Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi nuk do të jetë në seancë plenare më 12 mars kur votohen 2 raportet për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut, por do të jetë jashtë tij, në një protestë të thirrur nga opozita.

2 ditë para seancës, Gazment Bardhi e quan raportin e PS mburojë politike të Ballukut, duke thënë se në 80 minuta fjalim kryeministri foli symbyllurazi, pa përmendur asnjë provë të SPAK.

“Them me bindje: jo pasaportë europiane, por as pasaportë iraniane nuk marrim me këtë standard, ku hetimi nuk përcaktohet nga prokuroria, por nga Gjykata supreme e mazhorancës qeverisëse.

Bardhi tundi një të dhënë të re të drejtësisë, duke thënë se të fortët që SPAK thotë se kanë shantazhuar dëshmitarët në emër të Ballukut, i përkasin grupeve kriminale të Fierit.

“Bëhet fjalë për grupe kriminale që veprojnë në qarkun e Fierit sipas përgjimeve të prokurorisw, aty ku Rama ka caktuar drejtuese politike Ballukun, e kanë bërë të mbrojnë paktin mafioz me pushtetin e Ballukut. Janë prova të dokumentuara, se si grupet kriminale, të fortët e qarkut të fierit, siç thotë transkripti i prokurorisë, kanë ushtruar presion ndaj dëshmitarëve dhe të pandehurve të tjerë për llogari të Ballukut”, tha Bardhi.

Socialistët i kundërshton edhe për pretendimin e tyre se pozita ligjore e Ballukut, nuk është rënduar, duke evidentuar se arresti me burg u kërkua kur SPAK konfirmoi shantazhimin e dëshmitarëve, pasi ishte caktuara masa e parë ndaj ish-numrit 2 të qeverisë.

“Ky përgjim ishte në dispozicion të prokurorisw, kur ka kërkuar masën e parë të sigurimit. (masa është kërkuar 14 nëntor, por gjykata e ka bërë 19 nëntor, përgjimi është i datës 20 nëntor, 1 ditë pasi i është caktuar masa e sigurisë. Ora 12.23 ka nisur telefonata e përgjuar nga prokuroria. Prokurori këtë transkrip e ka pasur në dorë në 3 dhjetor të vitit 2025. Ky kërcënim ka kërkuar të nesërmen kur është bërë masa. E kërcënuara s’është e bashkëpandehur, prokurorët konfirmuan që nuk bëhet fjalë për një rast, ku njëra ka status  bashkëpandehur, ndërsa tjetra në listën e dëshmitarëve”, tha Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar demokrat thotë se detyra e deputetëve nuk është të bëjnë rolin e drejtësisë, por të sigurohen që çështja nuk ka prapavijë politike, argument që sipas tij, e mohon qoftë mazhoranca, e qoftë e pandehura Belinda Balluku.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:19
PS kundër arrestimit/ Bardhi: Provat për Arben Ahmetajn janë sa 1 e 200-ta e atyre që kanë ardhur për Ballukun! S’ka lënë tender pa paracaktuar fituesin

 

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi krahasoi çështjen e Arben Ahmetajt me atë të Ballukut duke thënë se ajo e ish-zv/kryeministrit është sa 1 e 200 e provave që kanë ardhur për Ballukun dhe se bëhet fjalë për prova konkrete.

Ndër të tjera Bardhi tha se i vemi rast kur mund të refuzohet kërkesa e SPAK për marrjen e autorizimit për arrestim, është nëse Prokuroria do ishte duke ndjekur politikisht Belinda Ballukun.

“Keni dëgjuar Ramën të thotë që ai nuk i ka parë provat, nuk i kanë tërhequr. Nga i di ky çfarë provash ka sjellë prokuroria me USB 16-mijë faqe. Nga e di ky cilësinë e përgjimit. Si e bën ky vlerësimin, vlen apo nuk vlen një provë kur ky s’ka patur mundësinë as ti lexojë provat se as nuk i ka tërhequr. Prokuroria ka sjellë mijëra faqe, ky provohet se si ka paracaktuar shpërndarjen në mënyrë korruptive të 1.1 mld euro. Nëse ka ndonjë pretendim që po e përndjek politikisht SPAK-u Ballukun, të dalin e ta thonë, por ky është i vetmi rast kur mund të refuzohet kërkesa e prokurorisë. Çështja e Arben Ahmetajt është sa 1 e 200 e provave që kanë ardhur për Ballukun. Atje kishte indicie, këtu ka prova, atje kishte të dhëna dhe dyshime, këtu ka prova që provojnë kryerjen 11 herë të veprës penale nga Balluku. S’ka lënë tender pa caktuar biznesmenin që e fiton, nëse t’i paracakton fituesin fryn edhe vlerën e prokurimit dhe në mungesë të garës tenderi fitohet në fondin limit. Meqë ka vendosur të bëjë avokatin e Ballukut, Rama mund të shkojë të krah të motrës së Ballukut në gjykatë. Kuvendi nuk është gjykatë, është organ kushtetues”, tha Bardhi.

