/ATSH-Z.Tosku/- Për shumë nxënës dhe studentë, studimet jashtë vendit janë një mundësi e mirë për të përmiresuar njohuritë profesionale, por edhe një nisje për karrierën e tyre.
Gjatë panairit kushtuar studimeve jashtë vendit, të çelur ne Tirane te premten, u vu re një numër i konsiderueshëm të rinjsh shqiptarë, të cilët jo vetëm ishin pjesëmarrës, por edhe aplikues për edukimin jashtë.
Gjatë një vëzhgimi të kryer nga ATSH-ja, tendenca e studentëve dhe sidomos e nxënësve për t'u edukuar jashtë, ishte e konsiderueshme. Të pakënaqur nga sistemi arsimor në Shqipëri, por jo vetëm kaq, shumë te rinj shqiptarë preferojnë të studjojnë në një shkollë jasht vendit se sa në Shqipëri.
Për Silvën, 16 vjeçarë, është më mirë të vazhdosh pjesën e mbetur të gjimnazit jashtë, sepse të jepen mundësi të reja, jo vetëm për të zhvilluar karrierën, por edhe për t'u ndjere e vleresuar dhe e kënaqur.
Nga ana e tij, Besart Çopa, 17-vjeçari nga Durrësi, i cili prej dy vjetësh studjon në Zvicër, shprehet se  "zgjedhja më e duhur që kam bërë në jetë është ky shkollim".
Por cilat janë disa nga arsyet pse nxënësit apo studentët zgjedhin edukimin jashtë vendit?
1. Rritet kreativiteti dhe mundësia për punësim
Nëse në Shqipëri, në sistemin arsimor akoma janë të pakta rastet kur nxënësit apo studentët seleksionohen në bazë të aftësive të tyre, në edukimin jasht vendit, kjo është një nga rregullat e artë që funksionojnë. Sipërmarrja është një mënyrë me të cilët një sistem arsimor të imponon, pasi për një student dhe nxënës, ajo që ka rëndësi është sipërmarrja, qoftë e një detyre apo projekti, e cila ndihmon dhe vë në dipsozicion potencialin e një të riu apo të reje.
Hulumtimet e GO GLOBAL tregojnë faktin se shumica e situatave kur punëdhënësit duhet të pranojnë një punonjes, ata kanë pranuar atë që ka studiuar jashtë vendit.
2. Përmirësohen aftësitë sociale
Shumica e studentëve apo nxënësve në Shqipëri i kalojnë studimet e tyre me njerëz që i njohin pothuajse gjatë gjithë jetës. Ndërsa, për një student që zgjedh të edukohet jashtë vendit, "detyrohet" të krijojë shoqëri dhe njohje të reja. Kjo aftësi është speciale, sepse do të vijë koha kur duhet t'i nënshtrohet tregut dhe të lidhen me njerëz dhe kolegë të rinj. Kjo mundësi krijohet veçanërisht duke zgjedhur edukimin jashtë vendit.
3. Mënyra më e mirë për të përvetësuar gjuhën e huaj
Studentët dhe nxënësit duhet të jenë gjuhësisht kompetente, pasi sistemi arsimor shqiptar të mundëson mësimet në gjuhët e huaja, me qëllim që të përmbushin kërkesat e bizneseve dhe institucioneve tjera si dhe të standardeve europiane. Me studime jashtë vendit jepet një mundësi unikale jo vetëm për mësimin e gjuheve të huaja, por edhe për përvetësimin e tyre.
4. Krijohen lidhje ndërkombëtare 
Duke u larguar nga Shqipëria, çdo studenti/nxënësi u jepet mundësia të mund të takojnë dhe njihen me studentë të tjerë të vendeve të ndryshme të botës. Kjo u mundëson atyre që të jenë në koherencë me ngjarjet që ndodhin në botë, por edhe të mbajnë shoqërinë e tyre me kultura të ndryshme.
5. Përmirësohen aftësitë komunikuese
Edukimi jashtë vendit nuk është vetëm për të mësuar gjuhë të re, ndihmon në përmiresimin e aftësive komunikuese në përgjithësi. Duke u bërë pjesë e jetës së përditshme me të gjithë ata që i rrethojnë, studentët përmirësojnë komunikimin gjuhësor. Kjo përvojë u shërben për të mësuar sesi të komunikojnë me të tjerë, që i përkasin kulturave dhe mënyrave të ndryshme të jetesës.