"Halimi premton ngritjen e një spitali bashkiak, i vetmi premtim konkret i fushatës së tij. Por, ai harron se Bashkia e Tiranës ka mundësi të ndërtojë një spital bashkiak, aq sa ka mundësi të ndërtojë bazë ushtarake. Ndërtimi i spitalit është kompetencë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe kjo tregon se Halim Kosova nuk merr vesh nga punët e bashkisë", tha në një deklaratë për shtyp deputetja socialiste Blerina Gjylameti.
