Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho komentoi votimin e ditës së sotme në Parlament duke thënë se sot ka mori fund maskarada antikushtetuese e Edi Ramës kundër Presidentit të Republikës.

Spaho ka shkruar në postimin e tij në rrjetet sociale se sot u provua botërisht se Presidenti Ilir Meta e ka respektuar Kushtetutën pikë për pikë. Sipas tij Komisioni i Venecias ka provuar drejtësinë e Presidentit.

"Sot mori fund maskarada antikushtetuese e Edi Ramës kundër Presidentit të Republikës dhe akteve të tij të drejta për të mbrojtur zgjedhjet demokratike dhe për të respektuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur.

U provua botërisht që Presidenti Ilir Meta ka respektuar Kushtetutën pikê për pikë, pasi Venecia i vuri vulën drejtësisë dhe korrektësisê kushtetuese të çdo veprimi të Presidentit.

Votimet moniste antikushtuese të 30 qershorit vitin e kaluar provuan gjithashtu se Edi Rama është një pakicë. 85% e shqiptarëve e refuzuan qeverisjen e tij. Kjo maxhorancë refuzuese mezi po pret të vulosë me votë rotacionin politik dhe ndryshimin për të cilin vendi ka kaq shumë nevojë",- shkruan Spaho.