PS-LSI prezanton Filon në Korçë
Rama:PD ka kandidat pa program

PS-LSI prezanton Filon në Korçë<br />Rama:PD ka kandidat pa program
KORCE - Krerët e mazhorancës kanë shkuar sot në Korçë për të prezantuar aty kandidatin e ASHE për bashkinë e Korçës, Sotiraq Filon. Kryeministri Edi Rama tha se qytetaret jo vetem ne Korçë por edhe në gjithë vendin duhet të votojnë kandidatët e së majtës pasi kandidatet e djathtë nuk kanë asnjë plan konkret për qeverisjen e njësive vendore.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se në 18 muajt e qeverisjes së të majtëve për Bashkinë e Korçës është bërë shumë më tepër nfga sa ishte bërë më parë dhe se në 4 vitet e ardhshme, kryetari i basjkisë do të bëjë edhe më shumë.

Vijmë këtu për të kërkuar mbështetjen e korçarëve për kryetarin tonë të bashkisë. Kemi realizuar një zotim që e kishim marrë për 4 vitet e ardhshme. Zotimin që do e mbështesnin Korçën si qeveri në 4 vitet e ardhshme më shumë se në 20 vite të mara së bashku por e kemi realizuar për 18 muaj. Nëse shikoni mbështetjen që i kemi dhënë qytetit dhe projektet është e qartë se të gjitha financimet e qeverisë në 20 vjet janë më pak se këto 18 muaj. Po të kujtojmë atë që Korça u bë një fushë beteje kush e ngulte e kush e shkulte pemën. Ka ndryshuar marrëdhënia e qeverisë në Tiranë me këtë qytet që jo më kot hyri në histori dhe u përcoll brez pas brezi si Parisi i vogël, se Korça mund dhe do bëhet Parisi i vogël i Shqipërisë,”­ - tha Rama.

Duke ironizuar kundërshtarin e Sotiraq Filos, demokratin Gjergji Mero, Rama tha se SHQUP- i ka sjellë kandidatë që kanë premtime false dhe se nuk kanë asnjë plan konkret për drejtimin e bashkive. “Më janë qepur nga mbrapa duke më thënë se po i kërcënoj ata që duan të votojnë kandidatin e PD. Është votë e hedhur kot, por ky nuk është kërcënim është argument. Këtu kanë sjellë një nga Devolli, agronom ishte, Rektor universiteti dhe mbahet mend vetëm për një gjë, që fakultetin e agronomisë e katandisi derisa e mbylli fare. Le ta zëmë se është agronom i zoti, burrë i mirë, nuk e njoh fare, për çfarë u duhet. SHQUP-­i nuk po kërkon mbështetje për kandidatë që kanë një plan, kanë disa ide dhe kanë një vullnet për të çuar më tutje frymën qytetare. SHQUP-­i po kërkon të ngulë në çdo bashki një zëdhënës të dalë te dera të bëj konferenca shtypi të thotë sa keq, keq e mos më keq, qeveria më e poshtër më shpirt lig prandaj oburra të rrëzojmë qeverinë. Këtu jemi në një fushatë për ti dhënë përgjigje disa pyetjeve se kush është njeriu i duhur.”­ u shpreh Rama.

Kreu i LSI, Ilir Meta, duke iu referuar fjalëve të opozitës se përmes bashkive mund të rrëzojnë këtë qeveri, u shpreh se opozita nuk ka pse të kërkojë që të luftojë përmes qeverisjes vendore për aq kohë sa kuvendi i lejon dhe i krijon të gjitha mundësitë që të ketë debat.  
Opozita nuk ka pse t’i kërkojë bashkitë për të bërë luftë politike me qeverinë, pasi ia kemi krijuar të gjithë kushtet dhe hapësirat në Kuvend. Sa i përket bashkive ato duhet të ecin në drejtimin e duhur, pasi ato kanë në dorë fatin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Kur shëtita në shëtitoren e Korçës mu duk vetja si në një qytet evropian. Me siguri Berisha nuk ka kaluar në këtë shëtitore, pasi me siguri do të mendonte ndryshe. Ne synojmë politika për nxitjen e punësimit në Korçë”, tha Meta.

Kreu i Kuvendit nuk ka harruar edhe shakatë duke përmendur edhe vizitat e shpeshta të kryeministrit Rama në Korce.  “Kam hall se do mërziten vlonjatët, se kryeministri më shumë vjen në Korçë sesa shkon në Vlorë,” - tha Meta.
 
Deputetja socialiste Arta Dade tha se aleanca e PS do të bëjë më të mirën e mundshme për Korçën pasi për këtë qytet ka projekte të mëdha zhvillimi. “Jam deputete e Korçës, dhe po e quaj edhe unë veten korçare, mamaja ime ka jetuar dy vite në këtë qytet. Ne do të bëjmë atë që është më e mirë për Korçën. E kemi treguar se mund të bëjmë më të mirën pasi kemi investuar për këtë qytet dhe kjo është e dukshme. Nëse na votoni sërish do të shihni se ne do të bëjmë më të mirën për ju,”- tha deputetja Arta Dade.

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi tha se sot Korça ka marrë një sërë investimesh dhe këto janë lehtësisht të prekshme falë punës së bërë nga kryebashkiaku aktual Sotiraq Filo dhe njëkohësisht kandidati i mazhorancës për bashkinë.

Nga Korça Peleshi premtoi më shumë mbështetje në bujqësi si dhe më shumë punësime gjatë mandatit të radhës të kryebashkiakut Filo.

peleshi

“Korça sot nuk është qytet i korçarëve por është qyteti i preferuar i gjithë shqiptarëve. Jemi duke mbyllur rikonstruksionin dhe disa projekte që kanë qenë ëndrra e disa viteve për qytetarët. Gjej momentin të inkurajoj gjithë biznesin e vogël, të mesëm dhe të madh të investojnë në këtë qytet që e ka hipotekuar të ardhmen e tij. Parku është një nga parqet më të bukura në Shqipëri. Ëndrra ime u kthye në një projekt të bashkisë dhe sot po kthehet në realitet. Korça i ka të gjitha mundësitë të kthehet në qendrën më të rëndësishme të Shqipërisë Juglindore. Projekte të mëdha kalojnë në Korçë, projekti i gazsjellësit TAP. Ky projekt do e lidhe Korçën me Beratin dhe Vlorën në një distancë 3 herë më të vogël sa është sot. Nesër do jetë qyteti me papunësinë më të vogël në Shqipëri,”- tha Peleshi.

rama
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve