Publikohet video-skandali që çoi në dorëheqjen e drejtorit të hekurudhave Genc Alizoti. Report Tv transmeton një pjesë të videos ku duket ish-drejtori duke kryer veprime të turpshme në zyrë teksa komunikon në Skype me një femër. Videoja është regjistruar në zyrën shtetërore në Drejtorinë e Hekurudhave. Shqiptarja.com disponon videon e plotë, por për shkak të pamjeve jo etike, vlerësojmë që video të mos publikohet e plotë, por vetëm pak sekonda.

genci alizoti
(Ish-drejtori i Hekurudhave Genc Alizoti)

genci alizoti ***

VIDEO
Një video me përmbajtje erotike është regjistruar ka protagonist Genc Alizotin, i dorëhequr para 3 ditësh nga posti, Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave.

Nga pamjet në video, vihet re se Alizoti ndodhet në zyrën e tij të punës. Nga pamjet dallohet Alizoti që është duke bërë chat me një femër me të cilën më pas ka kryer dhe veprime të turpshme. Kjo e fundit nëpërmjet chatit ka regjistruar pamjet që shihni dhe në foto e video.

ARSYEJA E DOREHEQJES
Alizoti, mori detyrën e kreut të Hekurudhave në tetor të vitit 2013, menjëherë pas ardhjes në pushtet të qeverisë së majtë, si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai dha dorëheqjen nga posti vetëm dy ditë më parë. Video e cila u bë publike sot, besohet se ka qenë arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së tij nga kjo detyrë.

ALIZOTI DHE ISH-PREFEKT
Genc Alizoti ka qenë funksionar i lartë zyrtar për vite me rradhë. Para se të kalonte në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Hekurudhave, Genc Alizoti ka qenë dhe Prefekt i Durrësit.

(d.b/Shqiptarja.com)