Të ndarë jo vetëm për Ditën e Flamurit, por edhe 6 dhjetorin. Teksa vetë bëhen mikpritës të liderve europianë, socialistët akuzojnë opozitën si anti-kombëtare. Nga Fieri Petro Koçi tha se protesta ditën e Samitit, tregon investimin e saj kundër Bashkimit Europian.
“Aksion antishqiptar dhe nje investim kunder Bashkimit Europian. Berisha ka hesape personale jo vetem me institucionet shqiptare por dhe me perendimin , me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Britanine por dhe Bashkimin Europian dhe do te deshmoje politiken e forces. Ne momentin kur Bashkimi Europian zbret ne Tirane , kryeqyteti yne kthehet ne qender te politikes europiane dhe te protestosh ate dite eshte nje investim qe e cenon maredhenien e Shqiperise me Bashkimin Europian. Cifti Berisha - Meta eshte nje ftese per tu kthyer pas dhe jo ftese per ndryshim. Ata nuk jane nje alternative e re por ish- pushteti qe kerkon serish revansh”, thotë Petro Koçi.
![]()
Por nga Elbasani, deputeti Luçiano Boçi garantoi se PD nuk do të tërhiqet nga një protestë që sipas tij synon t’I tregojë problemet reale ndërkombëtarëve.
“Mosdhënia e lejës nga policia për protestën e 6 dhjetorit, akt arbitrar dhe arrogance në raport të së drejtës për të protestuar”, tha Luciano Boçi. Sipas Boçi protestat janë një mënyrë e mirë që ndërkombëtarët të mësojnë problemet reale të vendit tonë.
Protesta e thirrur nga Sali Berisha para kryeministrisë ditën kur në Tiranë zbresin krerët më të lartë të politikës europiane mori një ditë më parë, pas policisë edhe refuzimin e Bashkisë së Tiranës. Ai i sugjeron që protesta të zhvillohet në Sheshin Skënderbej.

