Sipas thënieve të Spiro Kosovës, krahina e Tropojës “nuk mori pjesë në kryengritje, sepse Jugosllavia sapo mësoi për kryengritjen internoi Sali Manin e Krasniqes”. Ky citim i zotit Kosova na çon drejt arsyetimit se jugosllavet nga njëra anë i nxitën krerët të fillonin luftën dhe nga ana tjetër i frenuan nga prapaskena, ngaqë nuk donin përmbysjen e Zogollit që kishin investuar për ta risjellë në skenë. Faktori ynë i brendshëm u tradhtua, si shpesh herë të tjera nga faktorët e jashtëm. Historia jonë akoma nuk e ka thënë plotësisht fjalën e saj për këtë ngjarje të koklavitur. Nuk kishte dyshim, konkludonte Alosi, ministri italian në Durrës.
Ai zyrtarisht ishte përfaqësuesi i Italisë, shtetit që akuzohej nga Beogradi. Nga ana tjetër shtypi jugosllav ngarkonte Nolin (rezident në Vjenë) që kishte patur gjoja ndikimin e Italisë. J.Sëire thotë se çdo vëzhgues anglez ishte në në pozitë për të gjykuar se cila është e verteta: ”implikimi i Jugosllavisë ishte jashtë çdo dyshimi”. Por nuk mund të përjashtohet mendimi se Roma ka qenë në dijeni për përgatitjen e kryengritjes dhe ka qëndruar pasive, duke i lënë ngjarjet të rrokullisën, duke i kontrolluar nga larg, duke mos e informuar Zogun me qëllimin djallëzor që në një moment të përshtatshëm të dilte në skenë dhe të arrinte synimet e saj. Historianit Xh.Zamboni i duket e pabesueshme që Kryengritja e Dukagjinit të ketë shpërthyer fare pa dijeninë dhe përkrahjën e Italisë. Ai që nga vera e viti 1926 i kishte të gjitha informacionet e sakta për përgatitjën e Kryengritjes së Shqipërisë së Veriut..
Nisur nga këto informacine Musolini i shqetësuar me 24 tetor 1926 i shkruante Legatës Italjane të Durrësit se “në qoftë se situata është kaq e rëndë sikur tregohet, qeveria mbretërore duhet të eleminojë politikën e saj ose për të ndihmur me çdo kusht Ahmet Zogun, ose për të evituar ardhjen në fuqi të një qeverie të re në Shqipëri. Alosi i surgjeroi superiorit të tij se duhej pritur disa ditë pa hyrë në kontakte të ngushta me refugjatë, se midis tyre nuk dallonte “ndonjë njeri në vijën tonë dhe mjaft të fortë”, se “Zogu e mban vendin nën rregjim të hekurt, nën të cilin opozita e ka vështirë të bashkohet e të mbështetet nga jashtë”.
“Në qoftë se Zogu, -vazhdonte Alosi, -do të bashkohet me pikpamjën tonë, ai nevojitet të mbështetet mirë, sepse është njeriu i vetëm i grushtit që mund të qeverisë Shqipërinë. Pra qeveria italjane nuk e sinjalizoi Zogun për përgatitjën e Kryengritjes sepse: së pari, nuk deshironte ta bëntë një gjë të tillë; së dyti, ishte vetë e implikuar në mardhënie kompromentuese me kundërshtarët politikë të Zogut në emigracion; së treti, donte të përfitonte nga vështërsitë që mund t’i krijoheshin Zogollit për t’i imponuar atij nënshtrimin e traktatit politik.
(Shkrimi u botua sot në gazetën "Shqiptarja.com" (print), e diel, 30 qershor 2013)
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com