PS-PD ‘përplasje’ për afatet, Felaj: Opozita varrosi Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, e përdorën politikisht! Shmangu ballafaqimin me dëshmitarët

TIRANË- Opozita dhe maxhoranca nuk kanë rënë dakord për zgjatjen e afatit të punimeve për Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Zëvendëskryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj thotë për Report Tv se opozita me qëndrimet e saj varrosi Komisionin Hetimor, për shkak se nuk u tregua e gatshme që brenda afatit kohor të punimeve të zbriste në terren për të hetuar inceneratorët, por edhe për të thirrur dëshmitarët.

“Plani i hetimit duhet të shtrihet brenda afatit 3 muaj, afati mbaron të premten që vjen dhe brenda kësaj kohe duhej të operohej nga Komisioni Hetimor. Në kohën e mbetur janë vetëm dy etapa që duhet të kryheshin, shkuarja në vend, ne edhe këtë e ofruam që gjatë ditës së sotme të shkonim dhe po kështu marrja e dëshmive të niste nga dita e premte dhe të përfundonte deri në momentin e fundit. Opozita nuk e pranoi këtë gjë. Opozita e vdiq komisonin për shkak të qëndrimit”, tha Felaj në Report Tv.

Në 'Studio Live' me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Felaj tha Partia Demokratike e ka përdorur Komisionin politikisht, madje iu shmang edhe ballafaqimit me dëshmitarët e thirrur pasi dhe nuk kanë argumente për tu përballur.

PD iu shmang këtij ballafaqimi, nuk janë të zotët, kanë kërkuar gjithmonë që këtë komision ta kenë si tekst për propagandën e tyre të ditës. Refuzuan ti bindeshin rregullores së Kuvendit”, vijoi Felaj.

Felaj pretendon se afati i punimeve të Komisionit mbaron më 24 janar, sipas rregullores së Kuvendit për komisionet parlamentare. Ajo theksoi se komisioni është ngritur më 28 tetor dhe afati i tij është vetëm tre muaj, madje pretendon se ky afat është kërkuar nga vetë opozita, nuk i është imponuar nga Kuvendi.

“Detyrohet që ta ushtrojë veprimtarinë e tij brenda tre muajve, ishte një afat i kërkuar nga opozita jo i imponuar nga Kuvendi. Përderisa kërkuesit ishin ata, ligji u jep atyre të drejtën të thirrin mbledhjet, ne nuk i kemi penguar mbledhjet. Por nga 28 tetori 2021 janë zhvilluar 5 mbledhje, 2 të parat kane qenë për miratimin e rregullores dhe karakterit konstituiv, 3 kanë qenë mbledhje për kërkimin e të dhënave dhe verifikimin e tyre. Që prej datës 7 dhjetor PD s’ka qenë e interesuar ta mbledhë këtë komision”, u shpreh Felaj për Report Tv.

Deputetja Felaj komentoi edhe zgjedhjet e pjesshme vendore.

PS shkon e përgatitur në këto zgjedhje dhe e qartë që këto zgjedhje do të ndodhin. Sot ka pasur një premtim publik nga kryeministri që pjesa më e madhe e atyre që do kandidiojnë në bashkitë ku do zhvillohen zgjedhje do jenë gra. Synimi është të fitojmë, s’ka arsye përse të mos fitojmë. Edhe Shkodrën? Besoj se e gjithë përpjekja jonë për të fituar këto zgjedhje duhet të jetë në shenjë të një mandati të tretë që na dhanë shqiptarët”, thekson deputetja.

Në mbledhjen e djeshme opozita dhe maxhoranca nuk ranë dakord për shtyrejn e afatit të punimeve të Komsionit. PD kërkon shtyrjen deri më datë 24 shkurt, pasi pretendojnë se 3 javët e pushimit nuk përfshihen në afat. PS këmbëngul se sipas rregullores afati Komisionit përfundon më 28 janar, prandaj i bëri thirrje opozitës thirrje që t’i shfrytëzojnë ditët e mbetura dhe të zbresin në terren për të vëzhguar Inceneratorët dhe për të thërrasin dëshmitarët.

SI.E./MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë