Pse Berisha nuk ngushëlloi, vdekjen nga COVID të zëvendës kryeministrit të tij, Bashkim Kopliku?

Pse Berisha nuk ngushëlloi, vdekjen nga COVID të zëvendës kryeministrit të tij, Bashkim Kopliku?

Kreshnik Spahiu

Dje u nda nga jeta Prof. Bashkim Kopliku.

Për ata që janë të rinj po ju kujtoj se ai:

Ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, i dekoruar me "Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë", nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993.

Dje ai ndërroi jetë në avion teksa po shkonte në Itali për tu kuruar nga Covid19.

Qindra personalitete shkruan dhe ngushëlluan dje, ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, me përjashtim të atij që e kish detyrim i pari.

Sali Berisha e kishte zv/kryeministr por si zakonisht e kishte hedhur rrugve sespe ashtu ka bërë 100% me çdo numrrat dy në parti. 

Unë po ju kujtoj që ai nxori nga partia gjithë nunrat 2 dhe zv/kryeministrat.

Bashkim Kopliku

Dashamir Shehi

Gramoz Pashko

Ilir Rusmaili

Bamir Topi

Gazmend Oketa

Jozefina Topalli

Vet i zgjidhte dhe vet i denigronte.  

Vet i bënte heronj dhe pastaj i bënte tradhtar.

Sali Berisha i hedh rrugve duke i vrarë politikisht, por më pas hyn në hasmëri për së gjalli dhe për së vdekuri.

Aq shumë i urren sa nuk i uron dot as kur ndrrojnë jetë.

Mos e shihni Berishën me kostum dhe kollare, sepse aty nuk do e dalloni shpirtin e tij.

Populli thotë:“Djalli fshihet në detaje”

Tradita e dhe Kanuni Malsisë Gjakovës e kërkojnë qē sot ai, të ishte në krye të funeralit sepse humbi bashkpuntorin më elitar, të viteve të lavdishme të Partisë Demokratike, por fatkeqsisht, ai nuk shpenzon as dy rreshta ngushëllim për njeriun e tij të afërt që ndrroi jetë.

Nuk ja fal kritikat që Bashkim Kopliku i përi këto vitet e fundit.

Urrejtja i ka errur sytë për të harruar çdo Kanun apo traditë shqiptare.

Urren çdo kënd që i del kundër në këtë botë dhe botën tjetër.

Për Berishën, Bashkimi është një kufomë, që nëse do kish mundësi do përdorte si arkivolin e Azemit për të hapur dyert e kryeministrisë apo si kufomat e Covid19 që kanë mbushur portalet e Partisē Demokratike.

Veçse nuk është i aftë të kuptoj se në frigoriferin e morgut ka futur Partinë e tij, që e krijoi me Bashkimin, Azemin, Gramozin, Banirin, Dashin, Jozefinën, Astritin, Meksin .......

Lamtumirë Bashkim Kopliku: o burr fisnik dhe elitar. Ty sot të nderon Shqipëria, pavarsisht se të harroj partia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 24/11/2020 17:19

    KUR TE vdese krimineli sali i gjithe populli do gezohet dhe do shpetoje nga ky qen me morra...

    Përgjigju
  • O tej: 22/11/2020 17:35

    Kur te vdese Berisha. Qente e rruges kane per ta pshurrur

    Përgjigju
  • Genci: 22/11/2020 12:12

    Kreshniku, ky burre tallagjar qe nuk u ngop duke vjelle vrer. Qe nuk le rehat as te sapo vdekurit vec per tu marre me Berishen e Bashen. Burre leshi

    Përgjigju
    • Cfare te them: 23/11/2020 18:12

      Fakti injorohet si gjithmone dhe për vishen mëngët për të hedhur shqelma. Nuk shikon realitetin por të vjelluren e Saliut që ka bere ne kete 30 vjet

  • Scutari: 22/11/2020 10:35

    Sepse eshte komunist dhe sipas kodit te tyre i ndjeri ishte shpallur armik i partise dhe si i tille nuk meriton asnje respekt!!

    Përgjigju
    • Keshilli i Bashkise Vlore: 22/11/2020 11:09

      B.Kopliku ishte burreshtetas, intelektual mendjehapur, atdhetar dhe njeri me dinjitet. U prehte ne paqe shpirti i tij!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja