'Pse nuk qëndroi të bënte burgun si të tjerët?' Gazetari Bregu në 'Pa Protokoll': Të gjithë biznesmenët në Shqipëri janë në dosjen e Ahmetajt

SPAK ka rënduar pozitën e ish zvkryeministrit Arben Ahmetaj. Pas hetimit për inceneratorët Ahmetaj është marrë i pandehur edhe për një tjetër dosje. Bëhet fjalë për privatizimin e ndërmarrjes “Buka Sh.a” për një dëm të shkaktuar ne vlerën 7 miliard lekësh të vjetra.

Nga arratia përmes facebook Ahmetaj ka reaguar disa herë duke deklaruar se po i bëhet një 'gjyq publik' para se të flasë drejtësia, dhe se po përpiqen ta baltosin nga segmente të financuara nga inceneratorët.

Në studion e emisionit “Pa Protokoll” në Report TV, gazetari Sokol Bregu thotë se Ahmetaj duhej të qëndronte në Shqipëri të mbrohej dhe të përballej me ligjin këtu dhe jo nga Arratia.

 “Jeton në Zvicër e ka blerë një vilë. Është njeriu më i targetuar si emblema e korrupsionit në këtë vend.  Pse nuk rri e bën burgun si të gjithë tjetër? Nuk kam parë si dosja Ahmetaj që në 320 faqe, çdo njeri emri i të cilit del në atë faqe zgjohej milioner. Të gjithë biznesmenët në Shqipëri janë atje në atë dosje. Çdo njeri që shkonte me duar në xhepa, cdo biznesmen që shkonte tek ai gdhihej me para a një tender. Aty kam parë që futesh me duar në xhepa e del milioner. Kam urryer veten që jam gazetar. Miqtë e tij kanë vajtur me duar në xhepa dhe janë bërë të pasur.  Më thuaj një biznesmen që nuk është në atë dosje?" tha gazetari Bregu.

Edhe avokati Redi Ramaj beson se Ahmetaj duhej të ishte këtu dhe të përballej e të tregojë nëse ndihet nën presion nga kush dhe përse.

“Nëse ka duhet ta thotë me emër se kush janë ata persona politikë që i bëjnë presion. Ahmetaj duhet të përballet me drejtësinë. Nëse nuk përmend emra dhe nuk provon me fakte deklaratat mbeten politike” thotë Redi Ramaj në studio.

Ish kryeprokurorja e Tiranës pranon se prokuroria e gjykata përballet me presion por e ka ajo në dorë ta ndalojë.

“Presioni ekziston, nga krimi i rrugës, krimi i organizuar dhe politika në mënyra të ndryshme. Shpresojmë që jo vetëm prokuroria por dhe Gjykata të kenë mundësi të dalin jashtë oazës së presionit dhe të mos ndihen i presionuar nga asnjë lloj deklarate politike e bërë drejtëpërdrejtë ose jo drejtëpërdrejtë” thotë Elizabeta Imeraj

Avokati Arbër Hoxha thotë se SPAK duhej të kishte një qasje tjetër ndaj zotit Ahmetaj në raport me ligjin procedurial ndërsa bëjnë apel që politika të bëjë kujdes me deklaratat e saj pasi mund të shfrytëzohet nga Ahmetaj për të fituar azil politik

“ Prokuroria dhe GJKKO të kishin një qasje të ndryshme në raport me ligjin procedurial penal. Megjithatë faktorë të ndryshëm politikë duhet të qëndrojnë jashtë kësaj cështje se përndryshe do të kishim një paralelizëm mes zotit Ahmetaj dhe ish kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla. Shumë pak kush e thotë sot por zoti Llalla pavarësisht ka një vendim të formës së prerë sot ka fituar azilin politik me një vendim të gjykatës së Romës. Nëse do të ketë një lloj qasje të tillë politika ndaj drejtësisë, sigurisht në një shtet të BE-së, qoftë dhe në Zvicër, zoti Ahmetaj do ti ketë të gjitha shanset ligjore për të marrë azilin e për të mos u ekstraduar. Nëse merr një azil procedimi penal dhe gjykimi zëre se nuk kanë ekzistuar” thotë avokati  Arbër Hoxha.

“Kjo është arsyeja që e mira do të ishte që politika të evitojë dhënien e komenteve për çështje që janë në hetim apo në gjykim. Një fjali e keq intepretuar apo e mirëintepretuar do të shërbente subjekteve të ndryshme për të përfituar azil politik në një vend të caktuar” tha Imeraj.

Emisioni Pa Protokoll transmetohet çdo të premte ora 21:00 në Report Tv nën moderimin dhe autore e emisionit Anduela Ndreu.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • denoncimj: 14/10/2023 07:40

    Po turp si i ka ber pasurite!!!Cfare skandali! Emeronte drejtora cunat e shokeve edhe pse asnje shkolle ata dhe hajduter! Po te shikosh disa drejtori jane akoma zagaret e tin ne krye se keta ministrat qe kan ardhur kan marr kollare e prfume dhurata e ndonje te holle!!! Shqiperi e mjere me keta!!

    Përgjigju
  • Zhan nini: 13/10/2023 23:10

    Ne cilen vile ne zvicer jeton fukarai Ahmetaj? Me cfare parash e ka blere dhe e mban? Nese e kane shpallur ne kerkim si ka mundesi qe Interpoli nuk e areston kete kanibal te pasurise publike? Ministri Manja cfare ka bere ne kete drejtim? Perse nuk e informojne publikun per kete ceshtje kaq sensitive?

    Përgjigju
  • nandi: 13/10/2023 21:58

    me kete zv. Kryeministrin Arben Ahmetaj do ti dalin lakrat edhe Rames

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës