Pse karantina për të pavaksinuarit, është e justifikueshme nga pikëpamja etike

Pse karantina për të pavaksinuarit, është e justifikueshme nga pikëpamja etike

Rastet e reja me Covid-19, janë në rritje në disa vende evropiane. Në kundërpërgjigje, Austria dhe Rusia po planifikojnë rivendosjen e bllokimeve, por këtë herë vetëm për të pavaksinuarit. A është etike kjo lëvizje? Disa vende po zbatojnë tashmë skemat e pasaportave të vaksinave, si për të udhëtuar, ashtu edhe për të hyrë në hapësira të caktuara publike.

Pasaportat i trajtojnë ata që e kanë bërë vaksinën – apo që kanë prova se e kanë kaluar virusin – ndryshe nga ata që nuk kanë bërë vaksinën. Por bllokimet selektive të propozuara, do të rrisin ndjeshëm kufizimet për të pa vaksinuarit. Edhe pse kufizojnë liritë individuale,bllokimet në fjalë, mund të justifikohen nga pikëpamja etike, kur ato janë të nevojshme dhe proporcionale, për të arritur një përfitim të rëndësishëm për shëndetin publik.

Gjithsesi, nëse bllokimet selektive janë të justifikuara, kjo varet nga ajo që ato synojnë të arrijnë. Një nga përfitimet e një bllokimi, është se ai mund të parandalojë mbingarkesën e sistemit të kujdesit shëndetësor të një vendi, sidomos spitalet.

Por nëse ky është vërtet qëllimi, atëherë ka pak nevojë të mbyllen njerëzit që janë pak tërrezikuar të shtrohen në spital, siç janë për shembull ata që kanë marrë një vaksinë kundër Covid-19. Por ne gjithashtu mund të përjashtojmë nga bllokimi të rinjtë (edhe nëse janë të pavaksinuar), të cilët janë më pak të rrezikuar nga format e rënda të Covid-19 (një bllokim i fundit në Moskë ndoqi këtë qasje).

Pra, ky synim do të mbështeste vetëm një bllokim selektiv, që synon të moshuarit e pavaksinuar, ata që janë vulnerabël nga pikëpamja mjekësore, apo të dyja bashkë. Por synimi kryesor i një bllokimi, mund të jetë ndalimi i përhapjes së mëtejshme të virusit.

Meqë të rinjtë dhe të moshuarit, paraqesin rreziqe të ngjashme të transmetimit të mëtejshëm,ky fakt nuk do të mbështeste një bllokim të përzgjedhur sipas moshës. Megjithatë, një bllokim i justifikuar mbi këtë bazë, nuk duhet të bëjë ndoshta dallimin midis njerëzve të vaksinuar dhe atyre të pa vaksinuar.

Kjo për shkak se vaksinat e reduktojnë por nuk e eliminojnë tërësisht transmetimin. Qëllimi i reduktimit të transmetimit, mund të mbështet vetëm tek futja në bllokim e të gjithë popullsisë. Dhe në këtë rast, nuk është e qartë nëse përfitimi do të ishte proporcional me koston e një bllokimi të tillë.

Një justifikim krejt i ndryshëm, si për pasaportat e vaksinave ashtu edhe për bllokimet selektive për të pa vaksinuarit, është se ato mund t’i inkurajojnë njerëzit të vaksinohen.

Në fakt, zëvendëskryeministri i Skocisë, Xhon Suini, deklaroi se qëllimi i pasaportës së vaksinës në vend, është rritja e normës së vaksinimit.

Është e qartë, që nëse synimi i kufizimeve të reja të një bllokimi, është që njerëzit ta bëjnë vaksinën, ajo duhet të zbatohet vetëm për ata që nuk janë vaksinuar ende. Megjithatë, kjo qasje është e dyshimtë nga pikëpamja etike. Kufizimi i lirisë individuale, vetëm për të nxitur dikë të veprojë në një mënyrë të caktuar, përbën shpesh një detyrim.

Kur rreziqet janë të larta, ndonjëherë mund të jetë e justifikueshme që të imponohet një farë mase presioni shtrëngues, për të arritur qëllimet e autoriteteve të shëndetit publik. Për shembull, për të parandaluar dëmtimin e të tjerëve. Por kostot për autonominë individuale janë të konsiderueshme.

Ndaj presioni shtrëngues, mund të justifikohet vetëm nëse është i nevojshëm për të arritur disa qëllime shumë të vlefshme. Po ashtu, do të ishin etikisht të preferueshme metoda të tjera të rritjes së vaksinimit pa e cënuar lirinë individuale, si fushatat edukative dhe përdorimi i stimujve.

Një kundërshtim i zakonshëm ndaj pasaportave të vaksinave, të cilat mund të zbatohen gjithashtu dhe për bllokimet selektive, është se ato i trajtojnë njerëzit në mënyrë të pabarabartë. Për këtë arsye, disa njerëz mund të jenë të kënaqur me mbylljen e të gjithë popullatës, por jo të një grupi të caktuar, siç janë të moshuarit e pa vaksinuar apo të pavaksinuarit në tërësi.

Megjithatë, trajtimi i pabarabartë nuk është gjithmonë i pajustifikuar. Edhe nëse bllokimet selektive i trajtojnë njerëzit ndryshe, ky nuk është domosdoshmërisht një diskriminim. Ne kemi sugjeruar më herët se në reagimin  ndaj kësaj pandemie, përballemi me një trilemëmidis lirisë, barazisë dhe vdekjeve nga Covid-19.

Bllokimet selektive, janë një ilustrim i kësaj lloj zgjedhjeje. Në përgjigjen tonë ndaj rigjallërimit të pandemisë, ka dilema etike të pashmangshme. Ne duhet të vendosim se cilavevlera etike do t’i japim përparësi, dhe cilat t’i lëmë pas dore.

Në zonat ku përhapja e virusit është në rritje, ne mund të reduktojmë vdekjet nga Covid–19,dhe t’i trajtojmë njerëzit në mënyrë të barabartë, duke vendosur një bllokim të përgjithshëm.

Por kjo do të përbënte një kosto shumë të madha ndaj lirisë. Një kosto që kancelari austriak Aleksandër Shallenberg nuk është i gatshëm që ta pranojë.

Duke mbrojtur bllokimin selektiv të vendit të tij, ai tha:”Unë nuk e kuptoj pse 2/3 e njerëzve duhet të humbasin lirinë e tyre, vetëm sepse 1/3 ngurron të vaksinohet”. Ndërkaq, ne mund t’i trajtojmë njerëzit në mënyrë të barabartë, dhe të mos kufizojmë lirinë e askujt.

Kjo mund t’i vendosë në rrezik sistemet e kujdesit shëndetësor, dhe të çojë në më shumë vdekje. Pra, bllokimet selektive mund të justifikohen për të parandaluar mbingarkesën e një sistemi shëndetësor. Ato mund të jenë të pabarabarta, por edhe alternativat janë të papëlqyeshme.

Shënim: Jonathan Pugh, studiues në filozofinë morale, Universiteti i Oksfordit. DominicWilkinson, neonatolog dhe profesor i Etikës, Universiteti i Oksfordit. Julian Savulescu, profesor i Etikës Biomjekësore, Instituti i Kërkimeve për Fëmijët Murdok, dhe i Universitetittë Oksfordit / “The Conversation” – Bota.al

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sëmundja e murtajës së derrave, vatër e re në Ishull-Lezhë! Asgjësohen 130 krerë bagëti

Sëmundja e murtajës së derrave, vatër e re në Ishull-Lezhë! Asgjësohen 130 krerë bagëti