Ka rezultuar i suksesshëm ky vit për regjisorin Koço Lindo, i cili ka sjellë shfaqje që i publiku i ka përqafuar, nga komeditë deri e ato që ‘trondisin’ opinionin me mesazhe të forta sociale.
I ftuar në “Rreze Dielli” regjisori Kiço Londo ka folur për shfaqjen “Kopshti me dallëndyshe”, të ngjitur në datat 23, 24 dhe 25 dhjetor në teatër, një komedi e cila ngjit në skenë pesë të “sëmurë psikikë”, të izoluar në një çmendinë, me mesazhin se të çmendurit e vërtetë gjendet në "botën normale” shpirtra të rrënuar nga masakra morale, lakmia dhe pangopësia.
Ai thotë se për të ringjitur këtë shfaqje pas 21 vjetësh, u nis nga jeta e përditshme.
“Sa herë gjendem në pozita të vështira mendja më shkon te “Kopshti me Dallëndyshe”. Është një vepër që zgjidh ose i jep rrugëzgjidhje problemeve të mia. Shfaqja është e mbushur me personazhe që më shoqërojnë kudo. Nuk kam asnjë ditë në jetën time që mos të më shfaqen personazhet e “Kopshti me dallëndyshe”. Janë personazhe unike, është komendia më e mirë e të gjitha kohërave që është shkruar ndonjëherë. Erdhi një moment që doja ta riformatoja. Arsyeja mbase ka qenë gjendja në të cilën ndodhem, raporti im me të përditshmen, e cila është një lloj frike për mua, mbase për t’u larguar nga e përditshmja, situata në të cilën ndodhet teatri që i duhet të sfidojë vetveten, nevoja për të thënë disa gjëra më bëri të merrja vendimin që të filloja “Koshtin me dallëndyshe”. Një shfaqje që rradhën e parë është bërë për 38 ditë në Teatrin Kombëtar. Kam qenë 21 vjeç, shfaqja e parë që më hapi dyert.”, thotë regjisori.
Një shfaqje shumë e sukseshme e regjisorit Londo ka qenë edhe “Boeing boeing”, komedi të cilën ai thotë se do ta risjellë sërish në 2020.