PSV Eindhoven ka siguruar matematikisht titullin kampion në Eredivisie, plot pesë javë para përfundimit të sezonit, duke 'vulosur' dominimin në futbollin holandez.

Skuadra nga Eindhoveni u kurorëzua zyrtarisht kampione pas barazimit pa gola të rivalit kryesor Feyenoord në transfertë ndaj FC Volendam, rezultat që e çoi diferencën në plot 17 pikë, një hendek i pakapërcyeshëm në këtë fazë të garës.

Ekipi i drejtuar nga Peter Bosz hodhi hapin vendimtar drejt titullit duke triumfuar në një ndeshje spektakolare 4-3 me përmbysje kundër Utrecht.

Ky është titulli i 27-të në historinë e klubit dhe i treti radhazi, duke konfirmuar epokën e artë të PSV-së në vitet e fundit. Sezoni ka qenë i mbushur me rekorde, pasi skuadra regjistroi 13 fitore radhazi dhe vendosi një rekord të ri me 14 fitore në transfertë.

Gjithashtu, ky është vetëm rasti i tretë në histori që PSV arrin të fitojë të paktën tre tituj kampion radhazi, duke përsëritur sukseset e periudhave 1986-1989 dhe 2005-2008.

Kur duhen edhe pesë raunde nga fundi i sezonit në elitën holandeze, PSV ka siguruar titullin më të shpëjtë në histori.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 4 Prill, 10:21

    Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?