SARANDE- Fakti se ngjarjen që ka ndodhur me nënën e saj, në të cilën ishte përfshirë dhe vetë e mitura, e ka mësuar nga media, e ka tronditur më shumë 14-vjeçaren, vajzën e denoncueses E. G. Ky fakt është bërë i ditur nga burime pranë Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë, që bëjnë të ditur se psikologia ka bërë një vlerësim të gjendjes psikologjike të të miturës.
Ndërkaq, burime nga Bashkia e Sarandës kanë bërë të ditur se, familja e 40-vjeçares E. G., është ndihmuar që nga viti 2009, kur ajo ka humbur bashkëshortin gjatë një aksidenti në punë, të ndodhur në Ksamil.
/Shqiptarja.com