Berisha: Nuk i druhem tradhtisë së Ilir Metës, e vetmja qejfmbetje me të është pse se shtyu procesin e presidentit në raundin e 5-të

TIRANË- Në tentativën për të mbajtur marrëdhënie të mira me presidentin Ilir Meta dhe për të mos ndezur konflikte dhe në rrafshe të tjera, Sali Berisha ka përgënjeshtruar edhe deklaratat e veta. Pak ditë më parë tha se Meta ka shkelur Kushtetutën duke firmosur dekretin e lirimit nga detyra të Bajram Begajt në Stamboll, por sot Berisha ka ndryshuar qëndrim dhe është përpjekur që ta zbusë akuzën e tij.

" E vërteta është që Kushtetuta në gërmë nuk njeh kufizim, nuk ka kufizime je jashtë apo brenda, si frymë ka diskutim", tha Berisha duke justifikuar është edhe arsyen se përse nuk shkon në Gjykatën Kushtetutese.

Berisha thotë se nuk i druhet një tradhtie nga Ilir Meta, po nuk e ka fshehur "qejfmbetjen që e firmosi dekretin në raundin e katërt dhe nuk e shtyu deri në raundin e pestë.

"Nuk kemi qejfmbetje me Metën, e vetmja është që ta kishte shtyrë në raundin e pestë se shanset për të dështuar në raundin e pestë ishin të mëdha. Nuk i druhem tradhtisë së Ilir Metës", tha Berisha në përfundim të takimit me biznesin e vogël dhe të mesëm. 

Një koment e dha edhe për Ballkanin e Hapur, që mbahet të mërkurën në Ohër.

"Sot jam për të denoncuar takimin aleancës të Ohrit si një aleancë  rrezikshme për paqen stabilitetin në Ballkan si një aleancë që synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon, që i kundërvihet procesit të integrimit Europian dhe tregut të përbashkët rajonal, pra ky samit i Ohrit është një samit që prodhon serbomavi, rusofili dhe asgjë të mirë për shqiptarët, përshëndes qeveritë që refuzojnë anëtarësimin në këtë klub. Mali i Zi ka shkuar për të marrë pjesë se ka një kompozim në të cilin një pjesë e popullsisë së tij është serbofile, po defacto me origjinë serbe dhe në ruajtje të këtyre ekuilibra, por presidenti e ka kundërshtuar"u shpreh ish-kryeministri.

Deklaratat, Berisha i bëri pas takimit që zhvilloi me përfaqësues të biznesit të vogël e të mesëm, të cilëve, pasi u dëgjoi shqetësimet, u kërkoi mbështetje në luftën kundër qeverisë, që për ish kryeministrin duhet të nisë me protesta të fuqishme. 

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë