Pse duhet ta lini një monedhë
në frigorifer kur dilni nga shtëpia

Pse duhet ta lini një monedhë<br />në frigorifer kur dilni nga shtëpia
A ju ka ndodhur të ktheheni në shtëpi nga puna apo nga një udhëtim i gjatë dhe e keni dyshimet nëse ka pasur elektricitet cdo ditë në banesë.

Ndoshta nuk ka pasur elektricitet për disa ditë, dhe kjo ka ndikuar që ushqimi t’ju prishet. Kur rikthehet elektriciteti, ushqimet ngrihen prapë dhe ju aspak nuk e dini se në çfarë gjendje kanë kaluar.

Pra, siç e dimë të gjithë, kjo është tejet e rrezikshme sepse disa ushqime janë në rrezik të shpërndarjes së salmonellës dhe baktereve tjera.

Por, sot do të mësoni një mënyrë se si ta zbuloni nëse duhet ngrënë ushqimi apo jo, dhe sa gjatë frigoriferi ka qëndruar pa elektricitet.

Gjërat që ju nevojiten:

– Një gotë

– Një monedhë

– Ujë

Vendoseni ujin në gotë dhe vendoseni në frigorifer që të ngrihet. Kur uji të bëhet akull, vendoseni një monedhë sipër dhe pastaj rivendoseni në frigorifer gotën.

Pastaj, kur të riktheheni nga pushimet apo puna, para se të hani ushqim nga frigoriferi, fillimisht shikoni ku është monedha.

Nëse monedha është ende në maje, atëherë kjo është në rregull. Por, nëse monedha gjendet në fund të gotës, kjo do të thotë se nuk ka pasur elektricitet për një kohë të gjatë. Atëherë nuk është mirë që të konsumohen ushqimet e gjendura në frigorifer. /Telegrafi

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima