‘PS skenar për të ndërhyrë në njësinë ku do votohet elektronikisht’ Celibashi i përgjigjet Metës: Procesi, 100% i sigurt për moscënimin e integritetit të votës

‘PS skenar për të ndërhyrë në njësinë ku do votohet elektronikisht’ Celibashi i përgjigjet Metës: Procesi, 100% i sigurt për moscënimin e integritetit të votës

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se votimi dhe numërimi elektronik është 100% i sigurtë dhe se nga ana e KQZ-së janë marrë të gjitha masat që ky projekt të jetë i suksesshëm.

I pyetur në lidhje me dyshimet e presidentit Ilir Meta, se ka një skenar nga PS për të ndërhyrë në njësinë ku do votohet elektronikisht, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se nuk do të komentojë deklarata politikanësh, por theksoi se votimi dhe numërimi elektronik është 100% i sigurtë.

'Ne nuk duam të komentojmë mbi çdo deklaratë të kujtdo politikani përfaqësues partie politike apo institucionesh por ju them me siguri të plotë, procesi është 100% i sigurtë dhe nuk ka asnjë lloj shansi që edhe dikush tjetër në mënyrë jonistitucionale të përpiqet që ta manupulojnë atë. Rezultati i zgjedhjeve që do të dalë do të reflektojë 100% vullnetin e zgjedhësve në atë njësi zgjedhore. Në tërësi edhe në aspektin organizativ, ashtu edhe në njësinë e tjera zgjedhore në të gjithë territorin  vendit ofron siguri të plotë për moscënimin e intergitetit të votës.'- tha Celibashi.

'Nuk mendoj se do të jetë një proces i thjeshtë në kuptim të operimit, por jo në kuptim të raportit të zgjedhësit me makinën. Nga KQZ janë marrë të gjitha masat që ky projekt të jetë i suksesshëm.’- tha më herët Celibashi

Ndërkohë që nënkomisionerja e KQZ-së Lealba Pelinku tha se janë bërë përzgjedhje për të parë nëse pajisja plotëson kriteret e duhura.

‘Po kryhen testime, ajo çfarë po shihni në çdo pajisje janë hedhur të dhënat e regjistrit të votuesve. Sot kemi përzgjedhur të bëjmë testime për të parë nëse pajisja i plotëson kriteret e duhura, duke stimuluar situata të ndryshme. Në fund do të kemi edhe një raport!’- tha Pelinku.

Një ditë më parë presidenti Ilir Meta, duke rikujtuar qytetarët se presidenca ka hapur një institucion paralel për të monitoruar zgjedhjet, bëri publik denoncimin e parë ku tha se PS po tenton që të ndërhyjë në KZAZ në njësinë nr.10 në kryeqytet, ku do të aplikohet për herë të parë votimi dhe numërimi elektronik. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:39
Soreca 'zbret' në terren ditën e zgjedhjeve: Do vizitoj një numër të madh qendrash votimi! Shqiptarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka bërë me dije se do të "zbresë" në terren në ditën e zgjedhjeve, ku do të vizitojë një numër të madh qendrash votimi më 25 prill. Me një postim në Twitter, Soreca thotë se po ashtu të pranishëm në 'terren' më 25 prill do të jenë edhe përfaqësues nga vende të tjera anëtare të BE.

Më tej Soereca inkurajon qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar më 25 prill, duke theksuar se BE mbështet Shqipërinë.

"Së bashku me shumë kolegë të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian do të vizitoj një numër të madh të vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve. Ne inkurajojmë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar të gjitha masat kundër COVID-19. BE qëndron pranë Shqipërisë", shkruan Soreca.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë