'Presidenti investoi për të sjellë Di Biagio-n', Dinamo reagon pas dorëheqjes së trajnerit

'Presidenti investoi për të sjellë Di Biagio-n', Dinamo reagon pas dorëheqjes së trajnerit

Luigi Di Biagio, ish-trajner i Dinamos

Nëntë ndeshje, dy fitore, një barazim dhe gjashtë humbje. Këto ishin bilancet e Luigi Di Biagios në krye të stolit të Dinamos në Superligë. Me vetëm shtatë pikë të grumbulluara, 52-vjeçari nga Roma e la ekipin në vendin e fundit të klasifikimit.

Humbja me përmbysje në fund 2-3 nga Teuta bëri që Di Biagio të jepte dorëheqjen dy ditë më parë, me Dinamon që ka treguar se kanë investuar për të sjellë në ekip një emër si ai, duke i uruar suksese.

"FC Dinamo City njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Luigi Di Biagio. Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi e falënderon trajnerin për impenjimin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtyre muajve që drejtoi skuadrën tonë dhe shpreh mirënjohjen për nivelin e lartë të kulturës sportive. Presidenti Bardhi investoi duke sjellë një imazh mjaft të njohur të futbollit europian, pavarësisht se rezultatet nuk ishin ato që priteshin. Trajnerit Di Biagio i urojmë fat dhe suksese në karrierën e tij të mëtejshm", njofton Dinamo.

Tanimë Blutë kanë vendosur se në vend të Di Biagios të rikthejnë në stol Dritan Mehmetin, ish-trajnerin që i ngjiti në Superligë dhe që drejton ekipin e të rinjve.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?