Për Bashkinë e qytetit bregdetar të Vlorës, socialistët zgjedhin të garojnë me mjekun Dritan Leli, duke lënë mënjanë kryetarin aktual Shpëtim Gjika, i cili është në proces gjyqësor në Apel për abuzimin me lejet e ndërtimit. Në Himarë PS do të hyjë në garën e zgjedhjeve të 21 Qershorit me kryetarin aktualisht të Himarës Gjergji Goro, ndërsa në Sarandë socialistët kandiduan gazetaren Floriana Koka. Kështu kreu aktual i bashkisë Stefan Çipa nuk do të mund të garojë për një mandat tjetër në Sarandë. Në bashkinë e Libohovës PS kandidoi Liza Mandi. Emrat e kandidatëve të bashkive të qarkut Vlorë u bënë publike nga deputetja socialiste e këtij Qarku, Valentina Leskaj, pas takimit të mbajtur në selinë rozë.
Po ashtu, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, deputet i Gjirokastrës, bëri publik kandidatët e këtij qarku. Për Tepelenën socialistët kanë zgjedhur të rifusin
në garën elektorale më Tërmet Pecin, në Memaliaj me Durim Roshin, në Përmet rikandidohet Gilberto Jaçe, ndërsa në Bashkinë e Këlcyrës kandidati zyrtar i PS është Klemend Domi.
Nderkaq, sipas marreveshjes se koalicionit me LSI-ne, ne Bashkine e Gjirokastres kandidatja e se majtes eshte Zamira Rama, e cila garon ne keto zgjedhje nen siglen e LSI.
Ndërsa kandidatët e bashkive më të mëdha janë zyrtarizuar nga e majta, ajo që mbetet ende mister është Tirana.
Ora 10:10 Rama takon Metën për kandidaturat
Menjëherë pas takimeve me deputetet e qarkut të Vlorës dhe Gjirokastrës në selinë e PS, Rama iu drejtua kryesisë së Kuvendit ku përreth 60 minuta pati një takim me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, aleatin e tij në qeverisje. Takimi zgjati mbi një orë, por nuk u dha informacion për mediat për emrat apo detaje të tjera që u diskutuan që takimit.