Pse mburoja izraelite është e aftë të përgjojë dronët iranianë! Avionët amerikanë dhe Britanisë së Madhe mbrojnë Jerusalemin

Pse mburoja izraelite është e aftë të përgjojë dronët iranianë! Avionët amerikanë dhe Britanisë së Madhe mbrojnë Jerusalemin

Për tu hakmarrë ndaj Izraelit, Irani nisi sulmin me dronët vetëvrasës. Ndjekur më pas nga raketat. Zgjedhja e dronëve ishte e parashikuar dhe e parashikueshme, pasi ato janë sisteme luftarake që Teherani i ka zhvilluar shumë vitet e fundit. Janë testuar nga Lindja e Mesme deri në Ukrainë, ku janë pjesë e bombardimeve ruse të qyteteve dhe infrastrukturave.

Modelet e dronëve Shahed dhe Mojaher u zhvilluan duke nxjerrë mësime të drejtpërdrejta nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit. Në të njëjtën kohë u dërguan dhjetëra milicive aleate, duke filluar me Houthis në Jemen.

U demonstrua efektiviteti i tyre në operacionet e kryera kundër objektivave në Arabinë Saudite. Instruktorët iranianë dhe teknikët e industrisë ushtarake ndoqën me kujdes taktikat. U përpoqën t'i përmirësonin, i modifikuan dhe u kujdesën që të mos kapeshin nga sistemet e mbrojtjes. Në qiejt e Ukrainës u përdorën për të goditur objektiva  dhe për të "devijuar" sistemin kundërajror

Këtë kanë dashur të bëjnë dhe me Izraelin.

Kjo është taktika që kanë zgjedhur dhe në Izrael për tu hakmarrë edhe pse sistemi i mbrojtjes ajrore të Ushtrisë Izraelite është e një niveli superior.

 Ekspertët kanë llogaritur se një droni që lëshohet nga territori iranian i duhen nëntë orë para se të "mbërrijë" në objektivat e tij; prandaj, ka kohë për t'i kapur në distancë të largët dhe me ndihmën e avionëve amerikanë dhe britanikë, të cilët u shfaqën pasditen e së shtunës (13 prill) në kuadrantin midis Qipros dhe gadishullit arab. Avionët u mobilizuan nga Shtëpia e Bardhë për të përforcuar mbrojtjen e Izraelit.

Të lira në krahasim me pajisje të tjera të sofistikuara, të ndërtuara në sasi të mëdha, të eksportueshme për ndihmuar "miqtë", dronët janë shfaqur në fronte të ndryshme, përfshirë dhe atë detar.

Dronët “qëlluan” anijet tregtare dhe cisternat e naftës “të lidhura me shtetin hebre” në Oqeanin Indian dhe Detin e Kuq.

Dronët pa pilotë përfaqësojnë vetëm një pjesë të arsenalit të republikës islamike. Prej vitesh Teherani ka investuar shumë para përndërtimin e një force të madhe raketore që do t'i lejonte atij taktika fleksibël.

Shkencëtarët iranianë, me ndihmën e rusëve, kinezëve dhe koreano-veriorëve, kanë ndërtuar raketa të tjera, mes tyre Fateh 110 dhe Zulghar me të cilat u furnizuan milicët shiite (deri në 700 kilometra rreze). Transportuesit për veprime të gjata, krijuar nga Haxhi Qasem kushtuar gjeneralit Soleimani (1,400 km) deri në Sejir (2,500). Më pas raketat e lundrimit, të parë së fundmi në pozicionet Houthi, por edhe në bazat e militantëve irakianë. Këto janë vetëm disa nga dhjetëra “llojet” e raketave e prodhuara.

Ekspertët e cituar nga mediat kanë treguar se një rakete balistike e gjuajtur nga territori iranian i nevojiten 12 minuta për të arritur në shtetin hebre, ndërsa një raketë lundrimi zgjat dy orë.

Këtu nuk kemi të bëjmë me çështje teknike por strategjike: Për herë të parë Irani sulmoi drejtpërdrejt Izraelin dhe vetëm "e nesërmja" do të na tregojë nëse jemi në një kthesë të re dramatike për një rajon pa paqe.

Corriere della Sera, perktheu Shqiptarja.com  

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Big Brother VIP, Ledion Liço: Ndër eksperiencat më të bukura që kam përjetuar ndonjëherë

Big Brother VIP, Ledion Liço: Ndër eksperiencat më të bukura që kam përjetuar ndonjëherë