PS fiton njësinë 10, 12, Dajtin, Bërzhitën, Krrabën, Shëngjergjin! Veliaj: Presim rezultat të tillë në gjithë Tiranën, numëruesit të mos ndalin punën

Pas daljes së rezultatit në njësinë 10 në Tiranë ku PS rezultoi fituese, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se PS po përgatitet për fitore në të 42 njësitë e kryeqytetit dhe se ky rezultat shërben si barometër. Ai u bëri apel numëruesve të të dy kampeve politike që të mos ndalin procesin, por të vijojnë punën që rezultati përfundimtar të dalë sa më parë.

"Falenderoj të gjithë ata që punuan fortë për të arrë këtë rezultat për njësinë 10. Falenderim i veçantë Fatmir Xhafës dhe të gjithë frymëzimit që i tha kësaj skuadre të mrekullueshme. Dua të ndaj disa konkluzione. Gjatë ditës do të kemi rezultate të ngjashme, po përgatitemi për fitore në 42 njësitë e Tiranës, ata që janë përfshirë në procesin e numërimit t'i shkojnë këtij procesi deri në fund. Ndaj mendimin me kolegët e opozitës  se procesi ishte i qetë dhe i mirë, dhe  se nuk ka kohë për pushim. Të gjithë numëruesit do të bëjnë të pamundur që të punojnë me orare të zgajtura dhe do të kërkoja mirëkuptimin dhe të palë tjetër që të bëjnë njësoj, në mënyrë që procesi i numërimit të mbyllet sa më shpejtë. Për të gjithë ata që votuan masivisht që na dhanë fitoren në njësinë 10 i falenderoj nga zemra. Për ata që nuk na votuan do t'u përkushtohemi po njësoj. Ka ardhur t'u shtrimë dorën atyre që kemi përballë, ata nuk janë armiqtë tanë, fitoi bindja jonë dhe kjo është koha t'u themi se ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa na ndajnë", tha Veliaj

Në njësinë 10 në Tiranë, PS ka marrë më shumë vota se forcat e tjera, 6007 vota, ndjekur nga PD me 4550 dhe më pas LSI me 628, ndërsa PSD ka marrë 208. Sa i përket votave që kanë marrë kandidatët, rezulton se kandidati më i votuar është Fatmir Xhafaj, i PS-së, i cili ka marrë në total 2795, duke lënë pas me diferencë shumë të madhe kandidatët e tjerë. Nga PD më i votuari është kandidati Agron Shehaj, që ka marrë 525 vota, duke ja kaluar edhe kreut të kësaj force, Lulzim Bashës që ka marrë 492. PS ka thelluar fitoren edhe në Bërzhitë ku ka marrë 65% të votave, njësinë 10, 12, Dajtin, Krrabën, Shëngjergjin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
U tha se ishte e nervozuar, reagon Gjonaj: Vullneti i qytetarëve nuk tjetërsohet as me laps as me bojë! PS udhëheq bindshëm në njësinë 7

Pas një video që ka qarkulluar një mediat sociale ku shihet kandidatja për deputete Etilda Gjonaj, në njësinë 7 , ku pretendohej se është e nervozuar, ka ardhur edhe reagimi i kësaj të fundit.

Gjonaj thotë, se vota numërohet dhe askush nuk mund ta tjetërsojë vullnetin e qytetarëve as me laps dhe as me bojë. Në fund të shkrimit, Gjonaj thotë se PS udhëheq bindshëm te Njësia 7.

'Vota numërohet dhe askush nuk mund ta tjetërsojë vullnetin e qytetarëve as me laps e as me bojë. PS udhëheq bindshëm te Njësia 7!'- tha Gjonaj.

Ora 20:53
Veliaj: PS thyen tjetër rekord, fiton Krrabën dhe Shëngjergjin me 70%; Jemi në avantazh në të gjitha Njësitë e Tiranës

 

Erion Veliaj dha një tjetër lajm të mirë nga selia e Partisë Socialiste. Në Krrabë dhe Shëngjergj Partia Socialiste ka marrë 70% të votave. 

Veliaj, në cilësinë e drejtuesit politik të PS-së për Tiranën tha se numërimi nuk duhet ndalur në asnjë moment, teksa i kërkoi ekipit fitues që të takojë dhe përshëndesë kundërshtarët.

“Ne kemi qenë këtu sot për të deklaruar fitoren e Dajtit, fitoren e Bërzhitës, dhe më vjen mirë që sot kemi një superrekord për PS, 70 % me fitoren e Krrabës, me gjithë çunat dhe gocat e Krrabës, dhe në Shëngjergj, edhe djemtë edhe vajzat e Shëngjergjit. Ne jemi në avantazh në të gjitha njësitë e bashkisë së Tiranës edhe mezi pres që të vazhdojë numërimi me ritmet me të cilat ka nisur. Kemi pasur një humbje kohe në këto 48 orë me njerëz, me justifikime që duam të flemë gjumë ose nuk punojmë dot më shumë se 2 orë rresht edhe për ambasadorët ishte e çuditshme. Kështu që nuk ka asnjë arsye pse kjo puna e gjumit të kthehet në një barcaletë edhe mbas fushatës. Na duhen njerëz që rrinë zgjuar, s’ka kohë për pushim mbi të gjitha duhet të numërojnë që ti rikthehemi punës më të fortë edhe më të bashkuar”, u shpreh Veliaj.

Ora 15:08
Veliaj: PS, super-fitore edhe në Dajt! Kemi siguruar 52% të votave (VIDEO)

Erion Veliaj, drejtuesi politik i PS në Tiranë dha lajmin e mirë se Partia Socialiste ka fituar edhe zonën e Dajtit. Në një deklaratë nga selia rozë, Veliaj tha se PS ka fituar në Dajt me 52%.

"E kemi zbritur malin më të bukur Tiranës Dajtin me një super fitore, 52% për Dajtin. Dajti është rritur jashtë mase nga ata që e frekuentojnë  gjatë fundjavës apo nga ata që kanë vendosur të kenë shtëpitë e tyre aty, një zonë e cila nga turzmi dhe kulinaria është bërë një sfond, një sfond I bukur jo vetëm në shpinën e Tiranës por edhe një sfond që sjell ekonomi.
Një falënderim të veçantë për të gjithë të rinjtë që kanë punuan m e strukturat e rinisë, kemi pasur një vërshim të votuesve për herë të parë

Dua të falenderoj publikisht edhe amabasadoren amerikane dhe ambasadorin evropian që mobilizuan që në Tiranë të zgjidhnim ngërçin e pushimeve të tejzgjatura, gjumit e sëmundjeve të theksuara. Më vjen mirë që të gjithë janë shëruar e zgjuar dhe kanë filluar të numërojnë.

Siç e tha dhe miku i kryetarit tonë Z. Luli, ai beson që ka fituar dhe për sa kohë që ne biem të gjithë dakord që kemi fituar të gjithë, më duket mëse e arsyeshme që ata që kanë dhimbje barku të shërohen, ata që flenë gjumë të zgjohen dhe për sa kohë që ne japim sot Tiranës pjesën më të madhe të rezultateve do duhet të ndihemi mirë të gjithë për sa kohë që të gjithë ne besojmë tek fitorja dhe pse ne jem,i pak më specifikë ku kemi fituar, se sa pala tjetër por rëndësi ka që qëllimet i kemi të mira", tha kryebashkiaku. 

Më herët Veliaj doli në konferencë me ekipet fituese të Njësisë 10, Berzhitës dhe Njësisë 12 në kryeqytet.

Ora 12:10
PS kryeson, Bora Muzhaqi: Fitorja tashmë e qartë, të numërohet çdo votë (VIDEO)

Ndërsa procesi i numërimit vijon, Zëdhënësja e Partisë Socialiste për fushatën, Bora Muzhaqi ka reaguar nëpërmjet një deklarate për mediat. Bazuar edhe te rezultati i deritanishëm i votave të numëruara, Muzhaqi thotë se fitoja e PS-së është tanimë shumë e qartë. Sipas saj, Shqipëria ka fituar një festë demokracie, ndërsa bën thirrje për vazhdimin e numërimit të votave pa humbur kohë.

"Qytetarët meritojnë ta mësojnë një orë e më parë rezultatin përfundimtar. Ata janë shprehur qartë dhe partitë kanë detyrën t'i shërbejnë për nxjerrjen e rezultatit, Shqipëria ka fituar një festë demokratike që nuk duhet prishur me asnjë zgjatje të panevojshme për askënd. Në emër të PS dhe kryetarit Edi Rama falënderoj vëzhguesit dhe i kërkoj të vazhdojnë punë e tyre. Durim dhe angazhim deri në fund, çdo votë të numërohet. Fitorja e PS është shumë e qartë tanimë, por fitorja e Shqipërisë duhet vulosur me angazhimin e përbashkët me PD për ta mbyllur numërimin pa humbur kohë", tha ajo.

Ora 11:52
Veliaj: Fituam bindshëm në njësinë 12 në Tiranë, morëm 55 % të votave (VIDEO)

Drejtuesi politik i PS për Tiranën, Erion Veliaj tha se PS ka fituar edhe në njësinë nr 12 në Tiranë, ku socialistët kanë marrë 55 % të votave.

"Fituam bindshëm në njësinë 12 me 55 %. Lexuam me shumë kujdes mesazhin që na tha pjesa tjetër. Zona e Astirit, Liqeni i Thatë në të cilat do të vijojnë punimet e nisura. Ne do u shërben jo vetëm ato 55 % që na votuan por dhe pjesës tjetër", tha Veliaj.

Edhe kandidatja e PS në këtë njësi, Ermonela Felaj tha se PS bëri një fitore spektakolare, ndërsa falenderoi komisionerët për punën që bënë për 36 orë resht.

"Bëmë një fitore spektakolare në njësinë 12,  ka qenë një punë e jashtëzakonshëm dhe falenderon komisionerët numëruar që kanë punuar 36 orë pa asnjë shkëputje" , tha Felaj.

Ora 11:33
Braçe: Komisionerët e PD e LSI braktisën numërimin në Divjakë! Braktisja e detyrës dënohet penalisht

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe është shprehur i indinjuar nga ndalimi i procesit të numërimit në Divjakë, ku sipas tij kanë qenë numëruesit e PD dhe LSI që ende pa mbaruar një njësi të plotë e lanë këtë proces përgjysmë me pretendimin se u lodhën. Brace shprehet se kjo është shpërdorim detyre dhe dënohet penalisht, ndërsa bëri thirrje procesi i numërimti të nis urgjentisht.

"Ja pse nuk bëhen zgjedhjet me komisionerët e PD e LSI! Ja pse nuk numërohet vota e shqiptareve me numëruesit e PD e LSI! Një i paditur shembullor, injorant tipik, emëruar nga PD nënkryetar i KZAZ Divjakë,  Ymer Dermyshi, një dembel tipik, i paditur por arrogant, emëruar nga PD sekretar i KZAZ Divjakë. Numëruesit e PD e LSI kanë braktisur detyrën e numërimit te votave te shqiptareve prej orës 5.30 te mëngjesit te sotëm dhe nuk dihet ku janë, braktisja e detyrës është vepër penale dhe dënohet nga 3-5 vite burg! Pooor askush nuk po merret me këta barbare qe u është besuar numërimi i votës se shqiptareve. Erdhën ne orën 1.30, nisen pune dhe numëruan vec 15 kuti votimi pa bere dot as edhe nje njesi te plote, ndaluan ne oren 5.30 dhe kane braktisur detyren! I bej thirrje drejtuesit te KQZ te rinise menjëherë numërimin e votave te qytetareve te Divjakës. Menjëherë dhe tani! I bej thirrje prokurorit qe heton krimet elektorale te paraqitet prane KZAZ Divjakë dhe te nise hetimin kryesisht ndaj kësaj bande qe tallet me vullnetin e shtetasve! Ndryshe, sic ligji e kërkon, numërimi do nise tani me dy numëruesit e mbetur e ne kushte transparence te plote", shkruan Braçe