Ora 12:02
U përjashtua nga Kuvendi, Bardhi: Vendim politik për të më penguar të lexoj raportin për Ballukun! Do jem në protestë, s'ka ngujim në parlament

 

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi thotë se nuk do të ngujohen në Kuvend, kur u pyet nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku mbi skenarët e ditës së enjte, kur do të votohet për imunitetin e Belinda Ballukut. Gazment Bardhi, i cili është i përjashtuar nga punimet e Kuvendit me 10 ditë, thotë se bashkë me Klevis Balliun do të jenë në protestën para Kuvendit. Bardhi tha për Report Tv se vendimi për përjashtimin e tij ishte politik, me qëllim që të pengohej të merrte pjesë në senacën e 12 marsit dhe të lexonte raportin e opozitës përmes së cilit kërkohet arrestimi i Ballukut.

“Se kam komentuar vendimin politik për përjashtimin e dy deputetëve të opozitës që reagojnë ndaj fyerjes më të rëndë që është kryer ndaj një zonje kryefamiljare që rrit e vetme dy vajzat e saj. E kam bërë të qartë në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës që sa herë dikush do guxojë të fyejë një zonjë, do ketë reagimin tonë, përjashtimin e atyre që reagojnë. Kjo tregon për një vendim politik për të më penguar mua si relatori i kësaj çështje për të prezantuar raportin e opozitës në seancë plenare. Nuk ka shqetësim, se ka mjaftueshëm anëtarë opozita. Bashkë me Balliun do jemi me qytetarët para kuvendit. Sa i takon skenarëve të protestës, kjo është një çështje që do duhet të pyesni strukturat e organizimit të partisë”, tha Bardhi.

Ora 11:57
Bardhi: ‘Të fortët’ që kanë kërcënuar të pandehur e dëshmitarë për Ballukun janë grupet kriminale të Fierit

 

Deputeti Gazment Bardhi tha se ‘të fortët’ që i referohet SPAK si personat që kanë kërcënuar të pandehur e dëshmitarë të çështjes së Belinda Ballukut, janë eksponentë të grupeve kriminale që veprojë në Fier, atje ku Balluku shërben si drejtuese politike e qarkut.

Bardhi tha se Rama gënjeu ditën e djeshme kur tha se regjistrimi i telefonatës ku Balluku kërcënon vartësen e saj, ishte në duart e prokurorisë që kur është lëshuar masa e parë e sigurimit.

“Transkripti i përgjimeve që prokurori dokumenton ushtrimin e presionit përmes grupeve kriminale, bëhet fjalë për grupe kriminale që veprojnë në qarkun e Fierit, sipas përgjimeve të Prokurorisë. Atje ku Rama ka caktuar Belindën si drejtuese politike. E kanë bërë për të mbrojtur paktin mafioz për të mbrojtur pushtetin e Belinda Ballukut. Nuk janë thashetheme, janë prova të dokumentuara sesi grupet kriminale, te fortët e qarkut të Ferit, kanë ushtruar presion ndaj dëshmitarëve dhe të pandehurve të tjerë për llogari të Belinda Ballukut. Dhe gënjeshtra është, i drejtoheshe lartmadhnisë Ulsi Manja, ishte që ky përgjim kishte qenë në dispozicion të SPAK kur është kërkuar masa e parë e sigurimit. Të gjithë jeni dëshmitarë që masa e parë është kërkuar në gjykatë në datën 14 nëntor. Gjykata ka caktuar masën në datën 19 nëntor. Përgjimi realizuar është i datës 20 nëntor. Një ditë pasi është caktuar masa e sigurimit”, tha Bardhi.

Ora 11:42
Bardhi: Rama nuk ka merak për Belinda Ballukun, por ka hallin e vet! Mbahet peng nga mesazhet për tenderat

 

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në një konferencë për shtyp nga kryesia e Kuvendit, ka komentuar raportin e PS për kërkesën për autorizim të SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Bardhi thotë se Rama refuzon ‘t’ia dorëzojë drejtësisë’ Belinda Ballukut pasi po ruan veten e tij.

“Të gjithë e pamë se Edi Rama përgojoi këdo dhe bëri pis gjithçka që e çon drejtësinë nga Belinda tek ai vetë, por në 80 minuta fjalim ai nuk përmendi asnjëherë provat reale të Prokurorisë së Posaçme. Janë me mijëra mesazhe të Belinda Ballukut me vartësit e saj ku ajo ndërhyn në tendera në mënyrë të paligjshme për të favorizuar një kompani, ose për t’ia hequr të drejtën një kompanie tjetër. Në rastin e tunelit të Llogarasë, është krejt e qartë se tenderi u prish që ta fitonte më vonë kompania turke, ajo që Edi Rama dhe Belinda Balluku kishin takuar në Turqi. Është po aq e qartë porosia e dhënë prej Edi Ramës dhe e cituar prej Belinda Ballukut që një tender tjetër ta marrë një biznesmen i caktuar.

Janë këto mesazhe që e mbajnë peng Edi Ramën. Janë këto mesazhe që shpjegojnë edhe frikën e tij sot. Është sistemi korruptiv që ai ka krijuar, i cili e detyron të dalë hapur kundër SPAK-ut. Jo se ka merak Belinda Ballukun. Jam i bindur se do të donte një mijë herë të shpëtonte prej saj.

 Por Edi Rama po refuzon arrestimin e saj dhe po linçon prokurorin, në mënyrë që SPAK-ut të mos i shkojë ndër mend më të kërkojë arrestime të tjera apo, akoma më keq, të mos kërkojë arrestimin e vetë Edi Ramës. Kryeministri po përpiqet të fshehë një të vërtetë shumë të thjeshtë. Vendimi për të bllokuar kërkesën e SPAK nuk u mor sepse provat ishin të dobëta, por sepse provat të çojnë, herët a vonë, tek Edi Rama.

Edhe sikur dosja e SPAK të kishte jo 16 mijë faqe, por 166 mijë faqe prova, Edi Rama do të kishte marrë të njëjtin vendim. Sepse ky nuk ishte një vendim juridik. Ishte një vendim politik për të mbrojtur pushtetin e tij, veten e tij. Parimi europian që Edi Rama dështoi ta përmbushë në këtë rast është shumë i thjeshtë: në një shtet ligjor askush nuk duhet të mbrohet nga drejtësia për shkak të pushtetit që ka. Shqipëria nuk ka nevojë për një Parlament që përdoret si mburojë politike kundër drejtësisë. Shqipëria ka nevojë për institucione që garantojnë barazinë para ligjit”, tha Bardhi.

SI.E./A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 10/03/2026 17:48

    Per tu cuditur qe mbron Ahmetajn cfare e lidh kriminelin e Elbasanit me te?? Sa per statistikat e favorizimeve ne tendra Balluku ja kalon Ahmetajt po jo Saliut dhe Ardites se sa kishin pushtetin dhe 1 evro investim te behej perqindjet dhe fitimet shkonin te bankat e familjes " non grada".

    Përgjigju
  • Gezim: 10/03/2026 15:44

    0 turi shipmaze mos na dil me ne televizor se na trembe femijet: shih babi doli majmuni te televizori

    Përgjigju
  • Thupra e Zeqinese: 10/03/2026 13:23

    Ta tregon Zeqineja ty more Gaz ahahah

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 10/03/2026 18:44

      Po ka me kriminel se sa ty more surrat majmun , ti je vrases , perse nuk I thua me emra personat qe jane futur nga ju qe shantazhojne ? Detyra jote eshte te llapesh gjithe diten duke mbrojtur kriminelin sali dhe duke hedhur balte mbi te tjeret .Ti je balta me e keqe o vrases .

  • Sondazhi i ditës: 9 Mars, 15:01

    PS nuk jep aprovimin për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?