Portali Indeksonline, ka bërë publike disa mesazhe private që mendohet të jenë mes këngëtares Aferdita Dreshaj dhe rreperit Agon Amiga. 

Sipas fotografive të publikuara të bisedës në WhatsApp, ish Miss-Kosova ka shkëmbyer mesazhe intime me Agon Amigën dhe situata mes tyre paraqitet mjaft e nxehtë.

Afërdita është ndarë në muajin qershor nga i dashuri i saj çek milioner, Jakub Kindl, ndërsa rreperi Agon Amiga ka bërë publike pak ditë më parë ndarjen nga gruaja e tij prej dy vitesh dhe arsyeja mendohet të jetë pikërisht Afërdita.

Në bisedë dy këngëtarët mjaft ‘të eksituar’ kanë përmendur Tiranën si destinacionin e rradhës për t’u takuar.



Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

10/3