Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se Sali Berisha duhet të largohet si drejtues i PD-së, meqë diçka e tillë është e parashikuar në Statut për humbësin e zgjedhjeve.
Komentet Salianji i bëri në emisionin ‘RePolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, ku tha se aktualisht nuk ka ndonjë ambicie për të garuar për kryetar të PD-së, nëse zgjedhjet brenda partisë do të mbahen në prill.
“Duke qenë se është në nenin statutor, a duhet të largohet Sali Berisha pas kësaj humbje?”, ka pyetur gazetari.
“Nëse është nen statutor, atëherë kot që diskutojmë këtë debat. Unë nuk po merrem me emra. Unë po them cilat janë problematikat që ka PD. Dhe Sali Berisha me mbështetësit e vet, me kontributin e vet, me simbolikën që ka në PD është i domosdoshëm, por i pamjaftueshëm për të fituar zgjedhjet. Lista e anëtarësisë së PD-së në këto momente duhet të zgjerohej dhe duhet të jenë të gjithë anëtarët e PD-së aty brenda. Të gjithë takimet që bëhen me të deleguarit e PD-së, të gjithë këta zotërinjtë që janë në takime me mua, janë aty mo. Kur vijnë në takimet e mia nuk janë demokratë, kur shkojnë atje janë demokratë. Aq njerëz ka partia mo. Pra e gjithë kjo logjika e përjashtimit, nuk e bën dot mo zotëri”, tha mes të tjerash Salianji.
“Duke qenë se këta vijnë njëherë te ti dhe njëherë te ai, atëherë ti po bën një lojë tjetër, domethënë kalaja nga brenda”- tha gazetari Flogert Muça.
“Unë s’kam dalë jashtë mo, por nga brenda. Quaje çfarë të duash ti, ndaç kala, ndaç mur”, tha Salianji.
“A po punon Salianji që në prill në mos hyftë në garë vetë se nuk do lejohesh, që t’i të kesh praktikisht strukturat e partisë sa më shumë që të mundesh për ta kondicionuar...”, tha Muça.
“Nuk ka garë, s’kanë thënë gjë deri tani dhe unë nuk kam shprehur ndonjë ambicie”, tha Salianji.
Në vijim të replikave me gazetarin Flogert Muça, Salianji e cilësoi sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokën, si njeri joserioz. Ndërkohë Muça me shaka iu përgjigj duke i thënë Salianjit se mes tij që është nga Kolonja dhe Nokës që është nga Kukësi, ai do të zgjidhte malësorin e tij.
“Flamur Noka të konsideron kandidat...”, tha Muça.
“Do bëhemi serioz tani apo...”, tha Salianji.
“Pse nuk të duket serioz sekretari i përgjithshëm i PD-së ty?”, tha Muça.
“Unë po merrem prap me gjëra serioze. Nëse ty të duket serioz ai, është gjë e mirë kjo që ti i do ata. Duket një lloj dashurie që ka shpërthyer”, tha Salianji.
“Ore përpara një kolonjari, unë do zgjedh malësorin tim”, tha me shaka Muça.
Lajmi kryesor:
Salianji sfidon publikisht Berishën dhe Nokën: Humbësat serialë s’kanë shans të përcaktojnë anëtarësinë e PD-së! Janë të dëshpëruar
Komente










