Mira Kazhani për vrasjet e Dan Hutrës: Në një shoqëri të bigbrotherizuar, këto do të ndodhin

Mira Kazhani për vrasjet e Dan Hutrës: Në një shoqëri të bigbrotherizuar, këto do të ndodhin

Dan Hutra

Tre gra u vranë! Dy në Paskuqan dhe një në Kamëz. Dy të tjera u plagosën. Nuk ka rëndësi çfarë përfaqësonin e çfarë i lidhte me killerin e tyre. Një martesë, një koinçidencë etj., etj..

Gra që mbrëmjen e shkuar kanë shtruar tavolinën, kanë fikur televizorin dhe nuk di nëse kanë fjetur të qeta, por me siguri asnjëra nuk mund ta dinte se ishte nata e fundit me yje.

Po pse vazhdojnë të vriten gratë nga burrat? Mentaliteti! Edhe pandëshkueshmëria po ashtu. Po kjo fjala pandëshkueshmëri sikur e ka bërë kaq të pajetë kauzën, sikur e ngurtëson brenda një salle gjyqi dhe e le aty. Politika penale nuk mjafton; Nëse nuk i trajtojmë në themel rrënjët e krimit ndaj gruas! Nëse nuk luftojmë mentalitetin dhe botëkuptimin tonë si shoqëri! mNuk zgjidhet veç me drejtësi sado që na konvenon që disa gjëra t’ua lëmë ligjeve, apo disa burrave e grave atje lart! Një pyetje në vend të shembullit konkret: Kuotat e grave në politikë a thua pas kaq shumë vitesh e bënë misionin atyre? Edhe vetë gratë e kuotave nuk kanë bërë dot asgjë për ta emancipuar shoqërinë. Ndoshta as veten.

Ne sot nuk jemi një shoqëri normale. Jemi të polarizuar, të bigbrotherizuar, mes rrokaqiejve, makinave të luksit, shtëpive e pushimeve me një foto të bukur në Instagram përballë varfërisë, të dobtëve, të dhunuarve, të papunëve, të pashpresëve, por që kanë sy në ballë. Jetojmë të gjithë në një perimetër duke u parë në sy, duke u krahasuar, duke u karikuar. Për këtë të fundit jep një dorë retorika e dhunshme në jetën publike, që bashkë me polarizimin dhe jetën në realitete alternative pjellin veç krim.

Si luftohet një mentalitet?

1- Me tekstet në shkolla

2-Me tregun e punës

3-Me drejtësi e përgjegjësi publike/politike

Për këtë të fundit mjafton ky shembull i ditës. Në Greqi ministri i Infrastrukturës la detyrën. Sigurisht që ai s’ka faj kur dy trena përplasen, por shoqëria do shembuj dhe mesazhe përgjegjësie politike. Kur këto elementë të marrin formë mund të jemi gati të flasim për kauza të tjera shumë të rëndësishme, por, siç më tha bukur e sinqertë një këngëtar i brezit të ri para dy javësh në podcastin që bëj, kemi një lumë të madh për të kaluar tek temat e “Italisë”. E merrni me mend se sa shumë tema ka që po t’i përmend në këtë shkrim do harrojmë gratë që u vranë, gratë që vriten, dhunën që s’po e mposhtim dot e prej së cilës dalin pambarimisht mbrapshtësi.

Ne jemi vonë, por më mirë vonë se kurrë!

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fieri: 02/03/2023 15:04

    Na kishte marre malli nga ke humb mi Mira.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani