Publikohet lista e ilaçeve COVID që do të rimbursohen! Kohëzgjatja maksimale e trajtimit jo më shumë se 1 muaj, ja sa është shuma

TIRANË- Report Tv ka zbardhur listën e ilaçeve COVID që do të përfshihen si pjesë e rimbursimit. Gjithsej do të jetë 6 ilaçe dhe do të jetë mjeku i familjes që do të bëjë ndarjen e nevojshme mbi shkallën e sëmundjes, mbi bazën e të cilit do të bëhet edhe rimburismi.

Kështu, në udhëzuesin e fondit drejtuar mjekëve të familjes dhe farmacitë për barnat e rimbursueshme bëhet e ditur se kosto e rimbursimit të paketës së trajtimit të lehtë nuk do të jetë më shumë se e 1650 lekë ndërsa për skemën e moderuar të trajtimit do të jetë 10.900 lekë. Kohëzgjatja maksimale do të jetë jo më shumë se një muaj.

Rimbursimi i ilaceve ka nisur tashmë, ndërsa qeveria në buxhetin e 2021-shit ka vendosur 1.2 miliardë lekë për rimbursimin e ilaçeve COVID.

Barnat që janë pjesë e listës së rimbursimit
Azithromycine 250 mg
Acid Acetylsalcylic 100 mg
Rivaroxaban 15 mg
Apixaban 5 mg
Dexamethasone 0.5 mg
Ibuprofen 400 mg

Udhëzuesi i fondit drejtuar mjekëve të familjes dhe farmacitë për barnat e rimbursueshme

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion