Pse Zamira Durda sheh babëzinë që ne të tjerët nuk e shohim!

Pse Zamira Durda sheh babëzinë që ne të tjerët nuk e shohim!

Shkelzen Berisha dhe Zamira Durda

Zamira Durda, kjo nënë shqiptare që humbi djalin e saj Erison Durda, vetëm 7 vjeç, në tragjedinë e Gërdecit, sheh më qartë se të gjithë ne, bashkëatdhetarët e saj. Ajo është e qartë, më e qartë se Drejtësia e re: Babëzia për para’ bëri që të ndodhte Tragjedia e Gërdecit!

Pra babëzia për vila, për udhëtime, për luks, për “Hermes”, për Dolce & Gabbana, për toka, për dasma “firmato” me kuzhinerë “firmato”, në vende “firmato”, por me rroga shtetërore, bëri që vogëlushi i saj me biçikletën e tij të humbte jetën në Gërdecin e “minuar” nga një aferë korruptive. Aferë, të cilën e kishte thurur dhe për të cilën kishte këmbëngulur një ministër me urdhër të djalit të kryeministrit të tij dhe ky djalë, është gjithashtu i babëzitur për vila, për udhëtime, për luks, pa punuar, dhe me prindër gjithnjë të punësuar në... “Shtet”.

Por këtë fakt e sheh fare qartë vetëm Zamira Durda dhe pakkush nga ne; shumica jemi ulur të numërojmë paratë në kasafortën e një punonjëse të administratës, të grabitura nga gruaja që e ndihmonte në pastrimin e shtëpisë së saj. Ne duam të dimë me saktësi nëse ishin 120 mijë apo 400 mijë euro në atë kasafortë te apartamenti në të ashtuquajturën “rruga e Kosovarëve” (dhe mirë bëjmë), por nuk duam të dimë asgjë për vilat disamilionëshe në radhën e parë, sfiduese për çdo logjikë shtetërore dhe njerëzore, të Gjirit të Lalëzit, apo të rezorteve të tjera anembanë Shqipërisë. Madje, shumë prej nesh ato vila, apo kulla të ndërtuara me miliona e miliona euro të korrupsionit as nuk duam t’i shohim , madje, madje aty duam të jetojmë.

Ndokush prej nesh dje, ndonjë analist edhe nga ata që ka qenë i persekutuar, përpiqej të analizonte se çështja e kasafortës së nëpunëses së administratës është disafish më e rëndë se shpërthimi i Gërdecit. Kemi arritur deri këtu: Që gazetarë shqiptarë, pa numëruar politikanë, të përpiqen me këmbëngulje të bindin ata “që nuk marrin vesh”, se kasaforta e zonjës Alda, është më e rëndësishme se edhe 21 janari, se edhe Gërdeci.

Nuk dihet se cili është hall i madh që ka zënë vërtetë disa prej nesh për të arritur në humnera të tilla, por një gjë është e sigurtë; askush prej nesh nuk ka provuar humnerën e humbjes së një fëmije, që del për të luajtur në moshën më të bukur, dhe hidhet në erë mbi aferën e të babëziturve për vila dhe për “Hermes”.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rezi: 11/01/2023 18:24

    Nuk dimë si t'ja vëmë emrin: verbëri jo, frikë apo lëpirje ndaj atij që bën shantazhe se nuk i bën gjë njeri? Por edhe analistë e media e korruptuar, të cilët po i bëjnë gropën të vërtetave, ngrenë në qiell gënjeshtrën dhe varrosin të vërtetën. Sepse nuk po dënohen gazetarë që shpifin, që gënjejnë, ata përhapës të teorive konspirative, as me gjobë, as me konseguenca të tjera. Janë bërë palë me hajdutët, ju kujtohet ai mjeku që kishte me qindra euro? Atëherë nuk thuhej pse i ka në shtëpi, por është kirurg i njohur dhe s'duhet të flasim për të. Dhe si shkoi puna e tij? A u bë gjyq për të? Unë kam filluar të pyes: ky është kapitalizmi? Që promovon hajdutin dhe të ndershmin e quan budalla? Mbase, se s'ka mundësi që ky popull votoi për së dyti doktor rrumpallën, kur mbi 3000 shqiptarë desh i futi në luftë civile. Dhe ai u a shpërbleu: ndërtoi vilat në Lalëz, i vodhi aq shumë sa nuk po i mbarohen paratë, ka 3-4 televizione për tu mbrojtur, i vrau për së dyti bashkë me të birin, dhe na shitet tani se vetëm ai do shpëtojë Shqipërinë. Kjo është ku thërret qameti...

    Përgjigju
  • Joni: 11/01/2023 18:21

    Mesuam te fshehim duke bere ligje. Hajdutet e servilat i zgjodhem vete.

    Përgjigju
  • Dora d'istria: 11/01/2023 15:41

    Te gjithe e dime sepse ndodhi gerdeci dhe jo vetem por gjithashtu besojme se askush ska per tu denuar e kjo eshte e sigurt si drita e diellit.Por nje gje uroj me gjithe shpirt qe gjithe keta politikan, gjyqtare, prokuror edhe gazetare qe cke me te,u zente gjaku i Erisonit te vogel e shume e shume te tjereve qe keta ndyresira i vrane i vodhen i tallen i cnderuan!

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 11/01/2023 22:44

      Bravo Synni i ke rene pikes nje pjese e popullit kerkojne te vije ne pushtet kriminelet sali ,ilir ,sepse sala i mesoi te vrisnin te vidhnin dhe te zaptonin token e pronareve ,duan leke qe te jetojne pa punuar .popull injorant qe mernin shkolle me leke pa mesuar nuk dine te shkruajne as emrin .

    • Sunny tirana: 11/01/2023 16:08

      Jemi popull mendjelehte, per te mos thene te paditur. Duam te gjithe te behemi te pasur, sa me shpejte dhe pa punuar.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë