Pse konservatorizmin shqiptar nuk mund ta bëjë dot Berisha & Co?!

Pse konservatorizmin shqiptar nuk mund ta bëjë dot Berisha & Co?!

Sali Berisha

Ka një qasje shumë interesante dhe intriguese në javët e fundit sa i përket konservatorizmit si ideologji në vendin tonë. Berisha, duke e konsideruar si trashëgimi ideologjike të vendeve me zhvillim të madh politiko-ekonomiko-kulturor, po mundohet t’ia veshi strukturave të veta ende të padukshme. Ndërkohë, fraksioni, ku bëjnë pjesë Imami, Kulluri, Harxhi u mundua ta tregojë konservatorizmin si pikën e tyre të referimit ndaj PD-së së Bashës. Më shumë akoma, një parti shqiptare ka mirëfilli emrin konservatore. Në fund, të gjithë në Shqipëri, kur i referohen Konservatorizmit, i referohen me të drejtë rastit britanik. Por këtu fillon edhe mëdyshja. A kemi traditë dhe histori të njëjtë apo ku mund të ngjajmë?!

Së fundmi, konservatorizmin po e përmend vend e pa vend Berisha në “Foltoret” e tij duke i dhënë një drejtim të ri ideologjik partisë, në të cilën ai nuk është më kryetar i saj. Paradoksi është se kështu në një farë mënyre respektin për institucionin (PD) dhe ruajtjen e tyre (konservimin e tyre), as nuk i duhet fare ose më saktë: nuk e llogarit.

Thelbi i konservatorizmit është i thjeshtë: “nuk ka të bëjë me korrektimin e natyrës njerëzore apo me formësimin e saj sipas konceptit të një zgjedhësi ideal racional. Ai përpiqet të kuptojë si funksionon shoqëria dhe ta bëjë hapësirën ne  kërkuar për të, të punojë në mënyrë të suksesshme”, thotë ideologu i saj i rëndësishëm Scruton. Dhe, thelbi i shpjeguar nga ai, përshembull atje ku flitet për marrëdhëniet e konfliktit, si në këtë rast që lidhet me dyshen Berisha-Basha; dominimit etj., është se: tejkalohen nga pranimi i të drejtave dhe detyrave të dyanshme apo dhe sensi që individi duhet të ketë lirinë e veprimit por edhe një sens të vërtetës.

Për të ardhur keq është se: kur shikon sesi po abuzohet me konservatorizmin, kur e di mirë se në Shqipëri nuk mund të zërë ende vend me peshën e duhur me këtë traditë të mangët politike, por edhe mënyrën sesi e respektojmë lirinë e individit dhe autonominë e institucionit, t’i stepesh. Të mjafton të shikosh nëmet boshe që në fakt janë luftë e pastër pushteti; nga ana tjetër, të dëgjosh folklorin tallave dhe mbi të gjitha amullinë që e shoqëron përmendjen e konservatorizmit dhe kupton se Partia Demokratike tashmë po jeton një nga momentet më të vështira të ekzistencës së saj, pikërisht mbrujtur nga njerëz që kanë përfituar më së shumti në emër të saj. Më tej akoma, në konservatorizëm strukturat i japin llogari njëra-tjetrës por edhe faktit që ekzistenca jonë qytetare duke marrë pjesë në këtë lloj polisi, duhet të forcojë për një kohë të gjatë lidhjet, shprehet Scruton. Në një sens, ajo që flitet për pronën, familjen, traditën kombin, nis e zhvillohet mbi këtë premisë në konservatorizëm. Por shiko mllefin ndaj Bashës, Ramës, emrave në PD, fuqinë ‘e humbur, që përvijohet  në “Foltore” ku besohet se ardhja në pushtet është çështje ditësh dhe do kuptosh realisht se Konservatorizmi alla Berisha është një çadër hipotetike, që në Shqipëri mbledh kinse demokratët, neo-komunistët ‘e reformuar’ dhe turmën pa busull, që kujton se konservatorizmi është si një lloj mjeti për të ardhur në pushtet.

Në të gjithë këto zhvillime të fundit te PD, ku për fat të keq janë bashkuar dhe anatemuesit dhe të përjashtuarit nga Berisha&Basha ka humbur virtyti i institucionit: respekti për partinë, kuvendin, vendin. Bash disa nga elementët që përcaktojnë realisht konservatorin, Dhe, mbi të gjitha, ashtu si e shkruante Scruton, kryesorja: Dinjiteti. “Demokracitë Perëndimore nuk e  krijojnë virtytin e qeverisë, në të kundërtën rriten prej saj, e citojmë atë. Vallë, a mund të rritet Demokracia shqiptare nga këto cene që na dalin si vlera nga “Foltorja”? Kjo i mbetet njerëzve që po shtyjnë “Foltoren” dhe presin t’i hanë kokën Bashës përmes sakrificës së Berishës. Por sërish konservatorizmi bazë kërkon një republikë me institucione që të funksionojë, ku patriotizmi i vërtetë do gjallërojë punën e pushtetit. Po a është vallë ky rasti i Konservatorizmit të ri, prezantuar ose më saktë cekur nga Berisha? E mbyllim më mirë këtu.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë