Fitorja e PS, Frrok Çupi: E parashikuar, Basha duhej të kishte dhënë dorëheqjen! Meta president anti-amerikan, njësoj si Enver Hoxha

Fitorja e PS në zgjedhjet e 25 prillit, për analistin Frrok Çupi nuk ishte befasi, por diçka e parashikuar dhe e parashtruar. Në studion e "Report TV", ai u ndal te mandati i dytë i kryeministrit Edi Rama, që e cilësoi si të shkëlqyer, duke përmendur rindërtimin pas tërmetit dhe menaxhimin e skuksesshëm të pandemisë së COVID. Për opozitën, analisti Çupi u shpreh se nuk ishte gati për të marrë pushtetin.

 "Fitorja e PS ishte e parashikuar dhe e parashtruar, mandati i dytë i Ramës ishte i shkëlqyer. Kapërcyem pandeminë, që ishte një fatkeqësi botërore, por nuk u trajtua kudo njësoj, Shqipëria u rendit në vendet më të përparuara për vaksinimin dhe shpëtimin e jetëve. Qeveria shqiptare arriti të sigurojë vaksinimin duke shkuar në stadin e vaksinimit ,masiv. Fitorja ishte shumë e pritshme edhe për arsye se opozita nuk ishte gati të merrte pushtetin, Vinte nga një boshllëk parlamentar. U tmerrova kur kuptova që opozita e kishte seriozisht marrjen e pushtetit se jo vetëm dëshmoi  se nuk e njohin mirë veten, por ndërkohë kryejnë mëkatin që karikojnë njerëzit deri në ekstazë se do fitojnë. Këto janë të rrezikshme për një shoqëri sepse krijojnë njeriun e ri, njeriun që shpërthen", tha ai.

I pyetur nëse kreu i PD-së do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje, Çupi tha se ky do të ishte një veprim që do ta kishte bërë çdo lider i një partie normale. Sipas tij, nuk është Basha i vetmi përgjegjës për humbjen e PD në zgjedhje, por një kornizë e tërë në parti, duke shtuar se dorëheqja e Bashës do të vendoste një standard.

"Duhej të kishte dhënë dorëheqjen që në momentin kur Pusteci manifestoi trendin që 28% ishte rritur PS. Që në atë moment një kryetar partie jep dorëheqjen, jo se mban fajin , por sepse vendos standard. Pse duhet ta japi sot? Sepse në PD dorëheqja nuk është standard. Luli ka humbur në 6 zgjedhje dhe nuk ka dhënë dorëheqjen. PD e ka ligj që të mos jepet dorëheqja pas humbjes, Luli argumenton tani që ai nuk do e hapi dorëheqjen. PD i mbyllen portat e demokracisë. Nuk është vetëm Basha përgjegjës për humbjen, PD prej kohësh është në rënie shumë të fortë, unë çuditem si ka edhe kaq shumë votues. Përgjegjës është një lidership i tërë, një kornizë e tërë, mungesë e vizionit, tradita shumë e keqe", u shpreh ai.

Për Presidentin Ilir Meta, analisti u shpreh i sigurt se ai do kërcënojë paqen në vend, ndërsa e cilësoi si të "rrezikshëm". Sipas tij, Meta është i gatshëm të sulmojë Amerikën dhe të mbajë anën e faktorëve të tjerë rus apo islamikë.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:30
Frrok Çupi: Meta President i rrezikshëm për vendin! I gatshëm të sulmojë Amerikën për të mbajtur anën e Rusisë

 

Të rrezikshëm për vendin e ka cilësuar analisti Frrok Çupi Presidentin Ilir Meta, ndërsa ka komentuar deklaratat e tij të dhunshme pak para zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas tij, Meta është i gatshëm të sulmojë Amerikën dhe të mbajë anën e faktorëve të tjerë rus apo islamikë.

"Janë shtuar veprat antikushtetuese që e bëjnë edhe të rrezikshëm për Shtetin. është një instrument shumë i rrezikshëm që akoma nuk po e kuptojmë përse luan, për ta shkaktuar konfliktin kombëtar, në rajon, që është dhe arsyeja që SHBA organizoi edhe stërvitjen e madhe dhe nuk dihet se Ilir Meta luan për cilin drejtim. Unë mendoj se është i gatshëm të shërbejë si President i Republikës për të sulmuar Amerikën dhe për të mbajtur anën e faktorëve të tjerë rus apo islamikë. Ne kemi një president të rrezikshëm për kombin, një President anti-amerikan. Dy presidentë ka patur shqipëria anti-amerikanë kaq të zellshëm, njëri ishte Enver Hoxha brenda sistemit të vetë, dhe tjetri është Ilir Meta.", tha Çupi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 29/04/2021 17:36

    Ne kemi nje president loqekandari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë