Një nga standardet bazë të auditimit më të lartë publik, ISSAI 20, në parimin e tij të gjashtë cilëson: ”Llogaritë financiare të institucioneve supreme të auditimit bëhen publike dhe i nënshtrohen kontrollit të auditimit të pavarur të jashtëm, nën mbikqyrjen parlamentare”. Në rast se një institucion i tillë kërkon besimin e plotë në publik dhe tek Parlamenti, agjent i të cilit ai është, për të siguruar se fondet publike janë përdorur me ekonomi, efektshmëri dhe efiçiencë nga Qeveria dhe institucionet e tjera shtetërore, këtë besim mund ta gjejë vetëm nëse është tërësisht transparent përpara qytetarit. Për t’i thënë:”Kam audituar përdorimin e fondeve nga taksat që ti paguan tek institucionet e tjera shtetërore, por po të jap edhe garancinë se fondet për këto auditime i kam shpenzuar si duhet“. Dhe KLSH e di se nuk mund të jetë tërësisht transparent përballë qytetarit, nëse është vetëm ai si institucion që thotë se fondet e besuara atij i ka përdorur me korrektësi.
Është pikërisht kjo që Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj, i ka kërkuar me shkresë zyrtare zj. Jozefina Topalli, ish-Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë më datën 2 shkurt 2012, pa mbushur dy muaj nga emërimi i tij në detyrë. Institucioni ia ka kërkuar auditimin profesional të jashtëm të llogarive të veta edhe z. Edmond Spaho, ish-Kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, dhe së fundi z. Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, z. Erion Braçe, Kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, si dhe z. Fatmir Xhafa, Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Ka qenë një katarakt kërkesash, që dëshmon për një shqetësim të ligjshëm dhe të thellë të KLSH. Pse një institucion kushtetues si ai, nuk mund të pajtohet me gjendjen që ka që nga viti 2002, pra mbi 10 vjet, që nuk auditohet nga një strukturë profesionale e jashtme, pra jashtë ndikimit të tij.
Një detyrim i tillë, krahas standardeve të fushes INTOSAI, buron edhe nga vetë ligji bazë i KLSH, Neni 3, paragrafi i tretë, i cili thekson: "KLSH duhet çdo vit të përgatisë llogaritë e tij në përputhje me Ligjin për Buxhetin. Llogaritë e tij kontrollohen nga një organ i pavarur, i caktuar nga Kuvendi dhe që raporton tek Kuvendi". I vetëdijshëm në detyrimin ligjor dhe në nevojën për të vërtetuar nga garantues të jashtëm saktësinë dhe integritetin e llogarive të tij, institucioni nuk ka rreshtur së kërkuari një auditues të jashtëm. Duke qenë se e ka ngritur të gjithë frymën e punës së tij audituese mbi bazën e katër objektivave të Planit Strategjik të Zhvillimit të INTOSAI-t: standardet profesionale, ndërtimi i kapaciteteve institucionale, shkëmbimi i njohurive dhe ndërtimi i një organizate model, KLSH e kërkon me ngulm edhe realizimin e objektivit të katërt. Të qënit një organizatë e auditimit suprem publik, një SAI model për institucionin është përmbushja e nivelit më të lartë të etikës dhe integritetit.
Dhe për të patur këtë nivel, SAI ka nevojë për një sy profesional të jashtëm, për një strukturë që të audiojë llogaritë e tij. Është për t’u vlerësuar pozicioni i Kuvendit të ri, në veçanti i Kryetarit të tij, Ilir Meta, që këtë kërkesë e ka konsideruar me përparësi dhe e ka vënë në rendin e ditës së punimeve të Kuvendit, me projektvendimin “Për fillimin e procedurave parlamentare për kontrollin e veprimtarisë ekonomike të KLSH”. Ndonjë i painformuar mund të mendojë se Kuvendi, Parlamenti ka dyshime për punën e KLSH dhe po i cakton një auditues të jashtëm. E vërteta e kulluar dhe e plotë është që vetë institucioni suprem i auditimit të vendit ka afro dy vjet që po kërkon me këmbëngulje të auditohet dhe së fundi Kuvendi po vendos t’i caktojë një auditues i jashtëm.
Kjo përmbush rregullin e artë të etikës së këtyre institucioneve jetike për mbarëvajtjen e financave publike dhe ngritjen e llogaridhënies publike në nivelin profesional bashkohor dhe i jep përgjigje pyetjes që shtrohet jo pak herë në komunitetin INTOSAI: ”Po audituesin, kush e auditon?”. KLSH ka kërkuar një auditues profesional të pavarur, të përzgjedhur nga Kuvendi dhe tani Kuvendi po ia plotëson këtë kërkesë.
/Shqiptarja.com