TIRANË- Protesta poshtë zyrës së tij ka hyrë në javën e tretë, por për herë të parë Rama tha qartë se nuk do të japë dorëheqjen, e cila sipas tij do të ishte rruga më e lehtë. Kontratën ai tha se e ka me popullin që i dha 83 mandate 1 vit më parë, me destanacionin për ta çuar vendin në BE. Protestën sipas tij po e sponsorizojnë faktorë të shumtë, mbështetur edhe nga babëzia dixhitale siç ai e quajti, për të fituar klikime. Rama i dha një mesazh edhe të lëkundërve përballë Shqipërisë së Re, të cilëve me ironi u kërkoi t’i çojnë një draft të shkruar.
***
“Kam pasur shumë mesazhe, nuk e di se për çfarë arsye, si, qysh, tek, mund ta kem lënë edhe përshtypjen që më ka shkuar ndër mend që unë të jap dorëheqjen”, tha Rama.
Të gjithë ata që deri sot i kishte lënë pa përgjigje, kryeministri Edi Rama, u foli përballë të tijëve, nga mbledhja e grupit socialist dhe kabinetit qeveritar.
“Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma. Një grup udhëheqës nuk i jepet zhurmës dhe sa më shumë zhurma zmadhohet, aq më shumë një grup udhëheqës forcon identitetin e vet, duke bashkuar të gjithë në emër të destinacionit. S’jemi për të fituar numrin e klikimeve të ditës, por Shqipërinë në BE”, tha Rama.
Kur protesta për Zvërnecin ka hyrë në javën e tretë, kryeministri tregoi mësimin që Partia socialiste ka nxjerrë prej saj, por edhe sfidën e kësaj qeverie përballë një fenomeni global: botës online, që sipas tij shpërndan më shpejt gënjeshtrën se sa të vërtetën. Sipas Ramës, protesta tregoi se sheshi është kthyer në një studio që ushqen algoritmin.
“Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni digjital, një vorbull shumëfish më e madhe sesa vetë përmasa e vendit tonë. Sheshi është thjesht një studio televizive e algoritmit. Është vendi ku filmohet materiali për ta ushqyer algoritmin dhe për ta justifikuar atë dhe pikërisht këtu fillon sfida më e madhe e demokracive të sotme. Kush mendon se me “like”-t dhe me “folloëers”-at e vet bën politikë, ose bën vetëm politikë, bën gabim”, tha Rama.
Identitet u dha edhe protestuesve në shesh: “Punonjës të mirëpaguar bankash, komedianë të kthyer në kandidatë, delirantë me qeleshe, intektualë me kapele republike”.
Interesi i tyre sipas Ramës është të krijojnë një reagim kolektiv sa herë një krizë shpërthen për të fituar nga klikimet edhe me të pavërteta, siç për të është çështja e shumëdebatuar “Aruba”.
“Nuk kam qenë kurrë në Aruba, nuk e di fare për çfarë bëhet fjalë se ka ndodhur në Aruba, nuk kam kërkuar kurrë njeri të shkojë në Aruba”? S’ka asnjë vlerë fare, sepse ndërkohë Aruba është bërë e vërtetë. Është nxjerrë në këtë fushën e algoritmit, është ricikluar në pafundësi dhe është bërë e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam një “konsumator kokaine”, vijoi Rama.
Por arsyen e vërtetë të protestës, e sheh gjetkë dhe sponsorët pas saj, thotë se tashmë janë gjetur. Sipas tij, Narta dhe Zvërneci u kthyen në “kërthizën e botës” jo për shkak të çështjes mjedisore, por sepse protesta u lidh me emrin e Jared Kushner dhe me hijen e vjehrrit të tij, presidentit amerikan Donald Trump.
“Bota nuk u zgjua prej fatit të Nartës, por prej emrit të Jared Kushner dhe sigurisht prej hijes së vjehrrit të tij, të cilin e urren për vdekje krejt armata globale online. Jemi në një kohë kur, falë algoritmit dhe botës pa kufij, vijnë “mercenarët digjitalë” edhe nga vende që ti nuk e mendon se ishe shënjestër e tyre, për arsye nga më të ndryshmet. Të sponsorizuar nga shteti janë të identifikuar ata që vijnë nga Irani”, theksoi Rama.
