Pse e gjunjëzoi Ilir Meta, Sali Berishën?

Pse e gjunjëzoi Ilir Meta, Sali Berishën?

Sali Berisha dhe Ilir Meta

Nëse ka një fitore reale të Ilir Metës më 2 mars, nuk është as kauza fallco e tij, as retorika banale e Presidencës për mitingje politike, por gjunjëzimi i Sali Berishës prej tij.

Prej tërheqjes së Lulzim Bashës nga rruga radikale e protestave, pas dështimit të tyre vitin e kaluar, dilema e opozitës ishte se si do të vazhdohej më tej.

Berisha nuk hoqi dorë në asnjë moment nga thirrjet për protesta dhe vazhdimi i rrugës radikale me mjete të tjera.

Lulzim Basha nuk e kundërshtoi kurrë me fjalë këtë gjë, por me vepra nisi diçka tjetër. Ai ju kthye normalitetit politik, u ul në tryezën për reformën zgjedhore, dhe filloi të promovojë një dimension njerëzor në spotet publicitare që përgatisin imazhin e tij për zgjedhje.

Kjo duket se i çmendi të gjithë në opozitë.

Sali Berisha edhe pse ngjan si tigri i opozitës, në të vërtetë është një tigër i mbyllur në kafaz, që është i detyruar të ushqehet me atë çfarë i jep Lulzim Basha.

Ai nuk ka luksin as ta sulmojë Lulzim Bashën, as ta shkarkojë, as të ndahet prej tij. Ai ka në dorë vetëm të mërmërisë dhe të thotë të kundërtën e asaj që thotë Lulzim Basha, duke bërë sikur nuk e ka mendjen se çfarë bën ai.

Pikërisht në këtë moment u shfaq Ilir Meta dhe halli i tij. Përpjekjet për ta shkarkuar atë nga president dhe ngritja e mundshme e Gjykatës Kushtetuese brenda vitit, rrezikon seriozisht të ardhmen e tij politike.

Në këto kushte, Ilir Meta ka përgatitur partinë e tij të re, një parti me frymë të ekstremit të djathtë, nacionaliste, ksenofobe, nën shembullin e partive të Orbanit, Sharonit apo të ngjashmëve të tyre.

Kjo është e vetmja mënyrë që Ilir Meta të gjejë një elektorat të ri nga e djathta, i cili mund ta rifaktorizojë atë.

Sali Berisha, i gjendur mes dilemës që i vjen nga Lulzim Basha, i cili bën sikur nuk e dëgjon çfarë thotë Berisha, dhe Ilir Metës, që i kërkon me ngulm ose t’i bashkohet lëvizjes së tij, ose do përfundojë në pranga bashkë me të, duket se zgjodhi Ilir Metën.

Mbështetja e Berishës ndaj Ilir Metës, në fakt është një faktorizim i fortë i Metës si një pol i ri opozitar, dhe një mënyrë që të mos përballet me refuzimin e përditshëm që Lulzim Basha po i bën thirrjeve për kurs radikal dhe marrje pushteti me dhunë.

Sali Berisha ka zgjedhur të mos turpërohet nga Basha që bën sikur nuk e dëgjon, por të jetë me Ilir Metën, që i përgjigjet thirrjeve të tij për luftë.

Kjo duket qartë tek ata që deklarojnë mbështetjen për 2 marsin, që janë i gjithë rrethi politik dhe njerëzor i Sali Berishës. Përfshi dhe portalet e familjes së tij, që tallen me Bashën pse është bërë normal.

Sot opozita në të vërtetë është dypolare. Ajo ka një lider zyrtar të saj, që shpreson ta udhëheqë PD-në deri më 2021, dhe një pretendet për kryetar të ri opozite, pas vitit 2021.

Kjo është hera e dytë që Ilir Meta e bën politikën shqiptare tre polare. Për herë të parë e bëri më 2004, kur krijoi dy pole në qeveri përballë opozitës së bashkuar.

Kjo është hera e dytë kur po krijon dy pole në opozitë, përballë një shumice shumë të bashkuar./ tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shi foton: 29/02/2020 22:36

    Fy pushta dy persona qe i kane duart te lyer ne gjak

    Përgjigju
    • Remi: 01/03/2020 18:39

      Ne fakt jane me shume se dy pushta qe i kane duart te lyera me gjak

  • O tej: 29/02/2020 22:26

    Meta do haje nje mut te madh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Lufta ndaj kriminalitetit ka nevojë për klimë normale politike, institucione të pavarura dhe guxim të reagimit të qytetarëve duke i refuzuar në masë si fenomene!

Lufta ndaj kriminalitetit ka nevojë për klimë normale politike, institucione të pavarura dhe guxim të reagimit të qytetarëve duke i refuzuar në masë si fenomene!