Karaj: Vizita e Blinken, kundër influencave ruso-kineze në rajon! Krashi: Me shqiptarët e britanikët SHBA ka marrëdhënie fantastike

Deputeti i PS Lavdrim Krashi ka bërë analizë të vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë ditën e nesërme. I ftuar në Repolitix me Denis Mingën në Report Tv Krashi nënvizoi se SHBA ka marrëdhënie fantastike me vetëm dy kombe në botë dhe këtu veçoi shqiptarët e britanikët.

“Vizita është një gjë shumë e mirë për Shqipërinë. Blinken ka vendosur për të gjetur pak kohë për ne. Ai është një person që pjesën më të madhe jetës së tij në kohën që është sekretar shteti e kalon në ajër prej situatës së tensionuar që ka bota, jo vetëm konflikti në Ukrainë por edhe në lindjen e mesme. Bashkëpunimi i shqiptarëve me SHBA është fantastik. Ka vetëm dy kombe në botë që kanë një marrëdhënie speciale me SHBA dhe këto janë britanikët dhe shqiptarët. Jemi mbështetësit më të mëdhenj të politikës amerikane si popull, si qytetarë të republikës dhe si komb. E kam fjalën dhe për shqiptarët në Kosovë në Maqedoni e kam për shqiptarët si komb”.

Krashi nënvizoi marrëdhëniet e mira që Shqipëria ka pasur me SHBA përgjatë viteve.

“Kjo është domethënëse, në relacion me Shqipërinë vjen në një kohë ku përveç ngjarjes ku një nga ish kryeministrat është shpallur non grata. E rëndësishme është që përgjatë këtyre viteve Shqipëria ka pasur marrëdhënie shumë të ngushta me SHBa.

Bashkëpunimi që kemi pas me SHBA gjatë dy viteve që Shqipëria ishte anëtare në Këshillin e Sigurimit, lëvdatat kanë ardhur nga e majta e djathta.”

 “Për ne si Shqiptarë si komb nuk ka rëndësi nëse vjen në Tiranë apo Prishtinë por mbështetja për shqiptarët është e njëjtë”.

Një tjetër qasje për këtë vizitë të Blinken ka pasur avokati Leonard Karaj. Qëllimi i vizitës sipas tij është për të dhënë mbështetje ndaj Ballkanit Perëndimor që të mos bjerë pre e “makinacioneve kinezo-ruse”

"Për mendimin tim vjen për shkak të gjeopolitikës ballkanike dhe jo vetëm. Shqipëria gjendet në atë udhëkryqin ku sot me dashje apo jo ka njëlloj protagonizmi për shkak të asaj  që po ndodh jo vetëm në Kosovë por edhe në Maqedoninë  e Veriut apo në Mal të Zi dhe sigurisht gjatë këtyre viteve sidomos pas luftës në Ukrainë mbështetja amerikane sidomos në Ballkan ka qenë konstante sepse kanë dashur që Ballkani perëndimor të mos jetë pre e makinacioneve kinezo-ruse të cilat në botën globale njihen".

Çfarë e shqetëson SHBA për rajonin që e ka detyruar Blinken të vijë në Tiranë?

"Nëse mendon se sot në Kosovë ka qetësi dhe ai shtet sado i ri dhe i vogël po lulëzon dhe nuk ka asnjë problematikë... Ne gjithmonë kemi thënë se SHBA-ja është shembull demokracie. Nëse shembulli i demokracisë vjen këtu në Shqipëri për të na duartrokitur ne që edhe ne jemi si ata jo vetëm që po themi një gënjeshtër të madhe por ata që do na shohin do qeshin me ne sepse ky vend është larg të qeni demokratik.