Për socialistët e vjetër e të rinj që mund të lëkunden nga protesta, kryeministri kishte një mesazh të qartë, që duket se shkon edhe për deputeten Elisa Spiropali që mungoi në mbledhjen grupit.
“Ka edhe shpirtra të humbur në familjen tonë që e duan Shqipërinë e re, Mezi pres të na sjellin draftin e Shqipërisë së re të shkruar.
“E kalëruan këtë parti sa mundën dhe kur ranë nga kali filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit”, tha Rama.
Kryesocialisti kishte edhe një porosi për të gjithë socialistët e zyrtarët e qeverisë.
“Shqipëria është e gjitha sot në duart tona, jo në këmbët e atyre që bëjnë xhiro. Nuk është një hashtag Shqipëria. Shqipëria nuk është një flamingo që merret zvarrë për t’u dukur bukur. Shqipëria është një vend që sot është në një luftë të madhe me vetveten dhe BE-ja është “Itaka” jonë”, përfundoi ai.

Pasi publikisht u shpreh i shqetësuar për jehonën e protestës në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve dhe ministrave të jenë më aktiv në rrjetet sociale.
“Nuk jemi viral. Duhet të promovoni punën e qeverisë me argumente”-mësohet tu ketë thënë Rama të tijve.
Report tv mëson gjithashtu se Rama ka komentuar videon e një “autokolone makinash nga Muriqani” emigrantë nga diaspora që pritet t'i bashkohen protestës, por sipas kryeministrit ato makina kanë brenda vetëm shoferin dhe se e gjithë kjo shfaqe bëhet për “viralitet”.
Mbledhjen e grupit të PS, kryesocialsiti Edi Rama e mbylli me kritika edhe për të tijët Ka shpirtra të humbur edhe mes nesh, tha Rama, që duan një Shqipëri të re. Një mesazh që duket se shkon për të gjithë socialistët që mund të lëkunden nga protesta, apo edhe për deputeten Elisa Spiropali, e cila mungoi në mbledhjen e grupit.
Rama tha se disa brenda familjes së tij politike, ‘karta’ e Bashkimit Europian iu duket pak e lodhur. Por u tregua i qartë kur u tha se kush nuk do të shkojë të sheshi i xhirimit dhe t’iu bashkohet protestuesve, të qëndrojë në PS dhe të shohë se karta për në BE nuk është e tija, por është karta e historisë së Shqipërisë.
“Ka edhe intelektualë të familjes sonë politike, që thonë kjo karta e BE është pak e kartë e lodhur. Të gjithë këta që kanë studiuar kartat e mia me kaq pasion, i keni atje te sheshi i xhirimit. Kush nuk do të shkojë tek sheshi i xhirimit, të rrijë këtu në PS dhe të shikojë mirë që unë nuk kam karta të miat. Karta e BE është karta e historisë së Shqipërisë. Ne nuk jemi këtu për të fituar numrin e klikimeve të ditës, ne jemi këtu për të fituar Shqipërinë 2030 në BE.
Është edhe një thirrje për një marrëveshje të re, Shqipëri të re. Ka edhe shpirtra të humbur këtu në familjen tonë politike që duan Shqipëri të re. Mezi pres të na sjellin draftin e Shqipërisë së re, të shkruar dhe jemi aty të bëjmë marrëveshje, por kam frikë se drafti nuk do vijë kurrë, sepse Shqipëria e re është si të gjitha siluetat e flamigove, njërën prej të cilave e mbante Fatos Lubonja. Fatosi poshtë, flamingo lart, HI HI HI edhe Shqipëria e re. Do kritikohemi, do sulmohemi por ne kemi detyrim të mos zgjedhim rrugën më të lehtë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka asnjë ndjekës të blerë në rrjetet sociale.
Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS dhe Qeverisë, ku tha se qeveria s’mund të pranojë të bëhet skllave e algoritmit.
“Unë jam shumë aktiv në rrjetet sociale, e kam ndarë me ju dhe me disa nga ju, nëse një nga gjërat që unë pres të më vijë kur të mos jem më në këtë detyre, është që të mos kem më nevojë t’i trokas algoritmit, por unë nuk besoj se tek pasqyra e FB, INSTAGRAM, nuk besoj që unë mund të drejtohem prej zhurmës, prej erës dhe prej dallgëve që mund të ngrihet aty. Më kanë sygjeruar më të urtit, që unë, lerë mos fol, rri, dëgjo se atje... Se atje? Ku atje?
Unë mund të ndjehem përgjegjës për shumë gjëra që mund të shkojnë më mirë, por unë dhe ju, PS, s’mund të ndihemi me faj pse mblidhet, jo ajo turmë, pse mblidhet planeti po të dojë që të na tregojë dhe të na imponohet, në pikën që të na detyrojë që ne të pranojmë që ne të jemi skllevër të algoritmit, kjo nuk është e mundur që të ndodh. Unë besoj tek politika që zgjohet, jeton dhe shkon të flejë me njerëzit real, jo me profilet fallco të ballibullistëve. Në faqen time nuk ka asnjë ndjekës të blerë”, tha kryeministri Rama.
Kryeministri Edi Rama duke komentuar protestat e Zvërnecit, thotë se qeveria e tij nuk do të tërhiqet nga qëllimi për ta integruar Shqipërinë në Bashkimin Europian.
“Shqipëria nuk është flamingo që merret zvarrë për tu dukur bukur. Shqipëria është një vend që sot është në luftë të madhe me veteveten dhe BE është Itaka jonë. Le të këndojnë sirenat atë punë kanë, ne kemi punë tjetër. kemi detyrë ta çojmë Shqipërinë në atë breg me çdo kusht. Mos u çudisni që në këtë rrugë që do të kemi shumë të tjerë që do na dalin anash, mbrapa, përballë. Kjo është rruga më e vështirë, është rruga e ime, juaj, e jona e PS”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se një udhëheqës që ka një qëllim të fortë, me çdo çmim i shkon qëllimit të tij deri në fund, duke mos u ndikuar nga faktorë të jashtëm.
Nga mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS, Rama tha se nuk mund të realizohet anëtarësimi i Shqipërisë në BE, nëse qeveria merr drejtim nga fryn era.
“Kur ka momentet të tilla, kam kënaqësi të kujtojë një hollësi te Homeri, ‘kur Odiseu afrohet pranë sirenave dhe refuzon që t’i dëgjojë’. Përkundrazi, ai insiston që t’i dëgjojë, sepse vetëm ai që i dëgjon kupton sesa i madh është tundimi. Ai bën edhe një gjë tjetër, lidhet shumë fortë te direku i anijes, jo se s’ka besim te vetja, por se ai nuk e negocion destinacionin. Dhe atë që vetja mund t’ja bëjë duke e hedhur në ujë pas sirenave, ai e ndalon me litarët që lidh veten te direku.
Sepse ai e di që çdo gjë mund të ndodhë, por qëllimi është ç’ka e ka çuar deri aty dhe ç’ka e çon deri në fund. Një qeveri s’ka të drejtë të mbyllë veshët, por të dëgjojë. Ata janë dëgjuar. Nuk duhet që një qeveri t’ja hedhë gjithë fajin algoritmit, nuk është ky rasti. Por ka një gjë që një qeveri nuk e bën kurrë nëse është aty me një destinacion. Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma. Një grup udhëheqësish nuk i jepet zhurmës.
Sa më shumë zhurma zmadhohet, aq më shumë një grup udhëheqës forcon identitetin e vetë, duke bashkuar të gjithë në emër të destinacionit. Nuk ndërtohet një shtet si ai që ne po ndërtojmë dhe nuk çohet deri në fund një mision historik si ky që na ra ne, për ta bërë Shqipërinë pjesë të BE-së, duke i dhënë Shqipërisë momentin e dytë më të madh pas lidhjes së Prizrenit, nëse qeveria e tij merr drejtim nga fryn era dhe sugjestionohet nga zhurmat, erërat, sirenat e dallgët. Me çdo çmim, një grup udhëheqës i shkon deri në fund”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se asnjë shqiptar i arsyeshëm nuk i mbështet protestat që sipas tij bëjnë sfilatë në Tiranë dhe shkojnë të bllokojnë aeroportin.
Më tej kryeministri tha se në protestat që po zhvillohen në Tiranë po vijnë njerëz nga shtete të ndryshme, për të protestuar në emër të shqiptarëve.
“Jemi në një laborator. Në një laborator ku në kohë reale algoritmi dhe gënjeshtra prodhojnë një realitet paralel që shumë më shpejtë sesa faktet gjejnë rrugën e tyre. Ajo që mbetet për tu bërë është që ne të refuzojmë të ndekim çdo dallgë. Ajo që duhet të bëjmë është të qeverisim Shqipërinë sipas kontratës që kemi me popullin shqiptar dhe jo sipas algoritmit. Të vazhdojmë përpara. Patjetër të dëgjojmë. Askush nuk mund ta thotë që nuk ka shumë të vërteta në ato që thuhen. Zgjedhja jonë është e detyruar. Nuk është një zgjedhje që është njëra nga disa zgjedhjet. Zgjedhja jonë është të bëjmë çmos që njerëzve t’u japim lajmin e mirë. Kemi një problem me shërbimet, patjetër që kemi, por sot mbi 3 milionë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit që 95% të shërbimeve i marrin nga celulari pa takuar asnjë njeri. Kemi te ky 95% problematika sa të duash.
Ne kemi një detyrë që nuk e ka askush tjetër. Ne kemi detyrën të ndërtojmë. Shteti nuk ndërtohet duke bërë luftë nëpër kanalet e algoritmave, në emër të përmirësimit. Shteti ndërtohet duke mos e humbur drejtimin e historisë. Kam pasur shumë mesazhe sikur më ka shkuar ndër mend që unë të jap dorëheqjen. Sepse gjithmonë e më shumë njerëz ftillohen. Gjithmonë e më shumë njerëz besojnë që kjo nuk qëndron as në tokë as në qiell. Nuk mundet dot asnjë shqiptar i arsyeshëm që të pranojë që Tirana të bëhet territor sfilate për një turmë që shkon të bllokojë aeroportin. Ka mbetur një grup ku ka një përzierje të hatashme, që është një përzierje mbarëkombëtare. Vijnë njerëz nga Kosova, nga Maqedonia dhe shtete të tjera për të shpëtuar Shqipërinë, në emër të shqiptarëve. Edhe ata të bankave, të mirëpaguarit, me jetën e tyre e kuptojnë shumë mirë që këtu ka diçka që nuk shkon fare”, tha mes të tjerash Rama.
Nga mbledhja e grupit të PS, kryeministri Edi Rama thotë se kurrë nuk ka qenë pjesë e takimeve në Aruba, ashtu siç pretendohet në rrjet. Rama tha se në epokën e algoritmeve, përsëritja e vazhdueshme e një pretendimi mjafton që ai të perceptohet si i vërtetë
“Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën. Në të gjithë historinë e njerëzimit, që kur janë vendosur rregullat e qytetërimit romak, llogaria jepet në bazë të fakteve. Çfarë vlere ka që unë të them se nuk kam qenë kurrë në Aruba, nuk e di fare për çfarë bëhet fjalë, nuk kam dërguar kurrë njeri? Këto nuk kanë vlerë, sepse Aruba është bërë e vërtetë, është nxjerrë në këtë fushën e algoritmit, është ricikluar në pafundësi dhe është bërë e vërtetë.
Siç është bërë e vërtetë që unë jam një konsumator kokaine. Fjala “drogagji”, “ik mor drogagji”, është një refren që mua më ndjek si e vërtetë. Siç është e vërtetë që unë kam akuzuar tim atë për marrëdhënie me time shoqe dhe për atësinë e djalit tim, është bërë e vërtetë çfarëdo të them unë. Nuk kanë rëndësi letrat e gjykimit, algoritmi e ka bërë të vërtetë, siç kanë bërë të vërtetë që unë jam një kusar që marr pjesën time nga çdo lloj gjëje që bëhet në Shqipëri. Për këtë arsye nuk e them këtë gjë rregullisht, se nuk ka asnjë vlerë", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ironizoi thirrjet në protestë “Edi Rama ka mbaru”:
“Për t’i dhënë kësaj një pathos revolucionar, aty në shesh nis refreni Edi Rama ka mbaru. Puna është se ikën mbrëmja dhe vjen mëngjesi, aty s’ka njeri se sheshi hapet në mbrëmje, ndërkohë që unë jam këtu, ne jemi këtu. E nesërmja vjen, vitet ikin, profecia vazhdon, sepse edhe po s’u bë e vërtetë, bëhet virale dhe ja ku jemi sot. për dekada me radhë kemi luftuar për lirinë shprehjes, me të drejtë, pa të s’ka demokraci, por ndërkoha pa e kuptuar kemi hyrë në një ferr tjetër social. Epokë ku problemi është pakufijshmëria e lirisë së shpërndarjes. Sot s’ka nevojë të censurosh faktet,. Mjafton t’i mbysësh. Kjo është situatë re kohës sonë, fakti dhe gënjeshtra janë dy njësi të mënyrës si funksionon algorimit, që nuk pyet kush ka të drejtë, por kush e merr peng më gjatë vëmendjen. Atij i jep shtysë tjetrit i ul shpërndarjen”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama vijoi komentet për protestat kundër projektit turistik në Zvërnec, duke kritikuar ata që sipas tij përpiqen të ndërtojnë karrierë politike mbi konfliktin dhe zemërimin e prodhuar në rrjetet sociale. Rama tha se me PS nuk fitohet duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura.
"Por ata të karrierës janë më qesharakët. Sepse se kanë marrë vesh qe me PS dhe ne nuk fitohet duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura. Algoritmi e ka të domosdoshme të shfaqet edhe profetët që lajmërojnë fundin e botës analistët që bwjnw analiza pa fakte, strategët që nuk dinë çdo të thotë të bësh strategji sektoriale. Për ta nuk ka rëndësi, se ca ndërtohet, për ta ka rëndwsi se çfarë duhet shembur dhe si ta shembin, se vetëm në rrënojat e punë së tw tjerëve ata mund të ngrihen në piedestalin e madhështisë, në skenën virtuale ku marrin liket, follwersat. Për ta çdo incident është një revolucion. Sa vite kemi që i dëgjojmë paralajmëruesit e stuhive të ardhme, për fundin e kësaj force politike, çdo protestë është rast për përmbysje, jo për temën. Çdo protestë për temën është gjëja më legjitime, dhe kur ti je gati të ftosh nw diskutim për të kuptuar se si mund të adresohet tema më mirë, aksush nuk paraqitet sepse të jesh pjesë e cunamit është shumë më e rëndësishme se të jesh pjesë e zgjidhjes. Secili kërkon diçka, e kërkon përmes asaj vale çmendurie, duke ushqyer algoritmit dhe të kundërtën e asaj për të cilën pretendon se është atje", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, edhe sot nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, ka sulmuar blogerët dhe influencerët që mbështesin protestat kundër investimit në Zvërnec.
“Sa herë e keni dëgjuar gjatë këtyre ditëve nga njerëz që kurrë në jetën e tyre as nuk e kanë imagjinuar të përzihen me protesta, por janë bërë parelinj me shalë e kremra, që të shfaqen atje bashkë me shalët dhe kremrat e tyre, sepse është trendi. Kanë frikë të mbeten jashtë valës. Sepse në ekonominë e vëmendjes heshtja nuk shpërblehet. Shpërblehet vetëm pjesëmarrja. Shpërblehet ai që bën videon më dramatike. Dhe një protestë nuk është më protestë, por një treg klikimesh e morali, madje edhe një treg karrierash”, tha mes të tjerash Rama.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se shekulli i XXI po prodhon proletariatin e Algoritmit.
Sipas kryeministrit Rama, fuqia e algoritmit i ka dhënë njerëzve diçka që dikur fitohej vetëm me vite pune, dukjen.
Rama tha se sot demokracia po përballet me njeriun që s’ka bërë kurrë asgjë në jetën e tij dhe që kërkon të qeverisë vendin.
“Kush shkon dhe kërkon një like dhe një folloë me zemërim, punon kundër fëmijëve të tij. Çdo kohë prodhon një figurë të saj karakteristike. Nëse shekulli 19 prodhoi proletariatin industrial, shekulli 20 prodhoi shoqërinë e mas-medias, shekulli i 21 po prodhon proletariatin e algoritmit. Një klasë e re që nuk e bashkon puna, por vëmendja. Nuk e bashkon prodhimi, por shija e konsumimit të vetes në ekran. Dhe mbi të gjitha e bashkon një iluzion shumë i madh, që sa më shumë të dukesh, aq më shumë autoritet ke. Unë s’kam besuar se demokracia është pronë e ekspertëve dhe politikanëve, sepse realisht besoj se është pronë e qytetarëve. Liria e fjalës në demokracitë funksionale nuk e ka përmbysur kurrë ligjin e pashkruar të gravitetit të dijes. Në bazë të dijes, vendimmarrësit kanë marrë vendime.
Sot për herë të parë në histori demokracia po përballet me njeriun që mund të mos ketë ndërtuar kurrë asnjë gjë, që mund të mos ketë bërë asnjë shkollë dhe që nuk ka administruar kurrë një zyrë me 3 vetë. Megjithatë ky tip zgjohet në mengjes, me bindjen që e kupton shtetin më mirë se kushdo. Sepse algoritmi i ka dhënë atij diçka që dikur fitohej vetëm me vite pune, dukjen. Vendosjen e vetes në vëmendjen e të tjerëve. Jo duke bërë ndonjë propozim për atdheun, por duke thirrur ‘vdekje tradhtarëve’ të atdheut. Nuk ka rëndësi nëse ajo që shpërndahet është e drejtë. Mjafton të jetë e fortë dhe skandaloze. Pikërisht në këtë klimë ndodh edhe diçka tjetër. Sapo krijohet një krizë, shpërthen një ekzaltim kolektiv, duke pritur të gjithë të bëhen pjesë e saj, për faktin se është krijuar një skenë për t’u dukur dhe për të mbledhur babëzinë që algoritmi njësoj si droga ta nxit që të shtojë dozën”, tha mes të tjerash Rama.
Kryeministri Edi Rama komentoi në mbledhjen e grupit të PS protestat kundër projektit turistik në Zvërnec, duke thënë se në epokën e rrjeteve sociale protestat nuk zhvillohen më vetëm në shesh. Sipas tij, protestat shërbejnë gjithnjë e më shumë si material për algoritmin në rrjetet sociale, të cilat favorizojnë konfliktin, zemërimin dhe përplasjet. Rama tha se protesta prej 20 ditëhs tregoi se si sheshi është kthyer në një studio për të ushqyer algoritmin.
“Kush mendon se me like dhe follwersa bën politikë, ose bën vetëm politikë, bën gabim. Me likes bën shërbimin e atyre oligarkëve me të mëdhenj të planetit, që përmes algorimit pasurohen çdo ditë. Algoritmi nuk shpërblen qetësinë sepse qetësia është armik i algorimit, algoritmi nuk shpërblen nuancat, i fsheh, sepse nuancat janë kundërshtare të algorimit. Alogritmi nuk e do arsyen, prandaj në të gjitha psotimet, në të gjitha platformat që janë të mërzitshme, kanë një shpërndarje shumë më të ngadaltë se sa ato që janë tërheqëse. Algoritmi është aty për të shpërblyer konfliktin, indinjatën, frikësimin e të tjerëve. Sepse frikësimi prodhon klikime, klikimet prodhojnë kohë dhe koha prodhon para. Për herë të parë në histori, ekonomia e vëmendjes është bërë ekonomi politike, sa më shumë zemërim aq më shumë shikueshmëri, ndikim, pushtet, mbi skllevërit e algoritmeve. Kjo është arsyeja pse sot protestat nuk zhvillohen vetëm në shesh, por kanë nevojë për një shesh thjesht si përfaqësim i një lukunie që proteston në algoritëm. Madje sheshi është studio televizive, është vendi ku filmohet materiali për ta ushqyer algoritmin dhe për ta justifikuar atë. Kjo është beteja e kohë sonë, s’ka lidhje me të majtën dhe të djathtën, por me konfliktin. Kush kërkon like dhe follow me zemërim, punon kundër fëmijëve të tij”, tha Rama.
Nga mbledhja e grupit të PS, Edi Rama nuk i kurseu ironitë për socialistët e vjetër të lëkundur nga protestat, që kanë shfaqur jo pak kritika edhe në publik. Duke i quajtur ‘të rënët nga kali’, Rama tha se i morën çfarë mundën partisë, dhe pasi ranë nga kali filluan ti gjuajnë me këpucët e blera majë kalit.
“Një grumbullim i hatashëm gjërash që as janë njësoj as janë bashkë, por u mblodhën sëbashku në një prurje që nxori në bregun e gjithë atij oqeani virtual deri te dhëmbë të atyre që e kalëruan këtë parti sa mundën dhe kur ranë nga kali filluan ti gjuajnë me këpucët e blera majë kalit”, tha mes të tjerash Rama.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat që po zhvillohen kundër investimit në Zvërnec, teksa tha se kritikat ndaj qeverisjes janë të nevojshme, por jo kur ato sipas tij kthehen në identitet.
Për kryeministrin Rama, në Shqipëri politika bëhet jo për të zgjidhur problemin, por duke u siguruar që problemi të vazhdojë.
“Ne mund të bëjmë vetëm atë që bëhet për të kuptuar politikën sot. Ka shumë nga kjo e sotmja, që filozovë e historian e kanë përshkruar kohë më parë se të vinim ne, Facebook e Tik Tok. Ata mund të na ndihmojnë të kuptojmë atë që po ndodh. Njëri prej atyre që nuk jetoi në epokën e internetit, na ndihmon ta kuptojmë shumë më shpejtë mekanizmin që ushqen me kaq sukses historinë e algoritmeve. Kur kritika bëhet identitet dhe kur njeriu nuk lufton më që problemi të zgjidhet, por që të mos mbarojë kurrë. Sepse kur problemi zgjidhjet, duhet të gjendet një problem tjetër. Natyrisht politika s’është kuzhinë, por mekanizmat njerëzore nuk ndryshojnë aq shumë dhe as ata politikë jo e jo. Objekti ndryshon, mekanizmi mbetet. Sot është një projekt, nesër një ligj, pastaj një aleacë, pastaj një roje apo polic i dehur. Nuk ka rëndësi objekti, rëndësi ka që motori të mos pushojë. Sepse kur pushon, nuk ka më lëndë djegëse”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS lidhur me investimin në Zvërnec.
“Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital. Një vorbull më e madhe sesa përmasat e vendit tonë. Kjo vorbull përfshiu të reja, të rinj, patriot dixhitalë, komedianë të kthyer në kandidatë, delirantë me qeleshe, njerëz nga të gjitha kontinentet, media sociale dhe tradicionale nga të gjitha kontinentet, parti politike në Europë dhe në SHBA, aktorë të biznesit të turizmit në rajon dhe aktorë shtetërorë malinj ndaj Shqipërisë. Natyrisht edhe karavidhet opozitare të vendit tonë. Befas Zvërneci u bë kërthiza e botës, ku po vendosej fati i ngrohjes globale. Bulevardi i Tiranës u bë sheshi ku qindra mijëra njerëz, sipas vetë Sanders, iu turrën oligarkisë botërore. Bota shqiptare u njehsua me histerinë e kanaleve sociale, duke bashkuar në një armatë të vetme çlirimtare zogjtë më elegantë të botës, Flamingot, me fundin e kazanit dixhital”, tha mes të tjerash Rama.
Komente









S flet per problemet e shumta qe ke eshte cdo gje katarsofe ne shendetesi ne neper gjykata intsitucione i ke te korruptura.eshte boshatisur shqiperia ti flet budalleqe.jep doreheqje edhe ik se je bere bajat
Përgjigjujane zgjuar per bukurirat qe i ke bere TI ketij vendi o palle ariu.
PërgjigjuI mbaruan “dardhe e fiq” dhe tani ka dale me “kepucet maje kalit”!! Kerkon “fakte” nga te tjeret dhe vete vetem pellet, mengjez e darke! Dy zv.kryeministra; nje I brendshem, finanance, ekonomi, shendetesi, e qindra nen ta, e paharruar pushtet lokal nga Tirana e kudo neper burgje ose rruges!!! Apo deputet-kriminele si Tome Doshi e me radhe!!!! E mbani mend, per vite trumbetoi nje falje fiskale per krimin e organizuar?? Apo takime me emisare te tij nga SHBA e Meksike???? Me fakte se kaq cdo prokurori ne bote do I kishte enderr te kishte plasur nen pranga nje satrap te tille.
PërgjigjuPerse nuk flet per problemet reale por kercen si kanguri ne zigzage neper njolla psiko-sociale te disa individeve: - Rruget te mbeten rrugeve edhe ty me keq se ¨gogolit¨ Sali Berisha = ku kane perfunduar milionat e eurove, - - - - - Pronat, private e shteterore i katandiset ne dite te hallit ne Vloren e Bregut e te Zvernecit me Kadastren pa Kadaster, ku ne 11 vitet e fundit jane ¨dorehequr¨ 17 drejtore ?! - - - - - Shendetsia nuk eshte per asnje segment falas ashtu si e propagandon, por edhe ne c'menyra e permasa zeri i buxhetit per shendetsine ne keto 13 vite eshte vjedhur e grabitur me miliona eur e rrjepur deri ne palce, - - - - - Shqiperia vendi i dyte ne Europe, pas Norvegjise per sasine e ujit pre fryme, e ndoshta i pari per cilesine e ujerave, nuk pi dot uje ne rubinetin e shtepive, - - - - - produkte qe shiten per ushqime e qe jane totalisht kancerogjene, - - - - - asnje Inspektorat nuk funksionon si i tille, por si MAFIE qe mbush xhepat dhe kutite e votimeve sepse zgjedhje nga 2008 nuk ka me as brenda partive e jo e jo kombetare e lokale, - - - - - etj. etj. etj.
PërgjigjuJe shume i sakt
Rama, me mire ik ti, se te vazhdojne prinderit te qajne per femijet qe po ju ikin perdite.
PërgjigjuBatuta pa pik lidhje te rendomta te bera nga nje troglodit si puna jote
PërgjigjuPër neomaloken përgjegjësia është e jotja që ke futur llum në parti...
Përgjigjueshte me e thjeshte dhe nuk ka lidhje me algoritma. 1. qeveria jote mori zvarre njerezit. c'pune ka algoritmi ketu? 2. ata qe ishin ne mes te puneve kane mbytur boten me droge. c'pune ka algoritmi ketu? 3. ti genjeve njerezit se jane 400 miliarde, pa pasur projekt. c'pune ka algoritmi ketu? ke edhe shume kusure te tjera pastaj qe nuk kane lidhje fare me shkencen po vetem me arrogancen dhe korrupsionin e kesaj qeverie
PërgjigjuËshtë skandaloze që paska kaq shumë anti SHBA në këtë vënd që ka vuajtur nga komunizmi,mir thonë ujku qimen e ndëron por zakonin se harron.
Përgjigju