Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë me me 82 kartona të mazhorancës u votua kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Avokati Fran Dashi i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report TV, tha se Belinda Balluku duhet ta kishte dhënë vetë dorëheqjen dhe të përballej me drejtësinë.

Dashi mori si shembull rastin e Saimir Tahirit, i cili sipas tij dhe dorëheqjen edhe nga posti i ministrit, por edhe nga imuniteti, për t’u përballur në mënyrë fisnike me drejtësinë.

Si shtoi se Balluku e ka vënë në siklet mazhorancën socialiste, teksa tha më tej se SPAK do t’i dorëzojë Kuvendit një kërkesë të dytë për heqjen e imunitetit të saj.

“Situata të tilla vetëm e çojnë vendin drejt një krize, për të cilën do të kërkohet vetëm ndërhyrja e aleatëve të NATO-s dhe partneriteti i SHBA-ve, për të zgjidhur ngërçin politik që ka kapur Legjislativin, Ekzekutivin dhe Gjyqësorin. SPAK është e vërtetë që doli me 2 masa sigurimi për Ballukun, ndalim për të dalë jashtë shtetit dhe pezullim nga funksionet e ministres dhe zv.kryeministres.

Sot kemi dëgjuar në Parlament raportin e mazhorancës dhe opozitës. Unë i jap plotësisht të drejtë raportit të opozitës sot. Saimir Tahiri dha dorëheqjen nga posti dhe nga imuniteti. Ai qëndroi si fisnik përballë drejtësisë, derisa ai mori atë çfarë mori në Shkallën e Parë dhe në Apel dhe e mbylli karrierën e tij, por nuk vuri në siklet mazhorancën socialiste. Ne kemi parë reagimin e gjitha ambasadave të akredituara në Shqipëri.

Ambasadat vërtetë nuk fusin hundët në punët e brendshme të shtetit, por ata këshillojnë, sepse Shqipëria po shkon drejt një marrëveshje për t’u bërë pjesë e BE. Kur ti bëhesh shkaktar për një politikane që të zbatohet drejtësia, këtu e vë në dyshim edhe Reformën në Drejtësi. SPAK pritet t’i drejtohet edhe me një kërkesë tjetër Kuvendit, me prova të tjera, për imunitetin e Ballukut. Tani Balluku duhet të dorëzohet”, tha avokati.