Partia Socialiste feston sot 35-vjetorin e lindjes me një organizim në Sheshin ‘Italia’ në Tiranë. Në një postim në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama ka uruar çdo anëtar të familjes së madhe politike.
Kreu i PS shton se minisioni historik i kësaj partie është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“MIRËMËNGJES
dhe me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Lajmi në përditësim...
Komente