Thirrjen për të ndalur historitë e lodhjes së komisionerëve e ka bërë edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili tha se partitë duhet të zëvendësojnë anëtarët e tyre në mënyrë që procesi i numërimit të mos ndalet.

Ora 10:59
Balluku: Kutitë s'po hapen në mënyrë preferenciale! PS ka fituar bindshëm edhe në bastionet e PD në Kombinat (VIDEO)

Ministrja Belinda Balluku, njëkohësish kandidate e PS në zonën  e Kombinatit në Tiranë ka thënë për Report Tv se kutitë nuk po hapen në mënyrë preferencial të  paktën jo në këtë zonë por sipas madhësisë së qendrave të votimit, nga më e madhja tek më e vogla. Ajo tha se PS ka fituar bindshëm edhe në bastionet e PD në zonën e Kombinatit.

"Kam marrë zonën më të mirë në Tiranë me njerëzit më punëtor në Kombinat. Premtimet e mia në Kombinat do të mbahen dhe do të nisim me procesin e rindërtimit. Do të vijojnë edhe punët e nisura që kanë mbetur në gjysmë nga pandemia dhe tërmeti la pas dore. Me rezultatet ne jemi të saktë paraprakisht. Ne e dimë se sa na mbështesin dhe sa na kanë votuar, ka pasur një rritje të rëndësishme krahasuar me 2017, ka pasur një dalje masive të qytetarëve të kombinatit për të votuar dhe kemi arritur këtë rezultat .  Numërimi ka nisur nga kutia më e vogël dhe deri tek më e madhja dhe nuk janë hapur në mënytrë preferenciale të PS apo të PD. Megjithatë unë mund të them se edhe në kutitë ku mendohet se janë bastion i OD si Rruga e Qelqit, ne kemi fituar thellë", tha Balluku

Ora 10:19
PS thellon fitoren në Bërzhitë, Veliaj: Kemi thyer një rekord, nga bashkia e djathtë, tani e majtë (VIDEO)

Partia Socialiste thellon fitoren në Bërzhitë, ku ka marrë 65% të votave. Në një deklaratë për mediat, drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se PS theu një rekord në Bërzhidë, që ka qenë një bastion i PD, por në këto zgjedhje mesa duket ka ndryshuar krah.

"Thelluam rezultatin në Bërzhitë, kemi fituar 65% të votave. Ishte bashki e djathtë, tani është  e majtë. Do vijojmë t'i shërbejmë të gjithëve njësoj, siç bënë gjatë rindërtimit apo pandemisë, u kemi shërbyer të gjithëve njësoj, I kemi dhënë provat që kur përfundon numërimi, del rezultati, i rikthehemi punëve pa dallime për këdo. Dua të bëj një apel, të gjithë janë të lodhur, por disa prej numëruesve, janë ende duke pritur që të kthehen kolegët e tyre. Nuk mund të kërkosh pushim pas 3 orësh numërim, i lutem numëruesve të PD të zgjohen e të kthehen në punë. Është pa sens ta zgjasim rezultatin, të gjithë duhet ta pranojnë dhe numërimi duhet të bëhet sa më shpejt.", u shpreh Veliaj.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ta Rras Lala Sone: 26/04/2021 12:36

    Gjigandi Edi Rama ja RRRASSSI : Malokve kok pa lar, Like floririt, kryekriminelit salmut bershurra, fundrrinës buçe Mona qelbësora e shum wc ve të tjera të partis antikombëtare pd wc. Hec përpara Shqipri hec përpara Gjigandi Edi Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë