"Ministria e Jashtme ka mbajtuar ambasadorë përtej kufijve që njeh ligji. Kemi ambasadorë që kanë hyrë në vitin e 7-të. Nuk është normale që në një shoqëri demokratike, 6 muaj para zgjedhjeve të imponohen emërime ambasadorësh, të cilët nëse do të dekretohen nga presidenti, duhet që të bashkëpunojnë më maxhorancat e reja që do të krijohen në bazë të zgjedhjeve. Kjo maxhorancë diplomacinë e ka politizuar tej mase, si asnjëherë në vitet e demokracisë", deklaroi deputetja socialiste, Arta Dade. Ndërsa kreu i Komisionit të Jashtëm, Fatos Beja, u shpreh: "Nuk ka asnjë lloj frenimi nga ligji, që, 6 muaj para zgjedhjeve apo 6 muaj pas zgjedhjeve. Ligji vë disa afate që janë për t'u respektuar dhe unë jam dakord me mendimin e kolegëve por më vjen keq që dëgjoj shprehjen: sa për të kaluar rradhën", tha Beja.
Diskutimet
Ceka:E konsideroj vlerë të veçantë për emërimin që më bëhet në Itali. Në fushën diplomatike Italia ka qenë një vend prioritar qoftë për nivelin e vizitave të ndërsjella, por dhe në bazë të përfaqësimit që ka për marrëveshjeve dypalëshe. Është partneri jonë edhe për luftën kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar në rajon. Do jetë në vëmendje emigracioni jonë atje, ku është në planin tonë hapja e një qendre kulturore.
Dade: Ka kohë që një çështje e tillë nuk trajtohet në Komisionin e Jashtëm. Kemi konstatuar shkelje flagrante të ligjit. Kemi ambasadorë që kanë hyrë në vitin e 7-të. Nuk është normale që në një shoqëri demokratike, 6 muaj para zgjedhjeve të imponohen emërime ambasadorësh, të cilët nëse do të dekretohen nga presidenti, duhet që të bashkëpunojnë më maxhorancat e reja që do të krijohen në bazë të zgjedhjeve. Kjo maxhorancë diplomacinë e ka politizuar tej mase, si asnjëherë në vitet e demokracisë. Kam vërjtje se niveli i përfaqësimit të jashtëm lë shumë për të dëshiruar. Pse është shkelur ligji dhe Ministria e Jashtme ka mbajtuar ambasadorëve përtej kufijëve të ligjit. Kemi ngitur shqetësimin për nepotizimin në Ministrinë e Jashmte. Ceka ka dhe familjarë të tjerë në shërbimin diplomatik jashtë vendit. A e lejon ligji që nesë dikush që ka një njeri në shërbimin diplomatik që të jetë dhe vetë në shërbim diplomatik? E lejon këtë ligji?
Minxhozi: Kemi të bëjmë me dy kandidatura të vlerësuara. Ceka ia vlen për të qenë një kandidtuarë edhe pse politike. Është tejkaluar në mënyrë të konsiderueshme emërimi i kandidaturave politike. Duhet që në një seancë të posaçme të raportohen të gjitha emërimet politike.
Dokle: Duhet të ishin dhe deputetët e mazhorancës. Që kjo seancë të marrë seriozitetin përkatës, debatin ta bëjmë me ministrin për të gjitha çëshjtet që shqetësojnë kolegët. Unë do kisha dëshirë që këtë seancë ne ta bënim në prani të deputetëve të mazhorancës dhe jo njerëzve që vijnë për të bërë një prezantim dhe për të marrë një emërim.
Beja: Vlera e komisionit të Jashtëm nuk është vetëm po erdhi ministri. Ne mos të cënojmë dhe të drejtën e individit që kemi këtu brenda procedurës normale. Me kandidaturën përkatëse është e vërtetë që Ceka vjen me profil politk.
Dokle: Ne kemi një vit apo dy që nuk kemi bërë prezantim ambasadorësh.
Beja: Një muaj kemi.
Dokle: E po lere mos flisni si kodra pas bregut. Uroj z. Ceka punë të mbarë dhe shpresoj të mos jetë prishur duke qenë këshilltar i Berishës se këshilltarët ai i detyron të mendojnë si ai.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 12 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)