Blinken vjen për shkak të situatës gjeopolitike në të cilën ndodhet kombi shqiptar në katër 5 shtete në ballkan perëndimor dhe për shkak të lidhjes që ka me Natos, kjo e fundit po zhvillon një bazë në Kuçovë. Prezenca e Natos e shikon vend tonë si vend kyç", tha Karaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
‘Sot është vonë’, analisti Vokshi: Bashës i ka ikur treni i amerikanëve, kur ishte në çadër e quante reformën në drejtësi krijesë të Soros

1707947605_vokshi.jpg

Për analistin Indrit Vokshi, Lulzim Bashës i ka ikur treni i amerikanëve. I ftuar në Repolitix në Report Tv tha se Basha duhet të kishte dalë më herët krah SPAK ndërsa kujtoi dhe kohën kur sipas tij e sulmonte reformën në drejtësi.

“Amerikanët nuk janë policë të fantazisë së zotit Basha dhe po merrkan njerëz në Amerikë dhe u thonë shkoni te Basha. Tani të dalim te Basha dhe pse statusi i tij në marrëdhëniet me amerikanët është i përkeqesuar. Pse Basha është vonë. Këtë deklaratë dhe dashuri të hapur për SPAK duhet ta kishte bërë para 2021. Basha në çadër ka akuzuar reformën në drejtësi si krijesë të Soros se në atë kohë vepronte si agjent i Berishës. Basha është vonë”.

Ora 22:37
Anëtari i Këshillit të PD-së, Logu: Klasa politike nuk është aq komode nga vizita e Blinken, përveç Bashës

 

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Besart Logu në Repolitix në Report Tv tha se vizita e Antony Blinken konfirmon marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

“Sekretari i shtetit është në nivelet më të larta të politikbërjes në SHBA. Në 30 vite është i gjashti sekretar i shteti që viziton Shqipërinë në një afat kohor kaq të shkurtër është një konfirmim i marrëdhënieve dhe një stabiliteti të këtyre marrëdhënieve. Në kontekstin rajonal me një rritje të prezencës së ndikimit rus në rajon përfshirë dhe Shqipërinë sepse ne kemi shumë skandale...”

Sipas tij klasa politike nuk është shumë komode nga kjo vizitë.

“Rama nuk është aq komod me vizitën e sekretarit të shtetit. Klasa politike në përgjithësi nuk është aq komode nga kjo vizitë. Përveç PD, Pd është më komodja. Nëse do jetë temë diskutimi Ukraina Basha është reporter sa i përket mbledhjes së aseteve dhe rindërtimit të Ukrainës.

Sa i përket rajonit të ballkanit duke e shpallur korrupsionin si shqetësim dhe politikanët e korruptuar që cënojnë marrëdhëniet dhe interesat e këtij shteti. Në këtë kontekst është rinovuar çdo president i radhës ka nxjerrë një urdhër të radhës ekzekutiv duke e shtrirë në kohë shtrirjen e efekteve të këtij urdhri ekzekutiv dhe mbi këtë urdhër ekzekutiv është shpallur dhe Berisha non grata. Lufta kundër korrupsionit ashtu si në çdo shtet edhe në Shqipëri ka dhënë efektet e veta”.

Ora 21:40
Deputeti Krashi: Non gratën e Berishës e vendosi qeveria amerikane, jo vetëm Blinken

Sali Berisha u shpall non grata nga qeveria amerikane dhe jo vetëm nga  Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Kështu ka deklaruar në Repolitix me Denis Mingën në Report Tv deputeti i PS Lavdrim Krashi.

“Berisha është shpallur non grata për arsye të shpallura tashmë nga DASH. Aty është forma e Blinken por është vendim i  qeverisë së shteteve të bashkuara të Amerikës. Që prej asaj kohe ne kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA. sanksionimi i një personi nuk i cënon aspak marrëdhëniet, bile fjalinë e dyte me këtë e mbyll edhe Blinken. Në maj të 2021, pak pas zgjedhjeve në Shqipëri. Përgjatë këtyre viteve Shqipëria ka pasur marrëdhënie të ngushtë me SHBA", tha Krashi.

Lajmi në përditësim

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot