Në mbledhjen e Grupit të PS, kryeministri Edi Rama komentoi sërish protestat për Zvërncin, duke thënë se bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner dhe hija e vjehrrit të tij, Donald Trump. Rama thotë se Zvërneci u bë pjesë e një lufte ideologjike.
"Degradimi i dhunshëm i një sherri vulgar mes rojeve të sigurisë private dhe një protestuesi u bë zanafilla e një lufte globale online, ku nuk mbeti llogore pa shkrehur municionet përkatëse. Po të ishte për botën e Nartës, ajo mund të ishte kthyer qetësisht edhe 10 vite më parë, kur flamingot nuk shtegtonin më drejt lagunës së saj, sepse i priste plumbi i gjuetarëve të dehur me dy këmbë.
Bota nuk u zgjua prej fatit të Nartës, por prej emrit të Kushnerit dhe hijes së vjehrrit të tij, të cilin e urrejnë për vdekje të gjitha armatat online. Dhe si në një film, bulevardi përputhi atë arenë të frikshme me krejt armatën e urrejtësve shqiptarë, online dhe offline. Jo kundër Trumpit, por ndaj meje dhe ndaj jush. I gënjeu mendja se çadra globale e kësaj proteste do të bënte mrekullinë që nuk e bëri dot çadra lokale e protestës së Lulit tim dhe kështu do të laheshin dy hesape të vjetra. Bota e madhe do ta turpëronte Trumpin në betejën e Nartës", tha Rama.
Lajmi në përditësim..

Kryeministri Edi Rama komentoi në mbledhjen e grupit të PS protestat kundër projektit turistik në Zvërnec, duke thënë se në epokën e rrjeteve sociale protestat nuk zhvillohen më vetëm në shesh. Sipas tij, protestat shërbejnë gjithnjë e më shumë si material për algoritmin në rrjetet sociale, të cilat favorizojnë konfliktin, zemërimin dhe përplasjet. Rama tha se protesta prej 20 ditëhs tregoi se si sheshi është kthyer në një studio për të ushqyer algoritmin.
“Kush mendon se me like dhe follwersa bën politikë, ose bën vetëm politikë, bën gabim. Me likes bën shërbimin e atyre oligarkëve me të mëdhenj të planetit, që përmes algorimit pasurohen çdo ditë. Algoritmi nuk shpërblen qetësinë sepse qetësia është armik i algorimit, algoritmi nuk shpërblen nuancat, i fsheh, sepse nuancat janë kundërshtare të algorimit. Alogritmi nuk e do arsyen, prandaj në të gjitha psotimet, në të gjitha platformat që janë të mërzitshme, kanë një shpërndarje shumë më të ngadaltë se sa ato që janë tërheqëse. Algoritmi është aty për të shpërblyer konfliktin, indinjatën, frikësimin e të tjerëve. Sepse frikësimi prodhon klikime, klikimet prodhojnë kohë dhe koha prodhon para. Për herë të parë në histori, ekonomia e vëmendjes është bërë ekonomi politike, sa më shumë zemërim aq më shumë shikueshmëri, ndikim, pushtet, mbi skllevërit e algoritmeve. Kjo është arsyeja pse sot protestat nuk zhvillohen vetëm në shesh, por kanë nevojë për një shesh thjesht si përfaqësim i një lukunie që proteston në algoritëm. Madje sheshi është studio televizive, është vendi ku filmohet materiali për ta ushqyer algoritmin dhe për ta justifikuar atë. Kjo është beteja e kohë sonë, s’ka lidhje me të majtën dhe të djathtën, por me konfliktin. Kush kërkon like dhe follow me zemërim, punon kundër fëmijëve të tij”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si ligjvënëse e pavarur.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS, Rama tha se “ata që kalëruan këtë parti sa mudën dhe kur ranë nga kali filluan ti gjuajnë me këpucët e blera majë kalit”.
“Një grumbullim i hatashëm gjërash që as janë njësoj as janë bashkë, por u mblodhën sëbashku në një prurje që nxorri në bregun e gjithë atij oqeani virtual deri te dhëmbë të atyre që e kalëruan këtë parti sa mundën dhe kur ranë nga kali filluan ti gjuajnë me këpucët e blera majë kalit”, tha mes të tjerash Rama.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat që po zhvillohen kundër investimit në Zvërnec, teksa tha se kritikat ndaj qeverisjes janë të nevojshme, por jo kur ato sipas tij kthehen në identitet.
Për kryeministrin Rama, në Shqipëri politika bëhet jo për të zgjidhur problemin, por duke u siguruar që problemi të vazhdojë.
“Ne mund të bëjmë vetëm atë që bëhet për të kuptuar politikën sot. Ka shumë nga kjo e sotmja, që filozovë e historian e kanë përshkruar kohë më parë se të vinim ne, Facebook e Tik Tok. Ata mund të na ndihmojnë të kuptojmë atë që po ndodh. Njëri prej atyre që nuk jetoi në epokën e internetit, na ndihmon ta kuptojmë shumë më shpejtë mekanizmin që ushqen me kaq sukses historinë e algoritmeve. Kur kritika bëhet identitet dhe kur njeriu nuk lufton më që problemi të zgjidhet, por që të mos mbarojë kurrë. Sepse kur problemi zgjidhjet, duhet të gjendet një problem tjetër. Natyrisht politika s’është kuzhinë, por mekanizmat njerëzore nuk ndryshojnë aq shumë dhe as ata politikë jo e jo. Objekti ndryshon, mekanizmi mbetet. Sot është një projekt, nesër një ligj, pastaj një aleacë, pastaj një roje apo polic i dehur. Nuk ka rëndësi objekti, rëndësi ka që motori të mos pushojë. Sepse kur pushon, nuk ka më lëndë djegëse”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS lidhur me investimin në Zvërnec.
“Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital. Një vorbull më e madhe sesa përmasat e vendit tonë. Kjo vorbull përfshiu të reja, të rinj, patriot dixhitalë, komedianë të kthyer në kandidatë, delirantë me qeleshe, njerëz nga të gjitha kontinentet, media sociale dhe tradicionale nga të gjitha kontinentet, parti politike në Europë dhe në SHBA, aktorë të biznesit të turizmit në rajon dhe aktorë shtetërorë malinj ndaj Shqipërisë. Natyrisht edhe karavidhet opozitare të vendit tonë. Befas Zvërneci u bë kërthiza e botës, ku po vendosej fati i ngrohjes globale. Bulevardi i Tiranës u bë sheshi ku qindra mijëra njerëz, sipas vetë Sanders, iu turrën oligarkisë botërore. Bota shqiptare u njehsua me histerinë e kanaleve sociale, duke bashkuar në një armatë të vetme çlirimtare zogjtë më elegantë të botës, Flamingot, me fundin e kazanit dixhital”, tha mes të tjerash Rama.
Komente







