Përplasja mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani nuk është e re. Sipas analistit Melazim Koci, marrëdhënia mes tyre është krisur 2 vite më parë dhe tani po del hapur në skenë ndërsa vendit i duhet të zgjedhë kreun e ri të shtetit. 

I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, Koci tha se plasaritja mes dy liderëve është mbajtur e fshehur për një kohë të gjatë, por tashmë nuk po fshihet më, sidomos .me refuzimin e Kurtit për të mos e propozuar Osmanin për një mandat të dytë në krye të shtetit. Konflikti sipas tij, ka nisur 2 vjet më parë me çështjen e Asociacionit siç njihet ndryshe Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe .

“Raporti mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani është plasaritur thellë. Deri tani është fshehur kjo plasaritje por nuk fshihet dot. Përçarja është shumë më e hershme sepse kemi pasur një qëndrim të dyzuar të Osmanit. Në rrafshin e brendshëm Osmani nuk e ka sfiduar në asnjë çështje Kurtin, përkundrazi e ka mbështetur. Mbështetja e fundit që Osmani i dha Kurtit ishte caktimi i datës 28 dhjetor për zgjedhjet parlamentare. Ishte një favor i madh që Osmani i bëri Kurtit sepse në atë kohë në Kosovë qëndron rëndom diaspora dhe ishin deri në 500.000 emigrantë në Kosovë. Kjo dyndje e vulosi fitoren e thellë të Kurtit. Problemet e tyre ishin gjetkë. Në rrafshin e politikës së jashtme ku Osmani nuk i është bindur Kurtit dhe nuk ka qenë e koordinuar me të. Rasti i fundit ishte Bordi i Paqes dhe anëtarësimi i Kosovës. Mediat gjermane shkruajtën për moskoordinim mes presidencës dhe kryeministrisë. Ishte e pritshme që kryeministria të demantonte atë lajm por kryeministria heshti dhe i dhanë të drejtë medias gjermane se ka përçarje dhe moskoordinim. Këto përçarje kanë nisur para dy vitesh kur Osmani kishte kërkuar hartimin e një drafti të Asociacionit në zyrën ligjore të Z.Blinken që më pas amerikanët të mbronin në Bruksel draftin e përbashkët amerikan të Asociacionit . Kurti e refuzoi dhe aty ka nisur konflikti që kulmoi me refuzimin e Kurtit për të propozuar Osmanin për një mandat të dytë me justifikimin se ajo nuk mund të sigurojë kuorumin e nevojshëm. Ishte evidente që kishim të bënim me diçka tjetër. Kurti as që provoi që të sigurohej kuorumi. Ai u përpoq që ta largojë Osmanin nga Presidenca” tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:48
'Kurti është i paaftë për të qeverisur!' Gazetari për Report TV: Ka mentalitet bllokues

 

Shkodran Hoti, gazetar dhe analist pranë medias T7

Kriza politike në Kosovë lidhet me mënyrën si po vepron kryeministri Albin Kurti. Kështu u shpreh analisti dhe gazetari Shkodran Hoti, i cili e sheh problemin te ajo që e quan një “mentalitet bllokues” i kreut të qeverisë.

Sipas tij, edhe pse Vetëvendosje doli forcë dominuese në zgjedhjet e fundit, vendi sërish po përballet me tensione politike dhe bllokim institucional.

“Në shkurt mori 40% të votave dhe ankohej që nuk formon dot institucionet. Tani mori mbi 51% dhe prapë vendi po shkon drejt një krize të re. Kemi të bëjmë me një mentalitet bllokues që do të kapë çdo institucion por do të centralizojë pushtetiin në një parti. Kemi lojëra politike. Duhet një figurë konsensuale. Osmani do të mblidhte më shumë vota se Glauk Konjufca. Kurti po e përdor Konjufcën si një sinjalizues të bllokadave që ai krijon. Ai e propozoi edhe për kryeministër kur nuk kishte votat për në qeveri. Prapë e bëri. Pra Kurti është i paaftë për të qeverisur. Acarimet më BE-në dhe SHBA-të, e tregojnë paaftësinë e tij" tha Hoti në emisionin 'Studio Live' në Report TV