Alban Daci: Pse fitoi Tavo?

Alban Daci: Pse fitoi Tavo?

Vangjel Tavo dhe Edi Rama, marrë nga video e postuar në fb nga kryeministri

Në fakt, shpresojmë dhe uroj që këto të jenë zgjedhjet e fundit ku kandidatët të jenë eskluzivisht minoritarë, edhe pse në fakt këta të fundit janë një minorancë në raport me pjesën tjetër të popullsisë! Duhet të marrë fund nënshtrimi i partive shqiptare ndaj presionit të politikës së Athinës! Këtë fitore e kisha parashikuar që në fillim! Megjithatë, edhe pse të dy kandidatët ishin minoritarë, kishte një dallim të madh sipas meje mes tyre! Tavo vjen nga eksperienca të rëndësishme shtetërore gjatë të cilave ka pranuar dhe ka respektuar me seriozitet Kushtetutën e Shqipërisë! Tavo me sjelljen e tij është një dëshmi se si duhet të sillen e çfarë qasje duhet të kenë edhe anëtarët e tjerë të ashtuquajtur "minoritarë"! 


Mesazhi i Tavos ishte dhe mbetet i qartë: "Jam me kombësi greke, sepse kështu e ka dashur historia, por kam lindur dhe jam rritur në Shqipëri dhe ky është Shteti im". Ndërsa pala tjetër për fat të keq të mbështetur nga PD, vazhdojnë linjën e tyre ekstreme: jetojmë fizikisht në Shqipëri, por Shteti dhe kombi ynë janë Greqia! Kjo palë, për fat të keq nuk pranon as institucionet shqiptare si shtet, e as bashkëjetesën me shumicën shqiptare në vend! Pra, këta jetojnë fizikisht në Shqipëri, por me psikologji kombëtare e me qasje ndaj institucioneve sillen sikur jetojnë në Greqi! Dihet botërisht se kombësia, edhe kur është identike dhe reale nuk zgjidhen dot nga individi, por ky i fundit e ka në dorën e tij mënyrën e sjelljes dhe qasjen qoftë ndaj konceptit të kombësisë ashtu edhe ndaj konceptit të Shtetit dhe institucioneve!


Pala tjetër menduan se mund të fitonin zgjedhjet, duke sjellë dikë nga SHBA, i cili padyshim ngjason me "Doktor Gjilpërën" në këto zgjedhje! Fakti i importimit të kandidatit kaq larg dëshmon një të dhënë shumë pozitive: edhe ata që janë "minoritarë" në Himarë, por që nuk përbëjnë shumicën e popullsisë, janë pro linjës së njohjes e respektimit të institucioneve shqiptare, duke mos mohuar identitetin e tyre kombëtar! Pra, importimi i kandidatit dëshmon qartë krizën që ka Greqia për të pasur mbështetje tek banorët për politikat e saj, por këtë mbështetje nuk heziton t'a gjejë përsëri e për herë të dytë nga PD! Nuk mund të fitojë dikush për zgjedhje vendore që nuk ka jetuar fare vitet e fundit aty mes banorëve, e ndoshta nuk ka pasur as dokumentet shqiptare të identifikimit që mund t'i ketë bërë në momentin e fundit vetëm për të kandiduar! Politika është vendore, e sidomos kur bëhet fjalë për zgjedhje lokale! 

Rama vazhdon të fitojë, sepse ka nuhatjen më të mirë politike! Ai zgjodhi një minoritar si kandidat për të ulur tonet me Greqinë, por nga ana tjetër kandidati i tij është më shumë shqiptar me kulturë e qasje ndaj institucioneve shqiptare, sesa grek. Tavo nuk ka jetuar me kohë të gjata në Greqi dhe karrierën e tij e ka ndërtuar eksluzivisht në Shqipëri, duke respektuar e përfaqësuar me dinjitet institucionet kushtetuese të vendit! Fitorja e Tavos është më e mirë në alternativat e këtyre zgjedhjeve, e do të ketë një rol shumë të rëndësishëm ndaj bashkëkombësave të tij, duke dhënë shembullin e tij personal se respektimit dhe njohja e institucioneve shqiptare është mundësia e vetme dhe më e mirë për të mbrojtur të drejtat dhe për të bashkëjetuar në paqe e prosperitet!

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës