06:21

    E po kur flet dhe ky për drejtësi që ka shpëtuar me proçedurë...

    Përgjigju
  • Reference: 26/01/2024 19:26

    Duhet nje ligj me referendum qe nje kryetar partie qe humb mbi tre here rradhazi Zgjedhjet duhet ti bllokohet e drejta per rikandidim kjo u jep fryt edhe demokracise ndaj duhet nje nderhurje me ligj per kete ide fantastike inovatore qe i jep demokracise nje asist per rifreskim elitash!

    Përgjigju
  • Endri: 26/01/2024 18:44

    Ti i pari o lulush hajduti

    Përgjigju
  • Papi: 26/01/2024 17:45

    Duhet te sekuestrohen dhe pasurite e cifuteve sepse dhe ata po bejne genocid dhe jane okupatore .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë