PS publikon videon: Nëse voton Lulin sjell në pushtet Ilirin dhe Saliun, 25 prilli do të jetë një zgjedhje pro drejtësisë

Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha

Partia Socialiste e Shqipërisë ka publikuar një video në mediat sociale ku ka ironizuar koalicionin pazgjedhor mes PD-së dhe LSI-së.

Në videon e postuar nga Partia Socialiste, shkruhet se ndërkohë që Lulzim Basha bën koalicione të së shkuarës me Monika Kryemadhi dhe aleatët e tjerë, Edi Rama po sjell njerëz të rinj me integritet në Partinë Socialiste.

Bashkangjitur me videon Partia Socialiste nënvizon se: Nëse voton koalicionin e së shkuarës, nëse voton Lulin sjell në pushtet Ilirin dhe Saliun. Prandaj 25 prilli do jetë një zgjedhje pro drejtësisë dhe zhvillimit. Në 25 prill zgjedhim për të çuar deri në fund punët e nisura. #SkaKohëPërPushim.

 

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Strukturë e armatosura për mbrojtjen e votës, ju duket normale strategjia e PD-së për zgjedhjet?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Ministri i Jashtëm gjerman në Prishtinë, programi i vaksinimit në fokus të bisedimeve