Pse vetëm për ty të ketë Europë?! Po për mua, nënën time, tënden dhe atë ushtarin atje?

Pse vetëm për ty të ketë Europë?! Po për mua, nënën time, tënden dhe atë ushtarin atje?

Foto ilustruese

Ende nuk ka një përgjigje finale për hapjen e negociatave në asnjërin version: Po, një Por apo Jo. Kemi një Angela Merkel që ka vetëdijen e madhe se një ftohje e Ballkanit Perëndimor me BE-në është dhuratë në gojë të ujkut. Kemi dhe një udhëheqës filozof si Macron, që në përpjekje për të bërë Francën ‘Great Again’ dhe rininë e tij në qeverisje e politikë, le ta themi nuk ka kullimin e Merkel-it dhe mbase as forcën e kancelares.

Këto janë punët e tyre dhe në fatin e Shqipërisë e Maqedonisë shkruhet edhe fati i BE-së, edhe pse duket sikur vjen dhuratë. Gjeopolitika ka punët e veta dhe frika për rusizim apo turqizim nuk është në vetëdijen e vendeve të vogla sa në ato të fuqive të mëdha, që nuk qeverisin për të blerë një shkollë private, por për të ardhmen. Ata, si ta shohin të arsyeshme.

Sa për ne shqiptarët, Europa është më shumë sesa fat, është nevojë për të pas një jetë normale. Kam vetëm disa shembuj që dua t’i ndaj thjesht. E para ka të bëjë me Lulzim Bashën sot, që politikisht e vlerësojnë kolegët dhe përgjigjen po ia jep çdo ditë historia sesa keq i bën llogaritë me politikën.

Lulzim Basha sot u tall me mua, me familjen time, me ty dhe familjen tënde (që po lexon këtë shkrim), sepse Europa nuk mund të jetë veç e Lulit. Pa Europën s’do i merrte kurrë 13 milionë euro në Strasburg. Pa Europën nuk do ishte ai holandez, që merr valixhen çdo të premte e vjen të mërkurën.

Kështu Europa nuk mund të shërbejë vetëm për Lulzimin por duhet për të gjithë ne. Biles, Lulzim Bashës ajo i duhet më shumë se kujtdo në opozitë, sepse me Europën e ka më në çark Edi Ramën. Nëse hapen negociatat, Brukseli ka çdo të drejtë të kërkojë llogari për arrestime, për korrupsion, për padrejtësi. Nëse Shqipëria lihet jashtë, pse një kryeministër shqiptar do duhet t’i bëjë fresk kontinentit të katedraleve, të të Drejtave të Njeriut, puthjes e divorcit në paqe, pa grushte në oborr të gjykatës dhe pa të hedhur nga ballkoni. Ja ku e ka Erdogan-in, si vëlla trim. Se humbet durimi humbet. Kështu, Lulzim Basha gëzon kot, se Europa i duhet dhe hapja e negociatave është po aq e mirë edhe për të.

Por Europa na duhet neve. Ajo nuk është fitore e Edit dhe Lulit. Shqiptarë të dashur e të mirë që u rrokanisin kokën me lajme e deklarata, hapja e negociatave është veç një ngushtim brezi për ata që duhet të na japin llogari. Sepse me Europën, Edi Rama nuk është mbret dhe s’bën çfarë sheh në ëndërr në darkë.

Me Europën, Lulzim Basha nuk i shpëton dot shokëve rusë, edhe vëllai i tij nuk hap shkollë, se ka moshën time dhe unë mezi paguaj një apartament me kredi 46 metër katrorë. Për të mos kujtuar se Lulzimi në moshën time ishte pasunar. Vëllai i tij është pronar shkolle.

Nëna ime ka 6 muaj që ka zënë krevatin, jo se nuk kemi mjekë të mirë, por kaq ofron sistemi. Mezi gjejmë ilaçe, duke i porositur tek daja në Itali. Europa duhet të jetë edhe e jona; Sepse ai ushtari që shkon në Afganistan dhe Irak për të mbajtur familjen ka nevojë të jetë pjesë e një rendi botëror me rregulla. Një grua që dhunohet ka nevojë për një shtet që e mbron. Ti që je pa punë, ti që shkon e merr dhjeta në shkollë, nuk do bëhesh kryeministër mbase, por brenda flamurit të BE-së mund të kesh një jetë ose të paktën shpresë për të.

Pa Europën jemi ushtarë dhe jo shqiptarë. Prandaj, sot Lulzim Basha kish një sfidë të pafytyrë dhe e keqja më e madhe është propaganda e mbrapshtë, duke i bërë qytetarët, shqiptarët që janë krejt të sinqertë dhe mund t’iu zërë vend pikërisht ajo fjalia që nuk ka brenda të vërtetën dhe as hallin e tyre, por është vetëm një kapriço, një garë për pushtet personal. Po na bëjnë të kujtojmë se hapja e negociatave është kredit i ndonjë politikani. Është gjëja më e pavërtetë; në këtë botë. Është për hallin e çdo politikani çatia e Brukselit. Zoti qoftë me ne!/Tirana Post/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kancelari: 23/06/2018 20:27

    Mendoj qe klima politike e favorizon shume Shqiperine dhe aspiratat qe ka kryetari yne per nje shqiperi moderrne . Shqiperia e meriton te jete pjese e kesaj familje te madhe .

    Përgjigju
  • Highlanderi: 22/06/2018 19:51

    Lulzimja pjelle me e keqe e Shpellarit Berishe. Nje bajge qe po qelb kancelarit e Europes per te penguar hapjen e negociatave.Ju hapshin trute dhe ne p... nenes vet.

    Përgjigju
  • redi: 22/06/2018 16:49

    Shkrim i shkelqyer dhe nuk eshte kompliment por real .

    Përgjigju
  • Nacua: 22/06/2018 14:44

    Shkrim i goditur Mira ama shqiptaret duhet te ndergjegjsohen vete e jo te presin vetem nga Europa. Duhet te revoltohen e protestojn per te drejtat e tyre si cdo europjan i lire.Nuk duhet te lejojn politikan te asnje krahu qe ti bashkohen protestes se tyre. Duhet ta kuptojn tashme qe asnje parti nuk ka punuar ndonjehere per ta. Vete situata ku ndodhet vendi e tregon kete. Menyra me e mire te bojkotojn cdo zgjedhje.0% pjesmarrje.

    Përgjigju
  • Popull: 22/06/2018 10:08

    Respekt per artikullin. Respekt per ju. Jemi prinder qe zgjodhëm emigrimin vetem per te shkolluar femijet, sepse aty ju tham femijeve mesoni se dija ju ndihmon, por ne Shqiperia tone te dashur fituam vetem zhgënjim... Dhe tani? Tani prap emigracion per shkollimin qe femijet mos te vuajn ato qe hoqem ne ne ate vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë