/ATSH/.- Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) nuk do të privatizohet këtë vit. Ky proces është i domosdoshëm për ekzekutivin, por derisa të rritet vlera e saj, PTK nuk do të hidhet në shitje.
Këtë e ka bërë të ditur për "KosovaPress", Ramadan Sejdiu drejtor i Njësisë për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Për opozitën, PTK është aseti më i rëndësishëm ndaj dhe për mënyrën se si duhet të veprohet më tej duhet të vendosë parlamenti. Ndërkaq, Qeveria në programin e vet parashikon rishikimin e strategjisë për PTK-në.
"Në programin e Qeverisë parashihet të rishikohet strategjia për PTK-në dhe të punohet në përmirësimin e performancës së saj, derisa t'i rritet vlera në treg dhe të krijohen kushtet në një periudhë afatmesme për privatizimin e saj", tha drejtori Sejdiu, në një bisedë me anë të postës elektronike.
Sipas tij, procesi i privatizimit është një domosdoshmëri për operatorët e telekomit, sepse nuk ka asnjë shtet në rajon që e ka 100 për qind në pronësi publike operatorin e telekomit dhe mbi 95 për qind e të ardhurave në nivel global në sektorin e telekomit arrihen prej operatorëve të privatizuar të telekomit.
"Meqë PTK-ja është njëra prej kompanive më të rëndësishme publike që kemi, pasi të përmirësohen aftësitë e saj konkurruese në treg, për ecurinë e mëtejshme dhe formën e saj të privatizimit, ne do të diskutojmë edhe në Kuvend dhe do të kërkojmë konsensus politik", thotë Sejdiu.
Ndërkohë, Besa Gaxheri, anëtare e Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, thotë se PTK duhet të privatizohet, pasi sipas saj, është një aset shumë i vlefshëm dhe se në të kaluarën është zhvlerësuar nga keqmenaxhimi.
"Unë mendoj se tashmë është koha që vërtet të merren organet kompetente me vlerësimin e kësaj kompanie dhe punës që është bërë në të. Të merren në përgjegjësi personat të cilët e kanë zhvlerësuar këtë kompani. Qeveria duhet të bëjë strategji konkrete, që për 3-4 vjet kompania të modernizohet dhe pastaj ta përgatisim për tregun", thotë Gaxheri.
Pal Lekaj, anëtar i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, thotë se për PTK-në duhet të vendosë Kuvendi. "Sa i përket ndërmarrjeve publike në përgjithësi, që janë asete të Qeverisë, mendoj që ne e kemi propozuar ndryshimin e ligjit, ku kemi kërkuar që çdo ndërmarrje që kalon në shitje të vendoset në parlament me dy të tretat e gjithë deputetëve. Prandaj, duke u nisur nga përvojat e mëparshme qeveritare dhe mosefikasiteti i tyre, kemi menduar që kjo të mos mbetet që me një numër të vogël të votave të shiten ndërmarrjet, të shiten asetet të Kosovës", thotë Lekaj.
Ndërkaq, Zafir Berisha, deputet nga Nisma, konsideron se PTK si kompani gjigante është dëmtuar qëllimisht. "Fatkeqësisht, ky gjigant për buxhetin e Kosovës është dëmtuar qëllimisht nga qarqe të caktuara për ta degraduar vlerën e vërtetë të Postës. Mendoj se 51 për qind e Postës duhet të jetë në kontroll dhe në menaxhim të institucioneve të Kosovës, ndërsa 49 për qind të shitet për shkak të ngritjes së përgjegjësisë në menaxhimin e PTK-së", tha ai.
Procesi i privatizimit të PTK-së ka dështuar dy herë deri tani.
/Shqiptarja.com