Pse edukimi mediatik është i domosdoshëm për të rinjtë?

Pse edukimi mediatik është i domosdoshëm për të rinjtë?

Foto ilustruese

10 arsye pse Media Literacy (Edukimi Mediatik) është i domosdoshëm dhe duhet integruar në kurikulat shkollore:

1. Edukimi mediatik i inkurajon të rinjtë të ngrejnë pikëpyetje, peshojnë, kuptojnë dhe vlerësojnë kulturën e tyre multimediale. Ai i mëson të bëhen konsumatorë dhe përdorues aktivë, të angazhuar të medias.

2. Edukimi mediatik e sjell botën në klasë, duke u dhënë qasje direkte dhe rëndësi lëndëve tradicionale si historia, anglishtja, shëndetësia, qytetaria dhe artet krijuese. Ai shërben si një urë e përsosur për integrimin e lëndëve dhe studimeve ndërdisiplinore.

3. Edukimi mediatik mishëron dhe çon përpara pedagogjinë aktuale, e cila thekson të mësuarit me në qendër studentin, njohjen e inteligjencës së shumëfishtë dhe analizën dhe menaxhimin – në vend të thjesht ruajtjes – të informacionit.

4. Edukimi mediatik bazohet në qasjen e shëndoshë pedagogjike të fillimit të të mësuarit aty ku janë fëmijët.  Media – muzika, komiket, televizioni, videolojërat, interneti dhe madje edhe reklamat – janë një pjesë e jetës që të gjithë fëmijët e shijojnë. Mediat krijojnë një mjedis të përbashkët dhe, për rrjedhojë, janë katalizatorë për të mësuarit.

5. Edukimi mediatik i inkurajon të rinjtë të përdorin mjetet multimediale në mënyrë krijuese, një strategji që kontribuon në “të kuptuarit duke bërë” dhe i përgatit ata për një fuqi punëtore që kërkon gjithnjë e më shumë përdorimin e formave të sofistikuara të komunikimit.

6. Në një shoqëri të shqetësuar për rritjen e apatisë së të rinjve ndaj procesit politik, edukimi mediatik i angazhon të rinjtë në çështjet e “botës reale”. Ai i ndihmon të rinjtë ta shohin veten si qytetarë aktivë dhe kontribues potencialë në debatin publik.

7. Në një shoqëri të larmishme dhe pluraliste, studimi i medias i ndihmon të rinjtë të kuptojnë se si portretizimet mediatike mund të ndikojnë në mënyrën se si ne i shohim grupet e ndryshme në shoqëri: ai thellon të kuptuarit e të rinjve për diversitetin, identitetin dhe dallimet.

8. Edukimi mediatik ndihmon rritjen personale dhe zhvillimin social të të rinjve duke eksploruar lidhjet midis kulturës popullore – muzikës, modës, programeve televizive, filmave dhe reklamave – dhe qëndrimeve të tyre, zgjedhjeve të stilit të jetesës dhe imazhit për veten.

9. Edukimi mediatik i ndihmon fëmijët të kritikojnë përfaqësimin mediatik, duke i mësuar ata të bëjnë dallimin midis realitetit dhe fantazisë, ndërsa krahasojnë dhunën mediatike dhe dhunën në jetën reale, heronjtë e medias dhe heronjtë e jetës reale, dhe modelet e rolit të medias dhe rolet e pritshmëritë në jetën reale.

10. Teksa shumica e studentëve i drejtohen së pari Internetit për kërkime, edukimi mediatik është një komponent thelbësor i edukimit për Teknologjinë e Komunikimit dhe Informacionit, duke ndihmuar të rinjtë në zhvillimin e aftësive dhe strategjive të të menduarit kritik për optimizimin e kërkimeve, vlerësimin dhe vërtetimin e informacionit dhe shqyrtimin e çështjeve të plagjiaturës dhe të drejtave të autorit./ Bota.al

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë